Të rinjtë “peshkojnë” 100.000 dollarë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Dy vëllezër gjatë peshkimit pranë një lumi të vogël afër qytetit australian Lismore kanë “peshkuar” një qese me 100.000 dollarë. Përkundër dilemës, ata paratë ia kanë dorëzuar policisë vendore. Kërkimi vazhdon për pronarin e vërtetë.

E ëma e tyre është krenare sepse djemtë e saj kanë vepruar si duhet, mirëpo pranon se ka ekzistuar edhe një dilemë e caktuar.

''Me të vërtetë, jam munduar pak me këtë gjç. Në fakt, ka qenë njëri prej djemve të mi i cili ka thënë: 'Kemi qenë të pasur edhe më parë, e të pasur jemi edhe tani. 'Kjo ka qenë një gjë e shkëlqyer për ta dëgjuar'', ka thënë e ëma.

Ajo e ka ditur se kanë marrë vendim të mirë kur ata ia kanë dorëzuar paratë policisë në Lismore.

''Ka qenë lehtësim i madh. Dorën në zemër, tërë ato para i kemi përjetuar si barrë'', ka thënë ajo.

Policia nuk e di prej nga vijnë paratë, mirëpo i ndërlidhin ato me kartelën e drogës e cila e ka qendrën e vet në afërsi.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top