"Tërhiqni paratë nga Zvicra"

Kresha

A pretty face can never trick me
Ministri i Shtetit turk, Egemen Bagësh, i bëri thirrje vendeve myslimane të tërheqin paratë nga Zvicra dhe t'i depozitojnë në bankat turke.

Ministri i Shtetit turk për qështje të BE-së dhe krye-negociatori për anëtarsimin e Turqisë në BE, Egemen Bagësh, pas rezultateve të referendumit në Zvicër që ndalon ndërtimin e minareve, i bëri thirrje vendeve myslimane të tërheqin paratë nga Zvicra dhe t'i depozitojnë në bankat turke.

"Jam i bindur se ky vendim do të ndikojë te vendet myslimane që të rishikojnë edhe njëherë vendimin për të depozituar paratë në bankat zvicerane. Kur në 2008 bankat po falimentonin në mbarë botën, sektori bankar turk nuk u ndikua aspak duke i hapur dyert", tha ministri turk.

Bagësh thekson se shkuarja në referendum për një çështje të tillë ishte e gabuar, ndërkohë që kujton se dy shtete anëtare të BE-së si Franca dhe Suedia kanë kritikuar këtë vendim ekstrem të Zvicrës.

"Me këtë vendim Zvicra nuk mund të shpëtojë nga të qenit një 'muze ajror intolerance'", ndërkohë që sipas ministrit turk, Turqia megjithëse me një popullsi 99% myslimane, xhamitë gjithmonë kanë qenë pranë kishave dhe sinagogave, duke përbërë një shembull të mirë të harmonisë fetare.

Për këtë temë ka folur edhe presidenti turk Abdullah Gyl i cili theksoi se ky vendim binte në kundërshtim me parimet dhe të drejtat themelore. "Kjo është një tregues i rritjes së armiqësisë ndaj Islamit në Perëndim. ثshtë vërtet e turpshme", tha ai. /trt
 
Titulli: "Tërhiqni paratë nga Zvicra"

Mendoj se sdo i terheqin bankat ne zvicer jan banka ku fsheh parate e pista kush ka para te pa deklaruara sbesoj se do i dergoje ne banke tjeter por do i le ku jane .
 
Titulli: "Tërhiqni paratë nga Zvicra"

Shkrimi i shqipes ne kete menyre vertete qe me neverit:

"Ministri i Shtetit turk për qështje të BE-së dhe krye-negociatori për anëtarsimin e Turqisë në BE"

Kjo me duket si nje thirrje qe ka pasoja qe koha do i tregoje nese jane te medhaja ose te vogla. Inisjative me kurajo te madhe, qe perban doza te medhaja mundesishe humbje dhe fitimi per shtetin Turk dhe te ardhmen e tij.
 
Titulli: "Tërhiqni paratë nga Zvicra"

"Ministri i Shtetit turk për qështje të BE-së dhe krye-negociatori për anëtarsimin e Turqisë në BE"



Shkruhet:INICIATIVث

Kjo u be rubrike drejteshkrimi.

Megjithate, mund te me kritikosh per "ث" por jo per ate pjesen tjeter. Nuk mund te shkruaj "ث" pasi kompjuteri im eshte pa kete simbol.

Vertete qe e dyshoj aftesine e bankave Turke dhe sistemit te saj financiar per te ofruar kushtet e nevojshme per te mbajtur sasi te medha parash te huaja. Sidomos duke konsideruar brishtesine e ketij shteti nga kercenimet e rrezimit te qeverise nga ushtria, tentativa qe jane vene re disa here gjate 3 dhjete vjecareve te fundit.
 
Titulli: "Tërhiqni paratë nga Zvicra"

Mir Boll Do Ja Benin Ktyne Zvicrranve Qe Na Quhen Si Demokrat E Vend I Lire , Po Te I Hekin Vendet Islame Paret Nga Zvicrra ( sepse vendet Arabe sidomos kan lek shum ) do i bonte ni dom te madh zvicrres .
 
Titulli: "Tërhiqni paratë nga Zvicra"

Mir Boll Do Ja Benin Ktyne Zvicrranve Qe Na Quhen Si Demokrat E Vend I Lire , Po Te I Hekin Vendet Islame Paret Nga Zvicrra ( sepse vendet Arabe sidomos kan lek shum ) do i bonte ni dom te madh zvicrres .

Ato qe kane leke pavarsisht se nga jane nuk marrin vendime biznesi dhe interesi ne baze te besimeve te tyre fetare dhe ideologjise.

Shiko princin e Arabise Saudite, nje figure e larte shteterore dhe shpirterore per muslimanet se c'fare thote kur vjen puna per biznes tek kjo vidjo.

FRONTLINE: black money: watch the full program | PBS
 
Titulli: "Tërhiqni paratë nga Zvicra"

Qe te jemi realiste,do te paraqes nje histori te shkurter te sistemit bankar zvicerian.

E para
Zvicra eshte vend i begate me nje produkt te brendshem bruto (PBB) me te larte se ajo e disa vendeve me te madha te Evropes perendimore.Per me teper,vlera e franges zviceriane (CHF) ka qene relativisht e qendrueshme ne krahasim me ate te monedhave te tjera. Zvicrra ka 110.000 te punesuar ne sektorin bankar,ky numer perfaqeson rreth 5,6% te fuqise punetore zviceriane.

E dyta
Neutraliteti i Zvicres dhe sovraniteti kombetar,te njohur gjate nga vendet e huaja,kane nxitur nje mjedis te qendrueshem,ne te cilin sektori bankar eshte ne gjendje te zhvillohet dhe te lulezoje.

Zvicra ka ruajtur neutralitetin ne te dy lufterat boterore,nuk eshte anetare e Bashkimit Evropian(as e euro-zones),dhe nuk ishte edhe anetare e Kombeve te Bashkuara deri ne vitin 2002.

SEKTORI I PERGJITHSHEM BANKAR KONSIDEROHET SE KA PERAFERSISHT
6.7 trillion franga zvicerane (5.7 trillion US $)vlerë asetesh(2006),krahasuar me buxhetin e Turqise 160.5 billion US $(2008)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Tërhiqni paratë nga Zvicra"

Ahahahahahaha une them dhe tjetren te bejne shtetet muslimane mos lejojne muslimanet te shkojne atje LOL LOL
 
Back
Top