Tërmet i ri 7.4 ballë në Japoni, cunami rrezikon Fukushiman

ida angel

:)
V.I.P
Lëkundje tërmeti me madhësi 7,4 të shkallës Rihter u regjistruan sot në Japoni. Mediat ndërkombëtare raportojnë se pritet që një dallgë e re me lartësi dy metra të mbërrijë së shpejti në brigjet lindore.
fukushima_200_164.jpg

Ndonëse pesë herë më të ulëta se dallgët që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar i madhësisë s 9.0 në 11 mars, cunami mund të jenë veçanërisht i rrezikshëm, pasi dallgët mund t’i drejtohen centralit bërthamor të Fukushimës.
Kompania që operon centralin e dëmtuar, TEPCO, bëri të ditur se është duke kontrolluar reaktorët, për të konstatuar nëse lëkundjet kanë krijuar dëmtime të reja.
Banorët e bregut lindor në Japoni janë këshilluar që të spostohen menjëherë në vende të larta, ndërsa epiqendra është regjistruar në det pranë krahinës së Miagit, 40 kilometra nga bregu.

UPDATE
S`ka rrezik, Japonia anulon alarmin nga cunami në Fukushima
Instituti Meteorologjik i Tokios ka tërhequr alarmin për cuanmi, 90 minuta pasi një tërmet i ri ka goditur vendin.

Tërmeti me magnitudë 7.4 ka tronditur bregun lindor të Honshusë, rreth 144 kilometra nga centrali bërthamor Fukushima. Ky i fundit ka pësuar dëme të mëdha pas katastrofës së 11 marsit.

Dridhjet e sotme kanë shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, por pas vëzhgimit në det, shërbimet sizmiologjike të vendit deklaruan se asnjë cunami nuk është verifikuar.
lajmifundit
 
Back
Top