Të rrisësh vetëm një fëmijë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ka të tjera, që pasi kanë marrë vesh lajmin e shtatzënisë, kanë vendosur ta çojnë deri në fund barrën, të bindura për faktin se nuk do ta kenë mbështetjen e babait të fëmijës. Femra, të cilat kishin në dispozicion të ardhura të mjaftueshme, por që s’kishin gjetur njeriun e duhur, i janë drejtuar fekondimit artificial.

Të gjitha këto nëna kanë kënaqësi të madhe të sjellin në jetë një fëmijë dhe të kujdesen për të, edhe pse vështirësitë janë të mëdha: shumë prej tyre vuajnë problemin financiar, vetminë dhe mospasjen e kohës së lirë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, në vendet europiane nënat e divorcuara me një fëmijë përbëjnë mbi 11 për qind të popullsisë. Puna e nënës beqare është zanati më i vështirë në botë. Tensioni psikologjik që ndiejnë është i madh, kur shtohet pesha e përgjegjësisë, të cilën një nënë duhet ta përballojë e vetme. Ndonjëherë ka nga ato nëna që ndihmohen nga prindërit, motrat, vëllezërit dhe të afërmit, por ka të tjera që mbështeten vetëm te forcat e veta. Energjia që kërkohet është shumë e madhe. Të jesh nënë dhe të punosh në të njëjtën kohë është tepër e vështirë, edhe kur një grua ka burrin pranë. Gjërat që duhen bërë nuk përfundojnë kurrë.

Pas punës një nënë nuk di se çfarë të bëjë më parë: të shkojë në shtëpi apo të marrë fëmijën në shkollë, të bëjë pazarin, të shkojë në shtëpi që të ndihmojë fëmijën të bëjë detyrat, të gatuajë, të vendosë rrobat në lavatriçe për t’u larë, apo të pastrojë shtëpinë? Ajo e di se të gjitha punët presin atë, kështu që vendos të bëjë disa minuta pushim, duke bërë një banjë me ujë të nxehtë. Pas gjithë kësaj sforcoje, është normale të ndihet në ankth dhe e lodhur ose t’i duket sikur është e izoluar. Mikeshat beqare, ose ato që mund të mbështeten te një shok, të paktën bashkëpunues, sigurisht që kanë një jetë më të thjeshtë. E mira do të ishte që të kërkoni të ndërtoni një rrjet shpëtimi, me të tjera mama beqare, për të pasur ndihmë reciproke. Duhet të shihni me kujdes anën pozitive të gjendjes suaj familjare. Gjëja më e rëndësishme është të mos mbizotërojë dëshpërimi. Të gjesh një ekuilibër nuk është e lehtë, por jo e pamundur.

“Kur vajza jonë Eva ishte 15-muajshe, bashkëshorti im më la dhe iku jashtë shtetit me të dashurën e tij të re. Prindërit e mi jetojnë larg. Në atë periudhë ndihesha totalisht e pafuqishme për të përballuar e vetme jetën”, tregon Meri. E kush nuk do të kishte ndier të njëjtën gjë? “Për fat të mirë, sidomos gjatë periudhës së parë, më ndihmoi tezja e ish-bashkëshortit tim. Problemi më i madh pas parave, ishte menaxhimi i kohës dhe organizimi. Për këtë gjë vendosa ta ndërgjegjësoja dhe ta vija para përgjegjësisë vajzën time. Nuk kishte asgjë të veçantë: do t’i mësoja të vishej dhe të lahej vetë, të rregullonte krevatin, të bënte gati rrobat për ditën tjetër, të shtronte dhe të ngrinte tavolinën. Sot Eva ka mbushur gjashtë vjeçe dhe është ‘gruaja ime e vogël’”, tregon. Gabimi që bëjnë mamatë e vetmuara është pikërisht fakti që nuk e vënë veten asnjëherë në vendin e fëmijëve. Nëse keni krijuar bindjen se ekzistoni vetëm për fëmijën, sigurisht që kjo nuk është një mënyrë e drejtë të jetuari. Nuk do të ishte keq që njëherë në javë për disa orë t’ia besonit fëmijën një dadoje, një mikes suaj, apo gjyshes, ndërsa ju shkoni disa orë në palestër, apo bëni diçka tjetër për të hequr mendjen.

Një nga gabimet e shpeshta që bëjnë mamatë e vetmuara është mënyra e të qenët prepotente dhe shumë të pranishme në jetën e fëmijës: lërini fëmijët të bëjnë jetën e tyre, mos u bëni të bezdisshme. Përpiquni që edhe ju të viheni në kontakt me realitetin, mos u mbyllni si në guaskë. Kujtoni se fakti që fëmija juaj është duke u rritur vetëm nga një prind nuk do ta bëjë atë të mos ndihet i dëshiruar. Nëse divorci ose ndarja është e “freskët”, mos ia mohoni fëmijës prezencën e figurës atërore. Babai nuk do të jetë i përditshëm në familje, por ai vazhdon të jetë prindi i tij. Jo më pak i rëndësishëm është edhe kontributi në rritjen e fëmijës: një krizë financiare është gjëja e fundit nga e cila do të vuajnë. Nëse jeni një mama që keni zgjedhur të jetoni e ndarë, nuk duhet t’ia fshihni fëmijës. Duhet t’i flisni për babanë, madje do të ishte më mirë ta bënit ju se sa dikush tjetër përpara jush. Mos i ushqeni urrejtje për të atin.

Një tjetër gjë shumë e rëndësishme është të mos i lejoni fëmijët të bëhen tiranë. Jeni një skuadër, duhet të keni një bashkëpunim reciprok për të funksionuar më së miri gjërat. Nuk duhet të harroni se bëni një punë të dyfishtë: kjo është një sforco shumë e madhe. Mos u përpiqni të gjeni defekte te vetja dhe të ndiheni në faj: fëmijët mund ta kuptojnë këtë gjë dhe nuk është aspak mirë. Si të gjithë të tjerët edhe fëmijët tuaj kanë nevojë për stabilitet, një element ky shumë i rëndësishëm për një fëmijë që ka vetëm njërin nga prindërit. Ata kanë vërtet nevojë për një ambient të ngrohtë familjar (shtëpi, punë, miq...) Shqiperia

Ps: Ju do mernit guximin te risni vetem nje femije?
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

eshte shum e veshtire,perfshi ketu dhe opinionin shoqeror...qe ne kohen qe kam arritur te kem vetedije rreth situatave shoqerore qe me rrethonin kam hasur shpesh ne fjale te tipit: GRA PA BURRE,AMAN CA PRET ME TEPER...me nje fjale do ishte shum e veshtire per femijen ne radh te pare,mgjth kur behet fjale per krijesen tende,sakrifica eshte minimalja qe mund te besh dhe besoj se per kedo pergjigja do te ishte PO
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

Eshte e rende te jesh njekohesisht edhe nene edhe baba per femijen...Duhesh te kesh shume force per te perballuar vitet qe do duhesh te nxjeresh femijen ne drite dhe ne rruge te drejte...Ju duhet shume perkrahje dhe mbeshtetje vajzave qe vendosin qe ti risin femijet vetem...Une per vete, femijen nuk behet fjale qe ta lija/ta braktisja ne jetimore apo diku tjeter me pretekstin se nuk e ris dot vet...Do gjeja force, vullnet, deshire per ta ritur femijen..Ajo eshte gjeja me e bukur e jetes..
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

vetem nje femer me nje karakter te forte mund ta beje........dhe mbi te gjitha me nder
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

Do ishte mire qe femija ime te kishte si nje nene, si nje baba. Por nese keshtu nuk do te jete, sigurisht qe do kisha guxim ta rrisja vetem. Duhet shume perkushtim,dashuri per femijen dhe per veten.
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

mendoj se eshte teper e veshtire te rrisesh nje femi dhe ne ditet e sotme.....por mendoj se eshte per tu dhene nje respekt te vecante ketyre grave dhe duhet te kene nje mbeshtetje nga shteti sepse rrisin ne kete jete nje krijese te pafajshme
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

PO! Dhe po me plot gojen. Eshte gjeja me natyrale per nje nene (me apo pa burre).
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

sot si ka ardh koha spo mjaftojne dy prinder e jo me nje
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

PO! Dhe po me plot gojen. Eshte gjeja me natyrale per nje nene (me apo pa burre).


Shum e vertet kjo Elushe ...Them kte pasi nena ime ne kohen kur na vdiq babai ishim te gjith te vegjel dhe 6 fmij mirpo asnje her sna braktisi asnje her sna largoj nga njeri tjetri dhe asnje her nuk hodhi hapin te gjente zgjidhjen duke u martuar qe te siguronte jeten ton ..Por ju perkushtuar fatit ju perkushtuia fmijve te saj duke mos ju len asgje manget dhe pse ne ate koh po ashtu sic esht dhe sot ka qen shum dhe esht shum e veshtir te rrisesh 6 fmij ..Sot me zi po mbajen nje e dy e jo me te ken 5 apo 6 femij ..Ndaj dhe nihem krenar dhe e falenderoj cdo dit e me shum duke ber me te miren per te duke ber qe sot asaj ne kte koh mos ti mungoj asgje pasi vuajtjet dhe sakrificat qe ka kaluar ne jet smund tja shperblesh me asgje ...ndaj dhe gjithmon bej me te miren per te duke mos emerzit asnje her duke i qendruar pran ne cdo moment pasi esht e vetmja gje me e shtrenjt ne bot qe kam dhe ndihem krenar qe me solli ktu ku jam sot...
 
Pe: Të rrisësh vetëm një fëmijë

Po,dhe ska gje te me nderroje mendjen...Sme interesojne rrethanat,kushtet e asgje...Do me interesonte vec idea a do jem nene e mire??...Dhe pse do beja te pamunduren...
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

Te rralla jan ato femra qe kan personalitetin dhe guximin qe rrisin i femije pa burr...ne ditet e sotem ka shum pak te tilla ka shum arsye nej nderto eshte se i kushtojn rendesi rrethit mentalitetin tone qe ne shumicen e rasteve di te jet teper i ashper dhe dhe paragjykuse per secilen femre qe vendos te rris i femij pa i burr.
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

Te rralla jan ato femra qe kan personalitetin dhe guximin qe rrisin i femije pa burr...ne ditet e sotem ka shum pak te tilla ka shum arsye nej nderto eshte se i kushtojn rendesi rrethit mentalitetin tone qe ne shumicen e rasteve di te jet teper i ashper dhe dhe paragjykuse per secilen femre qe vendos te rris i femij pa i burr.

Sot me shume se kurre ka femra te vetmuara te cilat rrisin nje femije. Mjafton te shohesh per rreth.
 
Titulli: Të rrisësh vetëm një fëmijë

[h=1]Tuana[/h] 4 Orë Më Parë #2807 Nuk jeton por i friksohen pragjykimeve...ndoshta?!1
Nqs i frikesohesh paragjykimeve, dmthn qe jeta jote eshte per te tjeret, se nuk jeton per vete aq kohe sa ke me shume mendje se cfare do thuhet.
Eshte veshtire te risesh nje femije vetem, por jo e pamundur. Kush do femije, ben gjithcka per te, pa e vrare mendjen se cfare do thote fisi dhe lagja.
Femija eshte dhurate, varet nqs di ta vlersosh dhe vetem.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top