Teknologjia e Internetit triumfoi, tani pushteti eshte nje ushtrim i kontrollit mbi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Teknologjia e Internetit triumfoi, tani pushteti është një ushtrim i kontrollit mbi psikikën”


Kush është Byung-Chul Han-i, filozofi koreano-jugor që po i magjeps të gjithë

Screen-Shot-2018-02-25-at-7.33.21-PM.jpg

Han pohon se falë triumfit të teknologjisë së internetit tani, pushteti është një ushtrim i kontrollit mbi psikikën. Telefonët smart jo vetëm që janë aparate mbikqyrëse, por edhe një celular konfeksionar. Facebook është kisha, sinagoga globale (fjalë për fjalë kongregacion) e digjitalizimit. Qeveritë investojnë shumë për të regjistruar atë që ndodh në kongregacion. Kurthi thotë Han është ngatërrimi i një ekzistence pa negativitet me një tjetër ekzistencë të lumtur, të ngatërrosh një pushtet të kujdesshëm ndaj shqetësimeve tona me një pushtet të gatshëm të ndryshojë atë që e provokon

Sot i zhvillojmë jetët tona mbi ekrane, ku kuptimi maksimal merr jetë tek miratimi bosh i “like-ut” si tek Facebook-u, por edhe tek “zemrat” e Instagramit, Twitter-it dhe në rrjete të ngjashme. Në këtë kontekst negativiteti që në versionin më të thjeshtë mund të imagjinohet si një oportunitet i pamundur për të shtypur butonin “nuk më pëlqen” përfaqëson jo vetëm mundësinë për të thënë “jo”, por edhe mundësinë për t’ju kundërvënë në mënyrë të tillë që të jetë e mundur të arrish një ndërgjegje më reflektuese të asaj që jemi, mendojmë dhe bëjmë

U lind në 1959 në Korenë e Jugut, ku kërkesat e një kapitalizmi ekstremisht të lidhur me teknologjinë e vendosin mes atyre vendeve me nivelet më të larta të vetëvrasjes në botë. Dyshimet e Byung-Chul Han-it kundrejt internetit nuk janë një produkt i oportunizmit as edhe i rastësisë. I arsimuar në Gjermani, ku gjuhën e mësoi ndërsa studionte filozofi, letërsi dhe teologji në universitetin e Fridburgut në Mynih dhe sot është docent në universitetin e Arteve në Berlin, ku aktualisht jeton. Për të kuptuar suksesin e tij ndoshta duhet dëgjuar si shprehet, gjërat drejt të cilave ka drejtuar gishtin, pikëpamjet kritike për modernizmin tonë.

Si filozof Han shquhet si aforist, domethënë si dikush që apelon idetë e thjeshta që në të shkruar shfaqen si fraza konçize në libra që nuk i kalojnë më shumë se 150 faqe. Ky është paradoksi i parë i Byung-Chul Han-it dhe meritë e tij. Përballja me një të tashme që pothuaj nuk toleron format e kohës, të cilat na lejojnë “eksperiencën e kohëzgjatjes” dhe një rrjet (web) që privilegjon mjediset që na kapin në “ferrin e përbashkët” janë disa nga temat e veprës së tij. Hani ka kapur me gjenialitetin e tij interesin ndaj rrezikut të vazhdueshëm të shpërhapjes së mijëra lexuesve.

Thelbi i mendimit të Byung-Chul Han është negativiteti. Për çfarë negativiteti bëhet fjalë? Kjo pyetje duhet analizuar më hollësisht. Parimisht duke observuar një kulturë në shkallë planetare, horizontet madhore të së cilës ekonomike, politike, sociale dhe seksuale projektohen nga pushteti i internetit, ajo që pohon në të vërtetë Han është: sot i zhvillojmë jetët tona mbi ekrane, ku kuptimi maksimal merr jetë tek miratimi bosh i “like-ut” si tek Facebook-u, por edhe tek “zemrat” e Instagramit, Twitter-it dhe në rrjete të ngjashme. Në këtë kontekst negativiteti që në versionin më të thjeshtë mund të imagjinohet si një oportunitet i pamundur për të shtypur butonin “nuk më pëlqen” përfaqëson jo vetëm mundësinë për të thënë “jo”, por edhe mundësinë për t’ju kundërvënë në mënyrë të tillë që të jetë e mundur të arrish një ndërgjegje më reflektuese të asaj që jemi, mendojmë dhe bëjmë.


A nuk duhet të jemi të aftë të përballemi me “nuk më pëlqen” për të kuptuar atë që realisht “na pëlqen”? Sipas mënyrës së tij Byung-Chul Han-i përsërit në erën digjitale të shek XXI atë që filozofi gjerman G. W. F. Hegel konfirmoi në shek XIX: ثshtë shpirti që njeh negativitetin tek tjetri. “Ku mbizotëron pozitivizmi i pastër, pozitivizmi i tepërt, nuk ka asnjë shpirt,”- shkruan Han në “Agonia e Erosit”. Për këtë, ku nuk ka një shpirt, ku pozitivja nuk mund të përballet me negativen, nuk ka mundësi për të kuptuar.

Kjo çështje është thelbi i veprës së autorit që e ndeshim në çdo nga librat e tij dhe është detyra për të diskutuar që nga dyshimi filozofik sesi mungesa dhe madje stigmatizimi i negativitetit deri tek diskursi i korrektesës politike na ndihmon për të perceptuar si inoportune, agresive, cinike dhe deri të dhunshme, zhyt jetët tona në një sistem aspiratash dhe performancash brenda të cilit përfundojmë të paaftë për të kuptuar të tjerët dhe për të kuptuar veten tonë. “Depresioni është një sëmundje e një shoqërie që vuan nga teprica e pozitivizmit,” – shkruan Han tek libri “Shoqëria e lodhur”.

Ajo që na thotë Han në kushtet e “tepricës së pozitivizmit” është paaftësia jonë teknike për të trajtuar negativitetin, ashtu si e përjetojmë në rrjete sjell një dhunë delikate që është susbtanciale ndaj sistemit dhe e kushtëzuar nga logjika e këtyre mjediseve digjitale, ky subtancialitet ushtron mbi ne një “dhunë neurale” që mund të çojë në depresion të gjeneruar nga pamundësia e përballjes e atyre që nuk janë, domethënë e atyre që nuk kanë ndonjë opinion, mendim, nuk jetojnë si ne. Për pasojë thotë Han “kolapsi i unit” është rezultat i pashmangshëm i “një mbidoze të identitetit”.

Sipas Hanit, në rrjetet sociale në internet, sa herë që “bllokojmë”, “heshtim” ose “nuk ndjekim” të tjerët që nuk përshtaten me këndvështrimin tonë të botës, bota kthehet në më pak ngjyra dhe ne si subjekte të paaftë për të “eksperimentuar ndjenja negative” bëhemi më shumë të brishtë. “Nëse mendimi vetë do të ishte një “rrjet antitrupash dhe mbrojte imunologjike natyrore” atëherë mungesa e negativitetit do të transformonte mendimin në një ushtri operacionale, – shkruan Han për të diskutuar pozicionin e filozofit Jean Baudrillard. Të paaftë për të pranuar negativitetin që lejon të kuptuarit, individët jo vetëm që zhyten në një mirëqënie digjitale të boshatisur nga antagonizmat, por janë të dënuar të shenjohen nga “vetëshfrytëzimi”.

Kjo është hipoteza e librit të tij “Psikopolitika”, ku Han shpjegon se kush dështon në shoqërinë neoliberale të performancës bëhet vetë përgjegjës dhe turpërohet në vend që të verë në dyshim shoqërinë ose sistemin. Ajo që kërkon të shquajë Hani ashtu siç ka pohuar edhe Martin Heidegger në shek XX është se “shkenca nuk mund të mendojë” sepse detyra e saj është të kënaqë regjimin e performancës që nuk i jep prioritet pyetjes vetë. Lidhja mes personave dhe rrjetit është krijuar rreth një sistemi që fshin kundërshtitë mes proletariatit dhe borgjezisë, sic thoshte Karl Marx dhe e transformon punonjësin në sipërmarrës.

“Neoliberalizimi dhe jo revolucioni komunist eliminon klasën punëtore, subjekt i shfrytëzimit të të tjerëve. Sot gjithsecili është punëtor që shfrytëzohet vetë në sipërmarrjen e vet. Gjithsecili është zot dhe skllav. Gjithashtu lufta e klasave transformohet në një luftë të brendshme me veten.”
Han pohon se falë triumfit të teknologjisë së internetit tani, pushteti është një ushtrim i kontrollit mbi psikikën. Telefonët smart jo vetëm që janë aparate mbikqyrëse, por edhe një celular konfeksionar. Facebook është kisha, sinagoga globale (fjalë për fjalë kongregacion) e digjitalizimit. Qeveritë investojnë shumë për të regjistruar atë që ndodh në kongregacion. Kurthi thotë Han është ngatërrimi i një ekzistence pa negativitet me një tjetër ekzistencë të lumtur, të ngatërrosh një pushtet të kujdesshëm ndaj shqetësimeve tona me një pushtet të gatshëm të ndryshojë atë që e provokon.

Skeptik para ekraneve që na rrethojnë jetën, Han mendon edhe për impaktin e teknologjisë ndaj “çshenjtërimit të dashurisë dhe e shndrrimit në seksualitet, duke larguar tiparin universal të Erosit tek dashuria. Tek “Agonia e Erosit” aty sintetizon leksionin e tij më të ndjeshëm dhe më të thellë të së tashmes: ndërkohë që objektet seksuale mbeten gjithmonë të njejta, siç e tregon pornografia online që po përkeqëson “dozën tonë narçiziste të unit”. Dashuria, thotë Han, i përket rendit të atij që është i aftë “për të bërë që të nisë diçka plotësisht ndryshe”. / Burimi: El Pais – Bota.Fv
 

Attachments

  • Screen-Shot-2018-02-25-at-7.33.21-PM.jpg
    Screen-Shot-2018-02-25-at-7.33.21-PM.jpg
    447.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Skeptik para ekraneve që na rrethojnë jetën, Han mendon edhe për impaktin e teknologjisë ndaj “çshenjtërimit të dashurisë dhe e shndrrimit në seksualitet, duke larguar tiparin universal të Erosit tek dashuria.

Tamam jetojme ne kohet e cshenjterimit te ndjenjes me sublime te njerzimit.
Vetem se mendoj kjo s"ka te bej aq me virtualitetin se sa dhe me realitetin e zier ne perditshmeri.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top