Nga Gëzim Tushi
Në trajtimin dhe vlerësimin e problemeve specifike dhe të përgjithshme që kanë të rinjtë, ka ardhur koha që të mos i shikojmë aq shumë të shkëputura dhe të personalizuara, sepse sasia e njëjtë dhe tipologjia e ngjajshme e tyre tregon se jemi në situatën kur të rinjtë në shoqëri janë “grup social” më vete dhe relativisht i pavarur nga problematikat e përgjithshme të jetës sociale. Kjo specifikë moshore dhe breznore duhet marrë mirë në konsideratë për të njohur problemet që ata kanë dhe për të siguruar aftësitë për të patur sukses në punën me ta. Nuk duhet të jesh pjesëtar i kohës dhe shoqërisë shqiptare po qe se nuk kupton të vërtetën që të rinjtë tanë janë bërë “grup social” më vete. Madje duke qenë shtresë sociale me peshë në jetën e shoqërisë ajo është bërë “agjent social” për ndryshimin e jetës shoqërore në drejtim të modernizimit social të jetës shoqërore.
Kjo është arsyeja më madhore që na bën që të gjithë e ndjejmë se koha, nga njëra anë ka sjellë shumë probleme tek të rinjtë dhe nga ana tjetër ka shtuar në mënyrë drastike vështirësitë në marrëdhëniet me ta. Ata janë brezi që për shkak të moshës por dhe të ndryshimeve të thella konceptuale dhe ekzistenciale që ka pësuar jeta modern në Shqipëri, janë bërë shtresa sociale që ka më shumë problem me “veten”, të “tjerët” dhe shoqërinë, me të sotmen dhe të nesërmen e tyre. Kjo është arsyeja pse shpesh të gjithë në rolet tona si prind, mësues, pedagog, edukator, në përgjithësi ndihemi keq përballë tyre.
Sepse është kohë e vështirë për t’u marrë, aq më shumë për të ndikuar edukativisht mbi të rinjtë. Pavarësisht nga marrëdhëniet dhe relacionet që ke me ta. Sepse koha jonë është “kohë e vështirë”, nga që mbi të rinjtë nuk mund të ndikohet me mjetet e vjetra të indoktrinimit masiv, as me kërkesën sociale dogmatike që kërkon të përshtaten me më çdo kusht pasivisht me rregullat sociale, traditën shoqërore të trashëguar të shoqërisë tonë.
Padyshim, ka shumë arsye të vërteta, realiste por dhe të zmadhuara që na detyrojnë që nga ana tjetër edhe ne duhet të jemi të shqetësuar si prind apo edukator për rrugën e të rinjve. Sepse nga mënyra si po formatohet kultura dhe sjellja e tyre, duket se e bën terrenin edukativ të vështirë, që ata të kuptojnë vlerën e këshillës, kulturës, dhe nevojën e respektimit tolerant dhe sens mase të “traditës sociale” të shoqërisë shqiptare. Por besoj se duke hequr dorë nga puna me të rinjtë, duke i braktisur ata në “honet ekzistenciale” të shqetësimeve të tyre intensive moshore, duke menduar në mënyrë ultraliberale dhe duke i lënë jashtë këtij kuadri të ndikimit social kulturor të domosdoshëm, situata e të rinjve në shoqërinë tonë mund të përkeqësohet.
Sipas mendimit tim tashmë jemi në fazën kur ka mundësi që në shoqërinë tonë tek të rinjtë shqiptarë, qoftë nga mungesa apo zbehja e frikshme e punës edukative, shtimi i indiferentizmit liberal dhe mungesa e shfaqur e interesimit të duhur social për ta, ka filluar të ndodhë ai proces social, të cilin që e ka parashkuar filozofi Jurgen Habermas, sipas të cilit, jeta e të rinjve pa “piketa sociale” nuk mund të jetë “jetë për të qenë”, por më shumë një jetë e zbrazët e kaluar “huq”.
Duke parë realitetin e jetës sociale të të rinjve tanë, duke vlerësuar prirjet, tendencat dhe kahjen e lëvizjes së tyre, ne nuk mund të mos jemi të shqetësuar për disa të vërteta që lidhen me aftësitë e orientimit të shëndetshëm social, problemet që kanë të bëjnë me sjelljen dhe shqetësimet që shfaqen në botën e tyre. Fjala vjen është sinjal negativ fakti që në shoqërinë tonë shumicën e krimeve e bëjnë të rinjtë, që seksualiteti i tyre është bërë problematik nga që është liberalizuar deri në nivelin, kur është vështirë të dallohen se ku janë “kufijtë” moshorë, morale dhe social të tij, që ata shfaqen të dhunshëm në shkollë, që kanë më shumë dëshirë kafenetë se sa auditoret, që janë bërë si kurrë më parë konfliktualë në familje dhe në marrëdhëniet me njëri tjetrin. Kjo dukuri e vlerësuar socilogjikisht dhe psikologjikisht duhet parë në esencën e vet, në mënyrë që të mos biem në pozita naive dhe justifikuese të sjelljes së tyre. Sepse kjo situatë kaotike, ky ç’orientim social i të rinjve tanë në familje, shkollë, jetën publike dhe personale nuk e ka shkakun e vet tek shpërthimi i veçantë i energjive moshore të të rinjve. Në se situatën do e vlerësojmë me parametrat e duhura, me siguri që do të kuptojmë se jemi përballë një ndryshimi që ka sjellë një problematikë të “re”, aspak të këndshme e cila është e dominuar nga një prirje deformuese e energjive rinore.
Nuk duhet të jemi të qetë për faktin që në shoqërinë tonë po shtohen përditë të rinjtë që kërkojnë jetë të lehtë, pa vështirësi. Kjo po bën që në shoqëri të shtohen të rinjtë që jetojnë në një jetë të kotë, pa plane, objektiva personale dhe prioritete kohore. Me një fjalë, sot është shqetësim i madh social për shoqërinë tonë fakti që po rritet numri i të rinjve vanitozë, pa plane dhe qëllime jetike të përcaktuara, që nuk janë të orientuar dhe nuk dinë se çfarë do bëjnë me jetën e tyre. Nuk besoj se si shoqëri duhet të jemi të qetë që përballemi me këtë situatë sociale në zgjerim tek të rinjtë tanë. Akoma më shumë është koha që të mos mbyllim sytë përballë realitetit kur po trashet shtresa sociale e të rinjve që qarkullojnë në jetë lineralisht dhe pa “ndjenjë detyre”. Ky është paradoks, i cili nuk është fare i pashpjegueshëm, kur përballesh me atë që po ndodh me disa nga rinjtë tanë. Që për hir të së vërtetës nuk janë pak dhe numerikisht dhe shoqërisht të papërfillshëm.
Mbase kjo është e lidhur me natyrën kontroversale të procesit social që po zhvillohet në shoqërinë tonë, në të cilën paralelisht po zhvillohet një proces që ka ndikimet e veta në tipologjinë e ngatërruar të jetës së të rinjve, në qëllimet, synimet dhe vizionin që ata kanë për jetën. Sepse nga njëra anë jeta po i bën gjithnjë e më të vështirë synimet e qarta të jetës, imperativat e mbijetesës dhe suksesit personal që janë më të vështira për t’u përmbushur dhe realizuar, dhe nga ana tjetër, po rritet numri i të rinjve vanitozë, që përballë këtyre vështirësive reale të jetës së vërtetë gjejnë si mënyrë jetesë vanitetin apo kënaqësinë nga veprimtari të thjeshta dhe sigurimi i kënaqësive të sipërfaqshme të ditës.
Sjelljet sociale të të rinjve dhe mënyra si ata komportohen me kohën dhe stilin e jetë moderne të të jetuarit, janë shqetësime serioze jo vetëm për familjen dhe shkollën por dhe për stabilizimin social të shoqërisë dhe moralin e saj. Sepse problemet që kanë të rinjtë, mënyrat e sjelljes së tyre janë bërë çështje të vështira. Tashmë ato shfaqen si problem madhore me natyrë të hapur sociale. Sidomos shqetësuese janë problemet e raportit të paqartë dhe kaotik të rinisë me traditën shqiptare dhe vlerat e së kaluarës së shoqërisë tonë. Kjo është e kuptueshme në një masë të konsiderueshme. Sepse tani jetojmë në kohë moderne, në kohën e lirisë dhe liberalizmit kulturor, të cilën më shumë nga të gjithë e ndjejnë, e kuptojnë por dhe e shpërdorojnë të rinjtë. اështjet e raporteve të njeriut me piketat e orientimit social të jetës, është bërë shumë e vështirë që t’u transmetohet mekanikisht të rinjve tanë. Kjo është arsyeja pse kemi këto vështirësi madhore për t’u marrë vesh me ta, por dhe që ata të kuptojnë si duhet “kohën e tyre”. Ndaj pavarësisht roleve që kemi ne të rriturit, duhet ta mendojmë se është e vështirë të besosh se për të edukuar apo stabilizuar kulturalisht, edukuar moralisht dhe ndikuar nga pikëpamja sociale, tek të rinjtë tanë, mund të përdoret rruga e imponimit të vlerave të traditës. Ca më pak në kohën tonë nuk është e mundur të shpresosh se mund të ndikosh edukativisht mbi të rinjtë, me anë të “stërvitjes” apo metodave mekaniciste të indoktrinimit masiv të dikurshëm.
Megjithatë, të ndodhur përballë situatave të vështira që ndeshen në shoqërinë tonë, nuk besoj se është mënyra e duhur rruga e kapitullimit para vështirësive. Koha modern dhe natyra liberale e shoqërisë shqiptare nuk është pengesë por vlerë që duhet shfrytëzuar pozitivisht, për t’i “vjelë frutet” që ajo ka sjellë në qytetërimet e tjera analoge. Ndaj nuk është normale dhe nuk mund të konsiderohet qëndrim social i mençur, që të propagandosh se në kohën modern, liberale, personaliste dhe të individualizuar duhet hequr dorë nga edukimi i të rinjve apo duhet besuar në vetedukimin e tyre nga ndikimi pasiv i jetës apo veprimi mekanik i instrumenteve sociale të edukimit kulturor. Ky është gabim trashanik dhe i pafalshëm.
Padyshim procesi edukimit të të rinjve në përmbajtje dhe formë është bërë shumë delikat dhe instrumentalisht akoma më i vështirë.
Personalisht mendoj se në këtë fushë në shoqërinë shqiptare të kohës sonë ka dhe lehtësisht evidentohen shumë të meta dhe boshllëqe, që tregojnë se është nevojë emergjente që të ndikojmë, të gjejmë rrugën e duhur dhe të intervenojmë në mënyrë që të mësojmë të rinjtë tanë, që pavarësisht ndryshimeve të kohës moderne, të kenë më shumë qëndrim pozitiv ndaj vlerave kulturore dhe morale të traditës dhe që në mënyrë të natyrshme t’i vlerësojnë ato.
Sepse siç thotë filozofi i shquar Jurgen Habermas “Traditat…ruajnë aftësinë e tyre jetësore, teksa ndërthuren në kanalet e rrjetëzuara të historive individuale jetësore…” (J. Habermas, “Midis natyralizmit dhe religjionit” faqe 310).
Qëndrimi i gabuar ndaj së kaluarës, në cilëndo nga format që të shfaqet, ka pasoja të dukshme në jetën sociale të shoqërisë, veçanërisht të rinisë, e cila është për shkak të moshës dhe mungesë së përvojës, është shtresa sociale që preket më shumë dhe viktimizohet më lehtë nga procesi i “tjetërsimit”.
Tendenca e shoqërisë shqiptare është analoge me atë të shoqërisë modern. Ajo po shfaq dukshëm prirjen e thellë sociale për të ecur pa kthim drejt fragmentarizimit të mëtejshëm. Kjo është arsyeja pse stabilizimi ontologjik dhe ekzistencial i të rinjve brenda vorbullave të modernitetit, kërkon vlerësimin e duhur social dhe mbrojtjen e domosdoshme të disa “formave tradicionale” të lidhjeve dhe organizimeve njerëzore (familja, miqësia, fqinjësia, kisha, xhamia) dhe të formave të reja të organizimit të ndërmjetëm, të shoqërisë civile (format e shumta të organizimit komunitar).
Duke i vlerësuar realitetet në këtë kontekst, duhet riparë dhe rivlerësuar ajo që sociologu i madh Emil Durkheim ka thënë, se “Karakteristikë në zhvillimin tonë është se ai ka shkatërruar me sukses të gjitha kontekstet e afirmuara sociale, ato janë dëbuar njëri pas tjetrit, ose nga amortizimi i ngadalshëm i kohës ose nga revolucioni i dhunshëm dhe në këtë mënyrë, asgjë nuk është bërë për t’i zëvendësuar ato”. Kjo është arsyeja që duhet të ndikojmë tek të rinjtë që të kuptojnë se ekzistencialisht jeta e tyre është midis qëndrimit krijues dhe dialektik ndaj traditës që nuk është e gjitha pa vlerë për të ndihmuar të rinjtë që të gjejnë piketat për kuptimin e vërtetë të jetës dhe jetës së zbrazur që po i humbet gjithçka kuptimit ekzistencial të qëllimeve të jetës së të rinjve.
اfarë duhet të bëjmë? Kjo është çështja. Por ajo nuk zgjidhet pa komunikuar dhe pa u marrë vesh me të rinjtë tanë. Ky është arti i edukimit thelbi i të cilit është komunikimi…