Testi filtrues tre pjesësh

Testi filtrues tre pjesësh

Gjatë periudhës së artë Abasite, në kryeqytetin e kalifatit mysliman të asaj kohe, Bagdad, jetonte një nga dijetarët Islam, i cili ishte shumë i njohur për diturinë e tij dhe për respektin e madh që kishte nga të tjerët.
Një ditë një njeri u takua me dijetarin. Pasi filluan të bisedojnë, ai iu drejtua dijetarit duke i thënë: “A e din se çfarë kam dëgjuar tani së fundi për mikun tuaj?” “Prit një minutë!“ - ia ktheu dijetari, dhe vazhdoi: “Para se të më tregosh se çfarë ka ndodhur, do të doja që ta kaloni një test të vogël. Testi quhet “Testi filtrues tre pjesësh”.
“Test filtrues?” – tha i habitur njeriu. “Po, ashtu” - ia ktheu dijetari.
"Para se të flisni me mua në lidhje me mikun tim, ndoshta është më mirë që së pari për disa momente ta filtrojmë atë që ke për të më treguar. Kjo është edhe arsyeja pse unë e quaj “Testi filtrues tre pjesësh”. Filtri i parë është “Vërtetësia”. A je plotësisht i sigurt se ajo çfarë dëshiron të më tregosh për mikun tim është e vërtetë?”
"Jo" - tha ai, duke shtuar: "Në fakt unë vetëm kam dëgjuar për të, dhe..."
“Në rregull”, tha dijetari. “Pra ajo që doni të më tregoni nuk jeni të sigurtë nëse është e vërtetë apo jo. Tani, le ta provojmë filtrin e dytë, është filtri i “Mirësisë”. Ajo që doni të më tregoni për mikun tim, a është diçka e mirë?”
“Jo, përkundrazi..."
“Pra”, vazhdoi dijetari, “Ju doni të thoni diçka të keqe për të, por se nuk jeni i sigurt nëse është e vërtetë apo jo. Megjithatë akoma ke mundësi ta kalosh testin, sepse na ka mbetur edhe një filtër: “Filtri i Dobisë”. Atë që doni të më tregoni për mikun tim, a është e dobishme për mua?”
“Jo, jo në të vërtet...”
“E kështu pra”, tha dijetari, për të arritur në konkluzionin: “Nëse ajo çfarë doni të më tregoni nuk është e vërtet, as e mirë dhe as e dobishme, atëherë pse dëshironi të më tregoni mua për të? Para se gjithash, çfarë më shërben ta di një gjë të tillë?”
“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër…”(Huxhurat) 49/11
“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut... (Huxhurat) 49/12

Përktheu: Valdet Neziri
livingislam
 
Testi filtrues



Gjatë periudhës së artë Abasite, në kryeqytetin e kalifatit mysliman të asaj kohe, Bagdad, jetonte një nga dijetarët Islam, i cili ishte shumë i njohur për diturinë e tij dhe për respektin e madh që kishte nga të tjerët.

Një ditë një njeri u takua me dijetarin. Pasi filluan të bisedojnë, ai iu drejtua dijetarit duke i thënë: “A e din se çfarë kam dëgjuar tani së fundi për mikun tuaj?” “Prit një minutë!“ - ia ktheu dijetari, dhe vazhdoi: “Para se të më tregosh se çfarë ka ndodhur, do të doja që ta kaloni një test të vogël. Testi quhet “Testi filtrues tre pjesësh”.

“Test filtrues?” – tha i habitur njeriu. “Po, ashtu” - ia ktheu dijetari.

"Para se të flisni me mua në lidhje me mikun tim, ndoshta është më mirë që së pari për disa momente ta filtrojmë atë që ke për të më treguar. Kjo është edhe arsyeja pse unë e quaj “Testi filtrues tre pjesësh”. Filtri i parë është “Vërtetësia”. A je plotësisht i sigurt se ajo çfarë dëshiron të më tregosh për mikun tim është e vërtetë?”

"Jo" - tha ai, duke shtuar: "Në fakt unë vetëm kam dëgjuar për të, dhe..."

“Në rregull”, tha dijetari. “Pra ajo që doni të më tregoni nuk jeni të sigurtë nëse është e vërtetë apo jo. Tani, le ta provojmë filtrin e dytë, është filtri i “Mirësisë”. Ajo që doni të më tregoni për mikun tim, a është diçka e mirë?”

“Jo, përkundrazi..."

“Pra”, vazhdoi dijetari, “Ju doni të thoni diçka të keqe për të, por se nuk jeni i sigurt nëse është e vërtetë apo jo. Megjithatë akoma ke mundësi ta kalosh testin, sepse na ka mbetur edhe një filtër: “Filtri i Dobisë”. Atë që doni të më tregoni për mikun tim, a është e dobishme për mua?”

“Jo, jo në të vërtet...”

“E kështu pra”, tha dijetari, për të arritur në konkluzionin: “Nëse ajo çfarë doni të më tregoni nuk është e vërtet, as e mirë dhe as e dobishme, atëherë pse dëshironi të më tregoni mua për të? Para se gjithash, çfarë më shërben ta di një gjë të tillë?”

“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër…”(Huxhurat 49/11)

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut... (Huxhurat 49/12)​


Përktheu: Valdet Neziri

//livingislam
 
Back
Top