Televizioni bote femrash apo meshkujsh?

*deliza*

VIP
V.I.P
Televizioni bote femrash apo meshkujsh?


Po shihja mbreme emisionin ,,Opininon’’ tek Klan-i dhe diskutohej kjo teme. Ishte nje debate i zjarte aty e meqe me pelqeu thash ta sillja dhe ketu dhe te merrja dhe mendimet e juaja.
Jam nje cik skeptike nese do mund te funksionoje si teme, po gjithsesi ata te interesuarit le t’i hedhin mendimet dhe idete e tyre.


Ja po parashtroj une ca pyetje, qe u diskutuan dhe mbreme aty:

1. Kush ka me shume influence ne boten e TV gjate dhenies se nje lajmi, prezentimit te nje emisioni apo reklamimit te nje produkti? Kush kap me shpejt audiencen?

2. Eshte e diskriminuar femra shqipare ne boten e televizionit? Mendoni se hapsira qe eshte e rezervuar per to eshte e mjaftueshme?

3.Konsumatoret ( ne kete rast ju ) kerkoni me shume femra apo meshkuj te shihni ne tv ( mos ma merrni si primare bukurine, sharmin e gjera si keto se me shume do doja te dija sa ju besoni aftesive te tyre? ( behet fjale per aftesite e te dy gjinive ) )

4.Cilet mendoni se jane perparsite e meshkujve qe jane te futur me teper ne boten e TV e qe femra nuk i ka, cilat jane avantazhet e kesaj qe ka me shume meshkuj ne TV se sa femra?

5. Ke konsideroni si prezentues-e me te formuar shqiptar?
 
Redaktimi i fundit:
1: Sipas mendimit tim nuk ka rendesi paraqitja apo gjinia e spikerit,sesa ka rendesi zotesia e tyre...audienca terhiqet nga prezantues te zote, karizmatike dhe qe dine te interpretojne.
2: Jo,nuk mendoj se femrat jane te diskriminuara ne boten e tv.Atyre i eshte lene mjaft hapsire per te vepruar; aq shume saqe tani ekzagjerojne dhe me veshjen,sikur po prezantojne sfilate mode...
3: Se kam hic problem.Sic theksova dhe me lart,per mua me teper rendesi ka zotesia e dhenies se nje lajmi apo prezantimit te nje emisioni.
4: Sepse kjoe shte nje bote meshkujsh,sic kane mireisne keta te fundit te na i kujtojne shpesh,jo sepse meshkujt i japin publikut dicka me teper se femrat!
5: Adi Krasta; Blendi Fevziu; Enkel Demi; Sonila Meco; Rudina Xhunga; Rudina Magjistari
 
Brazili pajtohem me ty ne disa pika, po ne ca te tjera ndryshoj mendim. Jam dhe une e mendimit se ka ca gazetare-spikere-udheheqese emsionesh qe e teprojne me menyren e veshjes ose ndonjehere me keqardhje e them se vishen edhe pa stil. Do ishte mire sikur gazetarve t’ju behej nje trajtim, lloj kursi qe te mesojne etiken e televizionit, etiken e veshjes, ate te sjelljes me mysafiret dhe menyren e komunikimit me ta, se kam verrejt se ca nga ta i nderprejne mysafiret gjete shprehjes se mendimit, gjasme une jam i/e afte dhe i jap me shume dinamike emisionit po ne fakt arrijne eftekte krejt te kunderrta. Gjithsesi pa u ndalur shume ketu po them dhe une ate qe e mendoj ne lidhje me pyetjet qe kam parashtruar.

Ne reklamimin e nje produkti, me sakt kur femra me teper merret ne mesazhet promocionale te ndonje firme atehere jam nje cik me bindur se ajo do kete efekt me te madh per terheqjen e konsumatoreve dhe audiences. Fakti qendron ne sharmin e saj, ne sjelljet e saj gjithe delikatese qe ben aty, ne menyren se si flet dhe si e organizon reklamen.

Por kur behet fjale per ndonje emision apo gje tjeter si kjo atehere them se betejen per te terhequr me shume audiene e ka te fituar ai qe ka me shume aftesi, zotesi ne profesion e gazetarise. Do kisha cek ketu disa nga gazetaret qe une konsideroj si te afte dhe qe me shume finese kane arrit te bejne per vete nje numer te konsidurueshem fansash dhe njerez qe pelqejne idete, mendimet dhe perkushtimet qe i japin punes se tyre. Te till jane Sonila Meco, Rudina Xhunga, Aida Shtino, Blendi Fevziu, Sokol Balla, Adi Krasta dhe Ardit Gjebrea.

Sa i perket diskriminimit, e mendoj qe egzsiton. Ndoshta jo ne menyre aq te shprehur po mjafton te permend disa nga emsionet me te medha ne Shqiperi qe udhehiqen nga meshkujt ( Opinion, Blue, E diela shqiptre, Top Show, Top Story, Extreme, emisionet e mengjesit, Kutia, Fiks-fare, Zone e lire,Histori me zhurmues etj etj ). Ku jane femrat ketu??

Me ka ra ne sy qe femrave gazetare me shume ju jepen emsione me tematike sociale ose ne te shumten e rasteve i sheh vec si spikere.
Gjithsesi mendoj se perfaqsimi i tyre si analiste apo si udheheqese te tipit te ketyre emisoneve qe udhehiqen nga meshkujt mund me shume aftesi dhe perkushtim te drejtohen dhe nga femrat. Nje gazetare si Sonila Meco eshte shume here me profesioniste se disa gazetare te tjetere meshkuj. Di me shume zotesi t’i jep dinamike edicionit te lajmeve, te ndryshoje tonin dhe ngjyren e zerit, te ndryshoje dhe mimiken e fytyres e kshtu me radhe.

Gjithsesi urroj qe per nje te ardhme te afert te ndryshoj ky mentalitet ne gazetari.
 
Televizioni edhe pak e po behet bote e travestiteve e homove sepse po nuk pati ndonje prej tyre ne cdo program apo cdo reality nuk ka odienz :D te pakten ketej jasht shqiperise ...
 
Televizioni edhe pak e po behet bote e travestiteve e homove sepse po nuk pati ndonje prej tyre ne cdo program apo cdo reality nuk ka odienz :D te pakten ketej jasht shqiperise ...

Luj vendin se shyqyr qe nuk ka ne Shqiperi nga keta :D...Mos ndjell fatkeqsi, se mos tna i sjellesh pastaj :D
 
Titulli: Televizioni bote femrash apo meshkujsh?

Si femrat dhe meshkujt i japin televizionit nje imazh te kompletuar dhe te arritur vetem nese jane gazetare te vertete.
Ka plote nga ata gazetar qe behen qesharak vetem per te krijuar nje audienc per emisionin e tyre ..
Per mua gazetar i vertete eshte Blendi Fevziu dhe si prezantuese Arbana Osmani .
 
Titulli: Televizioni bote femrash apo meshkujsh?

Normalisht eshte bote femrash por ditet e sotme ka sa te duash edhe burra qe shikojne telenovela :D
 
Titulli: Televizioni bote femrash apo meshkujsh?

E te dyve, boll te na percjellin Kulture, personaliet, ngrohtesi,thjeshtesi dhe origjinalitet.
Preferoj jashtzakonisht ADI KRASTA dhe Bledi Strakoshen, Rudina magjistari,albana osmani gjithashtu, Eni qe drejton lajmet esht super,Spikerja Mira Kazhani dhe ajo mjaft e embel dhe e pregatitur, eshte nje goce bjonde qe drejtonte emisjonin e pasdites tek vizion plus o zot ca thjeshtesie dhe embelsie. ,Teta Keitin e tvsh-se, Lol etj etj.. Deri sot te preferuara kam me shume femra besoj...

NDERSA ate SOnila mecon , Turjan hysken,s'i shoh dot me sy, boh, tgjithe keto qe u duket vetja sikur ca jane ma shpifin emisionin dhe nuk i shoh dot fare fare....Lol..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top