Telefonia mobile, shtohen 642 mijë përdorues krahasuar me vitin 2007

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Sipas të dhënave, në fund të vitit 2008 numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme arriti në 2 964 473 përdorues, e cila përbën një rritje të ndjeshme me 27.6 për qind apo 642 mijë përdorues më shumë krahasuar me fundvitin 2007. Rritjen e ndjeshme të përdoruesve të kësaj telefonie raporti ia dedikon edhe futjes në treg të operatorit më të ri “Eagle Mobile”, që hyri në treg në mars 2008, duke rritur numrin e përdoruesve me afërsisht 260 mijë përdorues në fund të vitit 2008.

Megjithatë, rritje në krahasim me vitin 2007 kanë pasur edhe dy operatorët e tjerë të telefonisë së lëvizshme kompanisë “AMC” dhe “Vodafone”, që respektivisht kanë një rritje në numrin e përdoruesve me 16.8 për qind dhe 16.3 për qind, apo me 200 mijë dhe 183 mijë përdorues. Sipas specialistëve të këtij autoriteti, në momentin kohor të hyrjes në treg të “Eagle Mobile”, tregu celular kishte arritur në afërsisht 2.3 milionë përdorues, apo mbi 70 për qind penetrim.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top