Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Termi “Genocid” kërcënon me përçarje diplomatike BE-në dhe Turqinë

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
-98th-anniversary-of-the-armenian-genocide_1976494.jpg
Në fillim Vatikani e më pas Parlamentit Evropian dhe nesër objekt i zemërimit të Turqisë mund të bëhet Gjermania. Sot mbushet një shekull nga masakra e gati 1 milion armenëve të krishterë nën sundimin otoman. Vendimi gjerman për të miratuar një mocion që e njeh atë si “gjenocid” kërcënon të dëmtojë marrëdhëniet midis Turqisë dhe partnerit të saj më të madh tregtar në Bashkimin Europian.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert, tha dje se “qeveria mbështet projekt-rezolutën, ku fati i armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore shërben si shembull në historinë e vrasjeve në masë, pastrimeve etnike, dëbimeve dhe gjenocideve në shekullin e njëzetë”.

Si deputetët e unionit kristianë demokratë të Merkelit dhe ata të SPD mbështesin rezolutën. Vendimi i Gjermanisë për të folur për gjenocid e vendos atë në një linjë me 22 vende të tjera, duke përfshirë edhe Francën, por jo me SHBA-në, pasi presidenti Barack Obama nuk do të përdorë termin “gjenocid” për të përkufizuar masakrat e ndodhura 100 vjet më parë.

“Amerika ka frika të dëmtojë marrëdhëniet ekonomike me Turqinë”, tha Murat Ezeri, redaktor i gazetës turke armene “Agos”. Dy javë më parë Papa Françesku përmendi termin “gjenocid” dhe kjo fjalë i kushtoi zemërimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Menjëherë Parlamenti Europian miratoi një rezolutë ku i kërkonte Turqisë që të njihte gjenocidin ndaj armenëve, hap të cilin kryeministri turk Ahmet Davutoglu, e cilësoi si “nxitje për urrejtje”.

Diaspora dhe pjesa më e madhe e historianëve të huaj bien dakord se ekzekutivi i “turqve të rinj” planifikoi më 1915, të spastronte nga armenët Perandorinë Qendrore dhe atë Lindore. Kundërshtarët e termit “gjenocid”, theksojnë se vrasja e armenëve u zhvillua në një klimë dhune mes komuniteteve. Armenët shiheshin si kolona e pestë e mundshme pro Rusisë.

Me kalimin e kohës, pozicioni i Ankarasë ka ndryshuar. Së fundmi është vlerësuar se shifra e të vrarëve ka qenë rreth 300 mijë myslimanë dhe 300 mijë të krishterë dhe e përshkroi atë që ndodhi si “masakër”. Dje, Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, zbuti qëndrimin e Turqisë dhe e përshkroi dëbimin si “krim kundër njerëzimit”.

Pse Turqia nuk e pranon gjenocidin?

Në pranverën e vitit 1915, të alarmuar nga Lufta e Parë Botërore dhe konstatimi se guerilët armenë po vepronin hapur kundër trupave osmane, shpesh me bashkëpunim e trupave ruse që avanconin nga Kaukazi, autoritetet ushtarake turke të Komitetit të Unionit dhe Progresit (Turqit e Rinj) urdhëruan dëbimin e popullsisë armene të Anadollit në shkretëtirat e Sirisë, për të kufizuar mbështetjen e tyre ndaj grupeve guerile.

Perandoria frikësohej se fuqitë aleate do të përdornin armenët e krishterë si kolonë e pestë siç kishte ndodhur në vitet e kaluara në Greqi, Kretë dhe Ballkan.

Gjatë kësaj kohe qindra mijëra armenë vuajtën nga uria, etja, sëmundje të tmerrshme si dhe nga sulmet e milicëve kurdë, dhe ndonjëherë nga vetë trupat turke që mbronin kolonat e të dëbuarve. Përafërsisht 1 milion prej tyre nuk arritën në destinacion (disa historianë japin shifra mes 1,5 dhe 3 milion, edhe pse shumica e studiuesve i konsiderojnë këto shifra disi të ekzagjeruara).

Refuzimi i Turqisë për të pranuar termin “gjenocid” është i bazuar në disa elementë. E para është frika nga pasojat e mundshme ligjore: nacionalistët armenë ende i referohen Turqisë lindore si “Armenia perëndimore” dhe kërkojnë jo vetëm kompensim financiar, por edhe rimbursim territorial. Gjithashtu, pranimi vë në pikëpyetje vetë legjitimitetit e shtetit modern turk, pasi disa nga përgjegjësit kryesor të vrasjeve mbajtën më vonë poste të rëndësishme në Republikën e re të Turqisë.

Në 2006, shkrimtari turk Orhan Pamuk dhe Elif Shafak u ndoqën penalisht pasi u akuzuan për “fyerje të esencës së kombit turk” duke përmendur fjalën genocid, një vepër penale sipas nenit 301 të Kodit Penal. Megjithatë, të dy u liruan, duke treguar që, gradualisht, klima po ndryshonte. Në vitin 2009, 200 intelektualë turq nisën një fushatë online të titulluar “Unë kërkoj falje”. Fushata u nënshkrua nga 30 mijë njerëz brenda disa muajve dhe asnjë prej tyre nuk u gjykua në bazë të nenit 301.

dita
 
Pe: Termi “Genocid” kërcënon me përçarje diplomatike BE-në dhe Turqinë

Po bëhen krime para syve të botës e askujt
nuk po ia ndien, e këta rrahin hajran për
diçka që ka ndodhë (ndoshta?) para 100 viteve.
E bile, pale se a ka ndodhë! Këtë e thonë vetëm armenët.

Në fund të fundit, akujt si djeg për armenët,
por fushata është më shumë që Turqia të
marroset para botës.
 
Titulli: Termi “Genocid” kërcënon me përçarje diplomatike BE-në dhe Turqinë

 
Titulli: Termi “Genocid” kërcënon me përçarje diplomatike BE-në dhe Turqinë

E pergezoje popullin Armen per guximin, kembenguljen dhe per mos harrimin e historise se tyre. Jane popull i vogel.

Turperohem para kembenguljes se tyre. Hiq me mire dhe hiq me lehte nuk ka kaluar populli yne ne perballje as me serbet, as me greket e as me turqit, bile, bile ka deshmi te mjaftueshme se kjo treshe here ndaras e here ne bashkepunim me njera tjetren na kane shkaktuar pothuajse te njejten tragjedi popullit tone.
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top