Të superkërkuarit nga Europa Lindore, mes tyre anëtari i 'Tan Kateshit'

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
50705.jpg

LONDER-Dymbëdhjetë prej katërmbëdhjetë personave më të kërkuar nga Scotland Yard's janë nga Europa e Lindjes, shkruan Daily Mail në një artikull me titull “Gjuetia ndaj ‘bishave nga Lindja’. Mes emrave është dhe një i shumëkërkuar shqiptar.

Të arratisurit kërkohen nga shtetet e tyre për një varg krimesh të kryera, si vrasje përdhunime, grabitje me vrasje, rrëmbim personi, pedofili përpara se të mbërrinin në Britaninë e Madhe.

Kriminelët janë nga 6 Polonia e 4 Rumania, një nga Shqipëria dhe një nga Gjergjia.

Qëllimi i policisë është kapja e tyre dhe ekstradimi në mënyrë që të vuajnë dënimin në vendet nga kanë ardhur.

Mes tyre është dhe emri i shqptarit, Ndricim Sadushi, 41 vjec nga Shqipëria. Ai kërkohet për vrasjen e 3 personave dhe tentativë për vrasjen e një personi në vitin 1997, bën të ditur policia britanike.
Sadushi njihet si anëtar i bandës së Tan Kateshit në Elbasan. Ai eshte i dyshuar për tre vrasje, një tentative vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet shqiptare për këto dhe vepra të tjera penale të kryera gjatë vitit ‘97.

Ndricim Myrteza Sadushi, sic kërkohet nga Interpol Tirana, po kërkohet nga autoritetet britanike për llogari të shtetit shqiptar.

Numri i personave të rrezikshëm që ka shumë mundësi që jetojnë në Britani dyshohet se është rritur nga lirshëmria në kufi gjatë viti të kaluar.

Policia e Scotland Yard ka nisur operacionin “Sunfire” me qëlim kapjen e këtyre kriminelëve.

(d.bonollari/BalkanWeb)
 
Back
Top