Të tjerët për Islamin.

Ado

FISEBILIL-LAH
Napoleon Bonoparti sic përmendet në Cerfilet Kristiane, 'Bonaparte et Islam,' pedone Ed., Paris, France, 1914, f. 105, 125. ka thënë:

"Unë shpresoj që nuk do të jetë e largët dita kur unë të jem në gjendje të bashkoj të gjithë njerëzit e zgjuar dhe të edukuar të të gjitha vendeve dhe të formoj një rregjim të përbashkët i cili do të bazohet në principet e Kur'anit, të cilat janë të vetmet të vërteta dhe vetëm ato mund ta cojnë njeriun në lumturi."


"Ai ishte cezari dhe Papa ne nje; por ai ishte Papa pa pretenzionet e Papes, cezar pa legjionet e cezarit: pa ushtri te rregullt, pa truperoje, pa pallat, pa te arrdhura te fiksuara; nese ndonje njeri ndonjehere ka pasur te drejten te thote se udheheqe me dekret hyjnor, ai ka qene Muhammedi, pasi qe ai kishte tere fuqine ne dore pa instrumentet e saja dhe pa ndihmeset e saja." - Bosworth Smith, MOHAMMAD AND MOHAMMADANISM, Londer, 1874, f. 92

"Sidoqofte, historia e bene te qarte, se legjenda e Muslimaneve fanatike te cilet e perfshijne boten dhe te cilet e imponojne Islamin me majen e shpatave te tyre mbi racat e ngadhnjyera, eshte njera prej miteve me fantastike dhe absurde te cilin historianet ndonjehere e kane perseritur." - De Lacy O'Leary, ISLAM AT THE CROSSROADS, Londer, 1923, f. 8
 
Titulli: Të tjerët për Islamin.

"Ne vdekjen e vete Muhammedit kishte tentim qe te hyjnizojne ate, por njeriu qe do te beheshte pasardhesi i tij administative e shuajti histerine me njeren prej fjalimeve me fisnike ne historine religjioze: "Nese ne mesin tuaj ka prej atyre te cilet adhuruan Muhammedin, le ta dine se ai ka vdekur. Por nese eshte Zoti ai te cilin e adhuroni, dijeni se Ai jeton pergjithemone dhe nuk vdes kurre." - James A. Michener, "Islam: The Misunderstood Religion," ne READER'S DIGEST (Botimi Amerikan), Maj 1955, ff. 68-70.

"Zgjidhja ime qe Muhammedi te udheheqe listen e njerezve me me ndikim ne bote mund te befason disa lexues, dhe te duket e dyshimte per te tjere, por ai ishte njeriu i vetem ne histori i cili ishte superior ne dy nivelet ate religjioz dhe sekular." - Michael H. Hart, THE 100: A RANKING OF THE MOST INFLUENTIAL PERSONS IN HISTORY, New York: Hart Publishing Company, Inc., 1978, f. 33.

"Po ta kishte zaptuar diktaturen e botes moderne nje njeri si Muhammedi, ai do te kishte korrur sukses ne zgjedhjen e problemeve qe do ti sjellnin asaj paqen dhe lumturine per te cilen ka shume nevoje." George Bernard Shaw
 
Titulli: Të tjerët për Islamin.

Lamartini per Profetin Muhammed [sal-lAllahu alejhi ue selem]

Lamartini, njëri nga poetët më të mëdhenj të Francës, për personalitetin e Muhamedit alejhi selam, në "Historia de la Turqiue", shkruan:
"Kurrë njeriu nuk i ka venë vetes, vullnetarisht apo detyrimisht, qëllim më të lartë. Të rrënohen bestytnitë, që ishin vënë ndërmjet njeriut dhe Krijuesit. Që njeriu t`i kthehet Zotit dhe të përtërihet idea e arsyeshme dhe e pakontestueshme mbi hyjninë, në kohën e kaosit, të materializmit dhe të vizioneve idhujtare rreth Zotit, të cilat ekzistonin atëherë.
Kurrë njeriu nuk e ka pranuar, një detyrë aq të paarritshme, për aftësinë njerëzore, me mundësi aq të dobëta, sepse si në ide, ashtu edhe në zbatimin e atij plani të madh, nuk ka pasur kurrfarë pregatitje të veçantë dhe kurrfarë ndihmë, përveç një grushti të thjeshtë njerëzish, që jetonin në skajet e shkretëtirës.
Kurrë, njeriu nuk ka kryer një revolucion aq të madh dhe të vazhdueshëm në botë, pasi për më pak se dy shekuj pas shfaqjes së tij, Islami përmes bindjes dhe forcës, në emër të Zotit, ka dominuar përgjatë tërë Arabisë, Persisë, Horosanit, Transaksonisë, Indisë, Sirisë, Abisinisë, përgjatë të gjitha vendeve të njohura të Afrikës Veriore, ujdhesave në Mesdhe, Spanjë etj..."
"Nëse madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mendimit dhe rezultatet e arritura, janë tri kritere të gjenialitetit njerëzor, kush mund të marrë guximin të krahasojë, cilindo njeri të madh, në historinë njerëzore, me Muhamedin a.s.?
Njerëzit më të njohur kanë vendosur vetëm ushtri, ligj dhe shtet. Ata s`kanë formuar asgjë më tepër se potenciale materiale, të cilat shpesh u zhdukën para syve të tyre. Ky njeri, ka nisur jo vetëm armatat, legjislacionet, shtetet, dinastitë dhe popujt, por miliona njerëz, 1/3 e botës së banuar të asaj kohe, madje edhe më shumë, më tepër se kjo: ai ndryshoi altarët, zotërat, fetë, idetë, besimet dhe shpirtërat. Në bazë të Kur'anit, me çdo shkronjë që bëhej ligj, ndërtoi nacionalizmin shpirtëror, që është i pranuar për njerëzit e çdo territori gjuhësor dhe racor. Ai na ka lënë, si karakteristikë të pashlyeshme të nacionalizmit musliman, urrejtjen kundrejt zotërave të rrejshëm dhe synimin për një Zot të pamaterilaizuar. Kjo rezistencë e patriotizmit, kundër bastardimit të besimit në Zot, u ka dhënë fuqi ithtarëve të Muhamedit a.s. Marrja e një të tretës se botës, përmes fesë së tij, qe mrekulli nga ana e tij. Ideja e unitetit të Zotit, që e proklamoi midis trillimeve për zotërat e ndryshëm, ka qenë e tillë, që mundi të rrënojë të gjithë tempujt e lashtë të idhujve, duke frymëzuar me fenë e tij një të tretën e botës. Jetën, përsiatjet dhe guximin e tij, ia kushtoi luftës kundër bestytnive. Guximi i tij në kundërshtimin e idhujtarisë, qëndrueshmëria gjatë qëndrimit 13 vjetë në Mekë, pranimi i njerëzve të përbuzur publikisht dhe gati të shtypur nga ana e bashkëkohësve, predikimi i tij i pandërprerë, lufta kundër pabarazisë, besimi i patundur në sukses, durimi mbinjerëzor gjatë provave, modestia në fitore, ambiciet e tij, të cilat kanë qenë të orientuara drejt një ideje, lufta e pafund dhe e vazhdueshme, bisedat mistike me Zotin, vdekja dhe triumfi pas vdekjes, të gjitha këto dëshmojnë jo për mashtrim, shtirje dhe gënjeshtër, por për vendosmërinë e tij të fortë, që të përtërihet feja.
Kjo fe, ka pasur dy parime themelore: Zoti është Një dhe Ai nuk është material. Parimi i parë, tregon se çfarë është Zoti, kurse i dyti, se çfarë s`mund të jetë Zoti. Muhamedi qe përmbysës i zotërave të rremë me shpatë, vendosës i idesë me fjalë. Filozof, orator, mësues, ligjvënës, luftëtar që luftoi për idetë e tij, përtëritës i besimit racional dhe adhurimit pa fotografi, themelues i 20 perandorive tokësore dhe i një perandorie shpirtërore. Ky është Muhammedi alejhi selam. Duke marrë parasysh të gjitha kriteret, me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, me të drejtë pyesim:
A ekziston njeri më i madh se ai?"
 
Titulli: Të tjerët për Islamin.

Napolon Bonoparti për Profetin Muhammed [sal-lAllahu alejhi ue selem]

Napoleon Bonaparti, thotë: "Musai (Mojsiu), ia ka shpallur fenë e Zotit, popullit të vet, Isai (Jezusi) botës romake, kurse Muhamedi a.s., tërë botës. Arabia ishte vend pagan. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhamedi e njohu botën me besimin në Një Zot të Vetëm, që është Zoti i Ibrahimit, i Musait dhe i Isait. Arianët dhe sektarët e tjerë, e çoroditën botën me diskutime mbi trinitetin: Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë. Ndërkaq, Muhamedi, shpalli se Zoti është Një, kurse triniteti imponon idenë e idhujtarisë.


Selwyn Gurney per Profetin Muhamed [sal-lAllahu alejhi ue selem]

Selwyn Gurney, sipas M. D. dhe Doroty "Short readings from World religions", Londër 1951, thotë:
Muhammedi [alejhi selam] ka shpallur fenë, të cilën e pasojnë miliona njerëz. Që nga fillimi, ndikimi i kësaj feje, vazhdimisht, është gjithnjë në rritje. Tiranët, që i besojnë vetëm forcës dhe mbështeten vetëm tek ajo, s'janë në gjendje të ndikojnë në gjeneratat e mëvonshme, ndikimi i tyre, ndihet vetëm gjatë jetës së tyre. Ne, ndërkaq, pas vdekjes së Muhammedit [alejhi selam] shohim shembujt më të ndritshëm të fitoreve, që bota s'i ka parë kurrë më parë."

 
Titulli: Të tjerët për Islamin.

o Ado po jo ne kete ore per kete teme.
Ta ruajt per neser ne mengjez., aman dhe ti.
 
Titulli: Të tjerët për Islamin.

“Ai (Islami) e zëvendësoi murgërimin me burrëri. Ai u jep shpresë skllevërve, vëllazërim njerëzimit dhe mun*dëson njohjen e fakteve themelore të natyrës njerëzore”.

Canon Taylor, Kumtesë e lexuar para Kongresit kishtar në Volverhamton, 7 tetor 1887, cituar nga T. Arnold, në “Preaching of Islam” pp. 71-72.


“Ndjenja e drejtësisë është një ndër idealet më mrekulluese të Islamit, sepse, siç kam lexuar në Kur’an, konsideroj se ato parime dinamike të jetës nuk janë mistike, por etikë praktike për sjelljet e përditshme të jetës të përshtatshme për tërë botën.”

Sarojini Naidu, Ligjërata mbi “The Ideals of Islam” shin “Speeches and Writings of Sarojini Naidu”, Madras, 1918, pp. 167.


“Fenë e Muhammedit gjithmonë e kam vlerësuar lart për shkak të vitalitetit të saj të mrekullueshëm. Më duket se ajo është feja e vetme që posedon kapacitetin asimilues të fazës ndërruese të ekzistencës, me ç’gjë bëhet tërheqëse për të gjitha moshat. Unë e kam studiuar atë – njeri i mrekulluar, e sipas mendimit tim ai është lart nga të qenit anti-krisht, atë duhet ta quajmë shpëtimtar të njerëzimit. Jam i bindur se po të merrej një njeri i ngjashëm me të me diktaturën e kohës moderne, me sukses do t’i kishte zgjidhur problemet e saj në atë mënyrë që do t’ia kishte sjellur paqen dhe lumturinë aq të nevojshme. Kam parashikuar rreth besimit të Muhammedit se ai do të ishte i pranueshëm për Evropën e nesërme, ashtu siç po fillon të bëhet i pranueshëm për Evropën e sotme”

G.B.Shaw, The Genuine Islam, Vol. 1, Nr. 81936.
 
Titulli: Të tjerët për Islamin.

“Zhdukja e vetëdijes racore, sikur te muslimanët, është një ndër arritjet e theksuara të Islamit, kurse në botën bashkëkohore ekziston, ashtu siç po ndodh, një nevojë mjaft e madhe për propagandimin e këtij virtyti islam…”

A.J. Toynbee, Civilization of Trial, New York, 1948, pp. 205.


“Unë nuk jam musliman në kuptim të rëndomtë, edhe pse shpresoj se jam një musliman që i është dorëzuar Zotit”, por mendoj se shprehjet e ngulitura në Kur’an dhe shprehjet e tjera të vizionit islam janë një thesar i madh i së Vërtetës hyjnore, nga të cilat unë dhe oksidentalistët e tjerë mund të mësojmë edhe më shumë dhe se Islami është një luftëtar i fuqishëm për të na dhënë skeletin themelor të një religjioni të së ardhmes.”

W. Montogomery, Watt, Islam and Christianity Today, London, 1983, pp. IX.
 
Back
Top