Të uroj.

Lauri

Anunnak
Të uroj…
Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan.
Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh. Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim. Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqij ose të parëndësishëm.

FB_IMG_1582745909924.jpg

Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi. Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurt në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë. Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen.
Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët. Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë. Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë. Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë. Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë. Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para. Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.

Kumt frymëzues nga Viktor Hygo: "Nëse nuk të duan, atëherë tregohu i zoti të harrosh"
A_vataj
 
Nga e lexove kaq shpejt elle në 30 sek :)
 
Ne çdo varg lexon respekt. Respekte dhe ty @Lauri qe e solle. Gjithsecili nga ne e ka te nevojshme ta lexoje dhe ta rilexoje si per ti kujtuar vetes qe sa e vlefshme eshte vete jeta dhe gjithcka qe na rrethon esht fryt i asaj qe kemi mbledhur rreth vetes. Te imponon miresi sado, edhe pse dikush tek kjo, ka mbyllur deren dhe nk di cfare kerkon deri sa ulen me kemb ne toke.
 
@Lauri si gjithmonë na sjell perlat më të përzgjedhura ?

‘Sa e shkurtër dashuria, sa i gjatë harrimi’ e tha Neftali Ricardo Reyes Basoalto.
Një përplasje e dy gjigantëve që të bëjnë të reflektosh ashtu siç duhet.
 
Ne çdo varg lexon respekt. Respekte dhe ty @Lauri qe e solle. Gjithsecili nga ne e ka te nevojshme ta lexoje dhe ta rilexoje si per ti kujtuar vetes qe sa e vlefshme eshte vete jeta dhe gjithcka qe na rrethon esht fryt i asaj qe kemi mbledhur rreth vetes. Te imponon miresi sado, edhe pse dikush tek kjo, ka mbyllur deren dhe nk di cfare kerkon deri sa ulen me kemb ne toke.
sa bukur ke fol. ?pse nuk hap seanca ketu ti. kush ka ndonje problem tvije te ti ?
 
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
:(
 
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë. Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë. Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para. Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.
????
 
Te uroj që ç'do hap që të bësh në jetën tënde të kesh vetëm lumturi. Të uroj shëndet paqe dhe dashuriiiii për të dashurit e tu. Sic thotë një fjalë e urt "Paç fatin ashtu siç ke zemren" Ti ke një zemër të madhe. ?
 
Uratat mi jepte gjyshja kur i coja ato gjerat qe kish qejf, tu befte dita 1000 moj cupe
ceshtja eshte se duke u rritur , kuptova se kjo 1000 ishte si mallkim e jo si urim.

Gjithsesi artikulli ishte domethenes, aq sa eshte ndergjegjesimi yne kur te dielave shkojme ne varreza , ndezim nje qiri, hedhim syte perreth dhe kuptojme se jemi te perkohshem, dhe qe duhet te jetojme per veten e jo per te tjeret...
Ama sa kalojme rrugen Ura, fillojme dhe zhvishemi nga ndergjegjesimi ,e i futemi me koke serisht asaj qe ishim para 10 minutash
 
Te uroj qe te arrish, te jetosh si nje qenie e lire ne dimensionet e lirise se shpirtit tend.
Kjo per mua do ishte majftueshem per te prekur urimin e duhur tek njeriu.
 
Redaktimi i fundit:
Gjithe te mirat dhe ulla e mbare ?.
 
...oouuu. Nuk është temë urimesh 😄
 
Elli Michler

Nuk të uroj një dhuratë çfarëdo,
të uroj thjesht atë që shumë veta nuk e kanë.
Të uroj kohë, për t’u argëtuar dhe për të qeshur;
nëse do ta përdorësh mirë, mund të fitosh diçka.
Të uroj kohë, për të vepruar dhe për të menduar,
jo vetëm për veten tënde, por edhe për t’ia dhuruar të tjerëve.
Të uroj kohë, jo për të nxituar e për të vrapuar,
por kohë për të qenë i lumtur.
Të uroj kohë, jo vetëm për ta kaluar,
unë të uroj kohë për të pushuar,
kohë për t’u habitur dhe kohë për të besuar
e jo thjesht për ta parë në orë.
Të uroj kohë për të numëruar yjet
dhe kohë për t’u rritur, për t’u pjekur.
Të uroj kohë për të shpresuar përsëri dhe për të dashuruar.
Nuk ka kuptim të kapesh pas së shkuarës.
Të uroj kohë për të gjetur veten,
për të jetuar çdo ditë, çdo orë si një dhuratë.
Të uroj kohë edhe për të falur.
Të uroj të kesh kohë,
kohë për jetën

Më plq shumë kur e lexova dhe thash ta sillja te tema jote ushtarë 😇
 
Temat janë të forumit, nga momenti i postimit 😁
Përfshirë edhe ata tema që i punojë vetë..🙂
 
Te uroj nje dite te vetme te ulesh ne fronin e vetmise sime, aty do mesosh se sa vlen dashuria!
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top