Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Teizmi

Teizmi

Teizmi është besimi në një "zot" a disa "zota", ose në "mbinatyrë" a "qenie mbinatyrore".
"Zoti" dhe "mbinatyra" në teizmin tradicional janë fjalë që ende sot në shek. e XXI-të mbeten pa përkufizim konkret apo identifikim dhe nuk i qëndrojnë zbërthimit logjik, ndaj dhe në përkufizimin e teizmit, i cili pohon besim në "zot" apo "zota", apo "mbinatyrë", është praktikisht e paqartë se ku, apo çfarë, beson teizmi. Si rrjedhojë parësore e këtij problemi pjesa dërrmuese e teizmit është agnostike, pra që pohon se nuk ka asnjë dijeni rreth "zotit" a "mbinatyrës", por se gjithsesi beson në to.
Teizmi njeh disa forma historike ndër të cilat kryesoret janë Politeizmi, Monoteizmi, Panteizmi dhe Deizmi.

Deizmi

Deizmi, nga trajta latine "deus = zot", është një qëndrim hibrid mes ateizmit dhe teizmit i cili beson se ekziston një "zot", por i cili nuk është "i mbinatyrshëm". Ky qëndrim hedh poshtë librat e shenjtë, fenë e organizuar, profecitë, mrekullitë, dhe subjekte të tjera që janë baza e teizmit tradicional. Deizmi pohon se besimi fetar duhet të mbështetet mbi arsyen njerëzore dhe në njohjen e natyrës, dhe se janë pikërisht këto që pohojnë ekzistencën e një "zoti", i cili ndonëse besohet të ketë krijuar dikur gjithësinë, tashmë nuk merr pjesë aktive në të.
Për shkak të këtij qëndrimi deizmi konsiderohet shpesh si një shkallë kalimi nga teizmi në ateizëm, duke shërbyer si formë lehtësuese. Lindjen, mbështetjen më të gjerë dhe shkëputjen parimore nga teizmi e fitoi gjatë shek. XVII dhe XVIII në Evropë.

Panteizmi

Panteizmi vjen nga trajtat greke "pan = gjithë" dhe "theos = zot", me kuptimin "gjithzot", "gjithçka është zot". Panteizmi beson në një "zot" gjithëpërfshirës dhe se gjithësia apo natyra si tërësi janë e njëjta gjë me "zotin". "Zoti" është natyra, gjithësia është "zoti". Ky qëndrim është shfaqur që në lashtësi në veprat e filozofëve, dhe ka lulëzuar më gjerë në zhvillimet e shekujve XVII dhe XVIII krahas deizmit duke ndarë me këtë të fundit veçorinë e kalimit lehtësues nga teizmi për në ateizëm në kohët kur ishte e papranueshme të shprehej hapur në publik mosbesimi në "zot", apo mosbindja ndaj fesë.
Naim Frashëri shënohet si përfaqësuesi i zëshëm i panteizmit në Shqipëri.


Monoteizmi

Monoteizmi prej trajtave greke "monos = i vetëm" dhe "theos = zot" është besimi në ekzistencën e një "zoti" të vetëm dhe të asnjë tjetri. Identifikimi kryesor i monoteizmit nis nga Egjypti (Aten) dhe përhapet më vonë në Izrael (Jahveh) dhe Arabi (Allah) me variacionet përkatëse.
Në teologjinë e tyre fetë monoteiste të Lindjes së Mesme vazhdojnë të ruajnë elemente politeiste në subjektet apo zbatimet fetare duke dëshmuar një shkrirje jo të plotë të paganizmit pararendës me strukturën e re të ideologjisë perandorake egjyptiane.


Politeizmi

Politeizmi nga trajtat greke "poli = shumë" dhe "theos = zot", është besimi në më shumë se një zot. Zbatimi i këtij emërtimi ka ardhur si nevojë për të dalluar fetë meslindore nga ato pararendëse që në të shumtën e tyre i përkasin paganizmit, ndaj dhe politeizmi, rëndom, nuk shihet si kategori e mirëfilltë e teizmit, pasi sipas njësisë shoqërore a gjeografike, merr kuptim të ndryshëm duke anuar herë nga teizmi, herë nga paganizmi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back