Quku
Marakli Krapit
[video=youtube;rAMQ-kF-PKM]http://www.youtube.com/watch?v=rAMQ-kF-PKM#t=372[/video]
Historia e shqiptarëve është një histori e ndarë mes visesh të ndryshme të Ballkanit dhe jo vetëm…herë e njohur, por edhe e panjohur, e dukshme, por edhe e padukshme.
Shqiptaret i gjen sot kudo në të gjithë rajonin. Siç janë edhe shqiptarët që jetojnë në zonën e Sanxhakut në Serbi. Për ta, është folur pak ose aspak, ndak le t’i zbulojmë….
Dikur, Sanxhaku ka qenë pjesë e vilajetit te Kosovës, që së bashku me vilajetin e Janinës, Manastirit dhe Shkodrës përbënin Shqipërinë e viteve të lidhjes së Prizerenit në 1878-n.
Në 1912, kjo zonë u pushtua përfundimisht nga Serbia dhe Mali i Zi. Shqiptarët nëndhunën dhe masakrat e vazhdueshme u detyruan të shpërngulën në masë, duke u vendosur në Turqi, por edhe Siri e Jordani.
Të tjerët të mbetur tashmë nga shumicë e pakicë iu nënshtruan një procesi përzierje asimiluese me boshnjaket, me të cilet i bashkonte në këtë zone feja, por jo gjuha sllave që megjithatë mbeti alternativa e vetme në kushtet e presionit dhe mungesës së shkollave shqipe.
E megjithatë, në zonën e ndarë mes Serbisë e Malit të Zi, shqiptaret nuk jane shuar.
Ata janë sërisht aty, të deklaruar nën detyrim si boshnjakë... Rrugëtimi ynë ndalet në Sanxhakun e Pazarit të ri apo siç quhet ndryshe, Novi Pazarit që sot ndodhet brenda kufirit serb. Një rrugëtim që na duhet ta ndërmarrim me një makinë me targa Serbie e me një kamera gjysëm-amatore.
Shqiptaret kanë zgjedhur të jetojnë në zona të thella për të mos humbur identitetin e tyre. Të grupuar në disa fshatra ata e kane shfrytëzuar këtë mundësi për të mos iu nënshtruar procesit të asimilimit.
Fshati Uglla, pjesë e rajonit të Peshterit, i fshehur pas kthesash të ngatërruara, rreth 1 orë nga Pazari i Ri apo Novi Pazar, siç i thonë serbët është stacioni i parë.
Jane mikprites, duket se mezi e kishin pritur një vizitë të tillë. Me shqipen që sado arkaike, nuk ka humbur mes këtyre mureve.
« Të parët tanë nuk kanë ditur si të flasin serbisht. Të kishim shkollën do të ishim edhe ne kështu, por ne s’kemi shkollë shqip, vetëm sërisht », thotë Sali Bajri.
Latif Huka, një tjetër banor « boshnjak » i Novi Pazarit, thotë : «Zorr është me ruajtur gjuhën, se nuk e kemi shkollën , nuk na lejne ata neve. Zorr, zorr. Kush martohet me boshnjake e nuk din gruaja gjuhën, fëmija nuk mund me e dit ».
Në familje të tilla të lidhura fort pas tradites, gjuha është kaluar brez pas brezi, deri tek më të vegjlit.
Jo gjithkund është njesoj. Tek të rinjtë, siç tregojnë të moshuarit, gjërat kanë nisur të zbehen.
« Krejt ishalla kam qenë prej vetes , e deri sa të vdes , sa për mua sa për vllazën ne jemi shqiptar », thotë Abaz Huka.
Një tjetër banor i këtij fshati, Arif Mujezinoviç shprehet : «Këtu shqipe, veç kur mblidhemi ne pleqt që jemi disa vetë flasim shqip, se këto të rinjtë kërrkush . Nuk e dijnë se kanë shkuar në shkollë sërbçe ».
Të jesh shqiptar këtu nuk është e thjeshtë... Perkundrazi, ketu shqiptaret jane komuniteti që gezon me pak te drejta, me pak mundesi. Per me teper, keto te drejta nuk mund t’i kerkojne ose me mire nuk kane ku t’i kerkojne.
Ne Boroshtice, nje fshat tjeter jo larg, banoret te tregojne jo pa drojtje mbi presionin shteteror qe behet vazhdimisht mbi keto zona…
« Qe tash, edhe shqiptari s’guxon as me hy këtu. Duhet me u lajmeru menjehere kur hyn ketu. Pse? اka don? اfare pune ke? اfare ke? », tregon një banor. « Po shkon të merr atje shkon ne stacion (policor) me vete, çka qysh, ja ashtu. Të pyesin pse ke fol, çka ke fol… ».
Ketu gjen mjaft mbiemra te njohur te zones se Shkodres si Shkreli, Dukagjini etj... Nje pjese jane detyruar t’i ndryshojne, duke u shtuar prapashtesa sllave, si e vetmja menyre per te mos patur probleme me autoritetet vendase.
« E si mundet me qene mire kur ta merr dikush gjuhen e s’te len me fol shqip. Baba dhe nana me kane vdek , e dua Shqiperine barabar me nenen dhe me baben », thotë një shqiptar i Sanxhakut.
Ne fshatra te tjere situata eshte me veshtire sepse asimilimi ka qene thuajse terësor, ka ende shume shqiptare po qe per fat te keq nuk flasin me gjuhen e tyre.
Ne Arapoviç na presin mbi 20 burra te fshatit, te gjithe shqiptar, por askush nuk mundet te flase shqip. Ndaj edhe therrasin nje tjeter me te moshuar.
« Une thashe me pare, më shume ka boshnjake. Nuk kemi shkolle shqip, po martohena me bosnjake e qashtu, femijet pas nonave po e humbim gjuhen », thotë i moshuari.
Gjithçka duket si nje fotografi qe tregon fatin e shqiptareve e qe mund ta prekesh ne shume zona te Ballkanit, por edhe me gjere... Kane mbetur te tille vetem ne rrenje, sepse ne te sotmen veshtire kane ruajtur diçka nga e shkuara e tyre.
Ne keto zona, shqiptaret jane detyruar te deklarohen boshnjake, siç e pranojne edhe banoret e nje tjeter fshati Bashicës.
“Po, po me pare kemi fol ne ketu krejt shqip, na kane thirr shqiptar. Tash na thonë bosanec. Tash jemi shkru boshnjak”, thonë në Bashicë.
Edhe pse shume kujtojne mbrojtjen qe patriotet Haqif Blyta e Shaban Polluzha i bene qytetit nga çetniket ne qytetin e Pazarit te Ri, andej nga viti 1941 shqiptaret jane asimiluar ne mase.....
“Asimilimi ka bere te veten, kemi patur shume presion, e kemi humbur gjuhen, s’kemi patur asnje mundesi”, shprehet me këqardhje një banor i zonës.
Edhe vete myftiu i Komunitetit Mysliman ne Serbi, i njohur si nje mbeshtetes i forte i te drejtave te boshnjakeve, perfaqesues dhe kryesues i nje sere shoqatash dhe grupimesh kulturore boshnjake... në fakt, siç edhe ai vete pohon vjen nga rrënje shqiptare.
“Fakt është se edhe nëna ime vjen nga Shkreli, e ka prejardhje nga veriu i Shqipërisë, sikur edhe fisi i babës është diku nga Gusinja, ndaj nuk e shmang e nuk e përjashtoj dot që të ketë prejardhje shqiptare. Bosnjakët nuk kanë dashur të asimilojnë kërrkënd dhe nëse kjo ka ndodhur, është bërë prej presionit të tjetërkujt”, thotë Muamer Zukurliç, kryemyftiu i Komunitetit Mysliman Serb.
Ka shume te tjere ne qytet, qe druhen te pohojne apo e kane humbur identitetin e tyre... presioni i madh e i vazhdueshem nga brezi ne brez ka bere qe tek nje pjese e madhe te fshihet vetedija kombetare, deri tek shume qytetare te sotem qe jane shkeputur nga rrenjet e tyre.
E keshtu ka ndodhur edhe ne shume e shume fshatra te tjere te sanxhakut te serbise ku jetojne sot shqiptaret.
Dhjetra shqiponja fluturojne ne kuote te ulet mbi keto fshatra. Shqiponja kufitare i quajne banoret e zones, sepse dikur ketu ka qene kufiri. / Top Channel