Teoria e Energjisë Kozmike nga Tesla

loyalx

Muslim
Teoria e Energjisë Kozmike nga Tesla

Të rindërtosh teorinë e Energjisë kozmike të Teslës shpesh është e vështirë. Dokumentat e tija ashtu si dhe projektet janë vjedhur e janë fshehur mjaft mirë, për t`u bërë pastaj “të rezervuar për motive sigurie kombëtare”, ndërsa 700 liçencat e tija të shpikjeve, në brendësinë e të cilave rrallë gjejmë riferime, janë bërë të pagjetshëm, si të zhdukur në zbraztësi, apo në pashtafet e shoqërive të Illuminati. Me rastin e 79 vjetorit të tij, në 1938, pesë vite para vdekjes së tij, shpalli shpikjet më të mëdha të jetës së tij e tha se do ia dhuronte të gjithë botës, sapo të përfundonte zhvillimin e aspekteve më sekrete.

Tesla i referohej Teorisë Dinamike të Gravitetit e Energjisë së Kozmosit, që ishte pastaj një zbulim i një të Vërtetësie të re fizike, nuk ka energji përveç asaj që marrim nga mjedisi. Në parathënien e tij të shkurtër për teorinë Tesla saktësoi se u riferohej molekulave e atomeve ashtu si dhe trupave të mëdhenj yjorë, “... të gjithë trupave prezent në univers në të gjitha fazat e ekzistencës së tyre të formimit deri në shkyçjen e tyre”. Teoria e relativitetit shpesh i referohet “energjisë esenciale” në njëfarë “forme”, por në të vërtetë energjia është një “potencial” apstrakt që është gjithmonë në të ardhmen. Si mund të dallohen forcat e universit në çfarë është e kulluar apo çfarë ka një formë?!

Në shkrimet e tija shpesh gjejmë shprehje poetike, në emfazën e një vizionari të vërtetë, siç është ajo ku përshkruan tokën si “yllin e lindjes njerëzore”, e që duke përdorur “rrufenë e Jupiterit” (zoti i qiellit Indo-europian) njeriu “asgjëson kohën e hapsirën”, duke e perceptuar në përdorimin e fuqisë elektro-shtytëse (“rrufetë”), për të udhëtuar në shpejtësi e për të anuluar kohën e hapsirën. Tesla pra ka përcaktuar Teorinë e tij të Gravitetit në një prozë poetike, me bukuri të jashtëzakonshme.

"Eteri është mbartës i dritës e mbush çdo hapësirë, eteri vepron si forcë krijuese që jep jetën. Udhëton nëpër “vorbulla të pafundme”(“mikro spirale”)të afërta me shpejtësinë e dritës, duke u bërë materie e matshme. Forca e saj zvoglohet e deri sa mbaron krejtësisht, duke prapësuar në materie, sipas njëfarë proçesi humbjeje atomike. Njerëzit munden pra të frenojnë këto proçese kalimi nga energjia tek materia, e pra mund të kapin materien nga eteri, të alterojnë madhësinë e Tokës, të kontrollojnë stinët, të udhëheqin udhën nga toka nëpërmjet Universit, si një lundricë hapsinore, e pastaj të shkaktojnë përplasje planetesh për të prodhuar diej të rinj e yje e d.m.th., nxehtësi e dritë.

Njeriu mund të burojë e të zhvillojë jetë në pafundësi.”Tesla u riferohej një energjie të pafund, të kapur nga ambienti që na rrethon, e zbulimi i saj vjen nga diçka tjetër shumë më e madhe, e cila është mundësia për të konvertuar energjinë në një forcë shumë më të fortë - gjate elektropulsionit, që përdoret për të kontrolluar forcën më të dobët të gravitetit.
Por, çfarë është eteri i Teslës?Nuk ishte as eteri "i ngurtë" i Maxwell e Hertz, as ai i gaztë i Lorentz. Eteri i Teslës konsiston në "ngarkesa të jashtëzakonshme në një izolant të lëngët" që mbush çdo hapsirë.

Aftësitë e tija variojnë sipas lëvizjes së tij relative e nga prezenca e masës e nga një ambient elektrik e magnetik: eteri Tesla ngurtësohet duke variuar me shpejtësi forcat elektrostatike, e përzihet kështu në efekte gravitacionale. "Toka është - siç ka shpjeguar Tesla, një rruzull metali e ngarkuar që lëviz nëpërmjet hapsirës" e që krijon një sasi tejmase të lartë energjie që varion shpejt forcat elektrostatike, që svoglohen nga intensiteti". Ai ilustron si prodhohen lëvizjet mekanike nga një forcë elektrostatike e ndryshme, që vepron nëpërmjet një mjeti të gaztë, që ngacmohet nga ndërrimet e shpejta të potencialit elektrostatik. Prezumohet që streset e mëdha elektrostatike reagojnë, nëpërmjet këtij mjeti, duke variuar në mënyrë të shpejtë intensitetin, mund të lëvizet një trup me anë të tij.

Eteri është elektrikisht neutral në mënyrë të natyrshme, e penetron çdo lëndë të ngurtë. "Energjia" nuk ekziston në formë fizike, por është "potenciali i punës" është "koha" që ka është një matëse arbitrare i përqindjeve të lëvizjeve të materies që përshkon tërë hapsirën e eterit. Të gjithë eventet ndodhin në të tashmen, dhe e "shkuara" dhe e "ardhmja" janë vetëm metafora.Kjo energji "falas dhe e palimit është universalisht punë potenciale, e krijuar nga lëvizja e vazhdueshme e materies dhe nga ndërrimi i vazhdueshëm i forcave më të mëdha e më të dobëta nëpërmjet të cilave mbahet ekuilibri i universit.

Kur materia e ngurtë udhëton nëpërmjet hapsirës, pëson "era e eterit" e ndryshimet në potenciale elektrike provokojnë ndryshime në dislokimin elektromagnetik në brendësinë e masës dhe në atë të erës së eterit. Fusha elektrike e tokës krijon një dislokimin magnetik në brendësinë e fushës elektrike të tokës. Ndryshimi mes dislokimit magnetik në brendësinë e një mase dhe dislokimit magnetik jashtë masës së eterit është "forca e gravitetit".

Qeveria Sekrete deri tani ka kontrolluar teknologjinë e elektropulsionit për të mbrojtur interesat e monopolistëve ndërkombëtarë. Anijet me elektropulsion janë fshehur me anë të "shkaqeve speciale", e shpërndarjen e origjinave të rreme "aliene", nëpërmjet grupeve të "UFOlogjisë" të drejtuar nga agjentët sekretë të qeverisë. Hyrja brenda së vërtetës do lejojë krijimin e free energy që do na çojë në përfitimin e pavarësisë e të mbijetesës, e pa marrë parasysh konfuzionin e gënjeshtrave të mëdha, në abuzimin gjyqësor e socio-ekonomik të shtetit social, ne mund të risjellim në dritë shkencën e teknologjinë e vërtetë.


explorerunivers.forumslife.com
 
Pe: Teoria e Energjisë Kozmike nga Tesla

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top