Terheq makinen me hunde per 10 metra

Зngjεll

___________
Wang Chuntai, nga Kina veri-lindore tërhoi një makinë më shumë se 10 metra vetëm me hundë. Kinezi e kreu këtë numër në qendrën e shfaqjeve në qytetin Haiku. Ai ngjiti një litar me dy grepa mes vrimave të hundës dhe tërhoqi makinën me katër persona të tjerë brenda. Dëshmitarët u habitën nga një pamje e tillë. Wang premtoi se do t’i habisë përsëri ata që banojnë pranë tij por edhe njerëzit në të gjithë botën. Numri i ardhshëm i Wang do të jetë tërheqja e një makine me qepallat e syve. Duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e rekordmenëve në librin “Gines” janë kinezë, kjo në fakt nuk duket e paarritshme.

Burimi: Tirana Observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top