Arfenilla
Themelues i Forumit
Manolis Glezos mbajti këto ditë një fjalim në parlamentin grek. Në fakt ishte replikë ndaj deputetit të partisë ekstremiste të neonazistëve grekë, të “Agimit të Artë”, Panagioti Iliopoulou, i cili e konsideroi deputetin e partisë së PASOK-ut, Ahmed Chatziosman “agjent të turqve”. Glezos pohoi këto fjalë, duke ju referuar dhe ministrit të arsimit K. Arvanitopoulos:
“Ftoj ministrin e arsimit të deklarojë nëse është apo jo grek, sepse mbiemri i tij tregon se është arvanit. Po shikoja me vëmendje të madhe listën e emrave të deputetëve. Nga 38 deputetë, dy kanë emra turq dhe nga 36 të tjerët, 13 prej tyre kanë emra që nuk janë grekë, por janë të gjitha emra të huaj. Nuk kanë kuptuar ende se jemi dy popuj që jetojnë njëri pranë tjetrit. Kështu, popullin fqinj nuk mund ta dëbosh. Fëmijën tënd mund ta përzësh nga shtëpia. Nga shtëpia e babait mund të largohesh. Bashkëshorten mund ta ndash, por popullin fqinj nuk mund ta ndash. Duhet të kemi mirëkuptim, paqe dhe solidaritet midis nesh që të bashkëjetojmë”./alb