Te Vizatojme...(Mesimi nr. 1)

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Te Vizatojme...!

Shpesh ndodh te vendosemi perpara nje letre per te sqaruar nje pozicion gjografik nepermjet nje skeme, shpesh ndodh qe femijet te na kerkojne ti ndihmojme ne vizatimet e tyre, o ba, o ma , o daj dua nje dele dhe ne po aq shpejt nisim delen dhe e perfundojme dinosaur...! Disa e kan hoby apo pasion.
Ne kete seri temash deshiroj te ndihmoj sadopak te gjith ata qe kan nevoje per nje kreativitet ne fushen e vizatimit.

1-Lapsi dhe letra.

Lapsi eshte mjeti me i mir per te len gjurm ne leter, madje lehtesisht ai eshte i korrigjueshem. Fillimisht mund te perdorni leter me kuadrate (per tu ushtruar ne nje menyre sa me te lehte).
3143079032_43aa6bd1fa.jpg


2-Vija

Elementi me i perdorshem ne vizatim eshte vija, mund te jet e kombinuar me fortesine apo drejtime te ndryshme te saj deri ne nderthuje dhe mbivendosje.
a.jpg


3-Format baze.

Ne te gjitha rastet nje vizatim mund te identifikohet nepermjet formave baze: drejtkendori, rrethi, trekendeshi apo kombinime te tyre.
Pra si fillim ushtrohuni ne vizatimin e figurave baze.
Mjafton qe forca e shtrengimit te mjetit te vizatimit (lapsi) te mposht peshen e lapsit me qellim qe ai mos te bjer nga dora, mos shtrengoni fort vizatuesin.
9-1.png
11.png
5-2.png

4-Raportet

Ne nje vizatim lehtesisht nje dore e pastervitur mund te gaboj ne mbajtjen e raporteve midis pjeseve te vizatimit (kjo eshte nje arsye pse kemba del ndonjeher me e madhe se koka :p) . Per kete mund te perdorim lapsin si mjet mates rrethanor . Nepermjet raporteve ne ndertojme kompozimin ne vizatim, percaktojme distancat e elementeve te vizatimit dhe mardheniet midis tyre.
10.png
8-1.png

5- Loja e drites dhe hijes.

Pasi vizatohen format baze te vizatimit ne raportet e duhura, eshte e nevojshme qe ato te zen hapesire, pra te pecaktojme volumin e tyre ne hapesire, kjo realizohet nepermjet vizatimit te hijes dhe drites. Pikerisht kjo loje, drite-hije, ben te mundur krijimin e hapesires, perceptimin e distancave dhe materialeve perberese te elementeve ne nje vizatim.
scan0001.png
scan0002.png

Ushtrimi nr 1.

Vizatoni sa me shum forma baze (katror,drejtkendor, trekendor, rrath), i mbushni ato me vija te shumta paralele duke u perpjekur mos te dilni jashte kontureve te formave .
 

Attachments

  • 12.jpg
    12.jpg
    27.3 KB · Shikime: 19
  • b.jpg
    b.jpg
    13.2 KB · Shikime: 20
  • 1.jpg
    1.jpg
    11.2 KB · Shikime: 18
Pe: Te Vizatojme...(Mesimi nr. 1)

Lapsat kur blihen kane shkronja te ndryshme dhe duhet zgjedhuar lapsi HB per te vizatuar (nje info i vogel :D).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top