Testi i ri i dashurisë që zbulon suksesin e martesave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shkencëtarët kanë hartuar një test të ri dashurie, që sipas tyre është një matës i mirë i martesave të lumtura ose jo

timthumb.php


Studimi

Kërkimi mbështet idenë se reagimet e pavetëdijshme ndaj një fotoje të partnerit ose partneres mund të jenë një parashikues i dobishëm i të ardhmes së martesës.

Studimi i publikuar në Journal Science tregoi se ata që kishin një reagim negativ kishin më shumë gjasa të ishin të palumtur vite më pas.

Autori i studimit, Xhejms Meknulti (James McNulty) nga Universiteti shtetëror i Floridës, thotë se testi i ri mat ndjenjat e vërteta të sapomartuarve kundrejt njëri-tjetrit, ndryshe nga sa ata shprehen te të tjerët apo ia pranojnë vetes.

Përgjigjet e menjëhershme të ndërgjegjes së brendshme duket se janë shumë të fuqishme në parashikimin e çifteve që do të vazhdojnë ta ruajnë lumturinë vite më pas.

timthumb.php


Skuadra e kërkuesve që u morën me studimin intervistoi 135 çifte të sapomartuara menjëherë pas dasmës. Hulumtuesit iu kërkuan atyre ta vlerësonin martesën me terma pozitivë dhe negativë që nga “mirë”, “keq”, “e kënaqshme” dhe “e pakënaqshme”.

Më pas ata matën reaksionet e pavetëdijshme të secilit duke përdorur testin intrigues të dashurisë. Këtu përfshihej shikimi i fotografisë së njëri-tjetrit për një të tretën e sekondës.

Pjesëmarrësve në studim u duhej të përgjigjeshin sa më shpejt të ishte e mundur me fjalë si “e mrekullueshme”, “e paparë”, “e tmerrshme” dhe “e frikshme”.

Shpejtësia sipas të cilës përgjigjeshin luante rolin kyç në shprehjen e ndjenjave të vërteta, tregojnë kërkuesit. Testi u bazua në parimin psikologjik të shoqërimit.

Mendohet se pas shikimit të rrufeshëm të një fotoje të partnerit ose partneres, në mendjen e të sapomartuarve krijohej një mendim pozitiv ose negativ.




E mrekullueshme apo e frikshme?

Nëse tek ata krijohej një gjendje pozitive, pjesëmarrësit e studimit shpreheshin me fjalë si “e mrekullueshme” ose “e paparë” më shpejt sesa kur thoshin fjalët negative që i vinin në mendje prej imazhit të paraqitur për shumë pak çaste.

Studiuesi Meknulti dhe skuadra e tij zbuluan se përgjigjet që dhanë të porsamartuarit ishin të gjitha pozitive dhe secili ishte shumë i lumtur me zgjedhjen që kishte bërë. Por përgjigjet e nënvetëdijshme nga testi i dashurisë varionin dukshëm.

Studiuesit i intervistuan çiftet çdo gjashtë muaj për katër vitet e ardhshme. Rezultoi se përgjithësisht, ata që kishin dhënë përshtypje negative të pavetëdijshme në të ardhmen ose ishin të palumtur ose po përjetonin divorc.

“Të gjithë duan të besojnë se janë pjesë e një marrëdhënieje të mirë dhe njerëzit mund ta bindin veten se janë, por niveli i reagimeve të tyre të sinqerta dhe të menjëhershme tregon të vërtetën për marrëdhëniet e tyre”, thotë autori i studimit.

Testi mat prezencën ose mungesën e ndjesive negative në lidhje me martesën e sapolidhur. “Njerëzit mund të kenë dashuri dhe ndjenja negative në të njëjtën kohë dhe testi i nxjerr këto ndjesi në pah”, u shpreh Meknulti.

Megjithatë, sipas studiuesve kërkimet nuk janë akoma në gjendje të përcaktojnë me saktësi ndjesinë e çifteve përpara se këta të martohen. Kështu që e vetmja gjë që mund t’u ofrohet atyre që janë akoma të lirë apo në një marrëdhënie që s’ka përfunduar në martesë, është të dëgjojnë zërin brenda vetes.

“Mendoj se këshilla më e mirë do të ishte që cilido t’i kushtonte vëmendje ndjesisë që merr nga kontakti vizual me partnerin ose partneren. Nuk mendoj se ky duhet të jetë faktori i vetëm që duhet të ndikojë tek opinioni për dikë, por është i rëndësishëm dhe s’duhet nënvlerësuar”, përmbyll studiuesi, i cili mundësoi hulumtimin.
g.shqip
 
Titulli: Testi i ri i dashurisë që zbulon suksesin e martesave

Une jam e mendimit se nje martese te jete e suksesshme nuk varet vetem nga nje formule e caktuar sic eshte dashuria+respekti baraz sukses, ecuria e saj varet me ngjarjet qe sjell koha. Kemi pare plote te dashuruar, te lumtur ne momentin e marteses....e vin puna kane perfunduar ne ndarje, kemi pare plote te tjere qe kane ber martese per hir te familjes e kane perfunduar ne martes te suksesshme, besoj se kryesorja eshte perputhshmeria e botkuptimi i ciftit si dhe menaxhimi i problemeve ne cift, e kjo varet nga personalitetet e secilit. Ndaj dhe ndonje here themi ka gjet '' tenxheria kapakun'' .......kur uleret njeri bie tjetri ....:p ....nejse toleranca eshte gjeja me e bukur ne cift.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top