Termeti ne Kili, ne rritje bilanci i viktimave

ida angel

:)
V.I.P
Dallget e cunamit te krijuar nga lekundjet e termetit ne Kili po vijojne pa krijuar deme te medha ne Paqesor, nderkohe qe numri zyrtar i viktimave deri tani eshte 147.

Me kalimin e oreve bilanci pritet te rritet ne zonat me te goditura nga termeti.

Guvernatori i Concepcion, Jaime Toha ka pohuar se rreth 100 persona gjenden nen rrenojat e nje ndertese me 14 kate e shembur ne qender te qytetit per shkak te termetit.

Gjate minutave te fundit nje seri dallgesh anormale, jo me te larta se 20 centimeter, kane mberritur ne ishujt Chatham, ne brigjet e Zelandes se Re.

Dallge anormale me intensitet te dobet kane pershkuar edhe brigjet e Polinezise franceze, pa krijuar deme te rendesishme.

Nderkohe disa vende, si Nikaragua dhe Guatemala, jane ne alarm ne zonat bregdetare. Ne Hawaii, mberritja e cunamit eshte parashikuar rreth ores 22:00 me oren tone lokale dhe dallget jane parashikuar te jene rreth 2.5 metra te larta.

Tch
 
Back
Top