Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në rrugën për titullin kampion. Kuqezinjtë mundën Romën me rezultatin 3-1, në një ndeshje mjaft të luftuar.
Milani shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë me autorë Zhiru dhe Mesias. Roma u rikthye në lojë me golin e sulmuesit Abraham. Për t’i vënë kapakun sfidës mendoi Leao që shënoi golin e tretë. Ibraimovicc humbi mundësinë të shënonte pasi gaboi nga 11 metrat.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 45 pikëve, vetëm 1 më pak se Interi kryesues.
PanoramaSport.al