Love
βeℓℓe â๓e
Shiko fotografinë 1424017
Pretendimet se shpejtësia e dritës është thyer për të dytën herë janë rrëzuar.
Pasi janë shqyrtuar të dhënat ka rezultuar se kjo nuk është e vërtet. Fizikantët e Cern-it kanë tërhequr pretendimin.
Vërtetimi se teoria e Ajnshtajnit ishte e gabuar do të ndryshonte mënyrën e të menduarit të fizikën moderne.
Në shtator shkencëtarët që po punojnë për eksperimentin Opera në Gran Saso, në një laborator afër Romës thanë se kanë regjistruar një shpejtësi të neutrinove më të lartë se sa drita.
I njëjti ekip tha se kishin arritur që për të dytën herë të thyenin shpejtësinë e dritës.
Sipas teorisë së Ajnshtajnit të vitit 1905, asgjë nuk mund të ketë shpejtësi më të madhe se sa drita.
Mbi thyerjen e shpejtësisë së dritës pati skepticizëm por më pas fizikantët e Cern-it thanë se kishin përsëritur të njëjtin rezultat.
Shkencëtarë të pavarur thonë se kjo nuk është përfundimtare.
Eksperimente të tjera mbi këto “dyshime” priten të realizohen në Fermilab dhe në laboratorin KEK në Japoni në mënyrë që vërtetohet ajo që është arritur në Opera.
Vetëm pasi kjo të vërtetohet në një nga këto dy laboratorë do të hapet rruga për deklarimin e një zbulim shkencor.
Burimi: Shekulli