Të qetësosh veten

Guest2

Antarë i Respektuar
Trajtimi Autogenic

Trajtimi autogenic është një teknikë që përdoret në psikologjinë klinike, mbi të gjitha për të luftuar shqetësimet e shkaktuara nga stresi. Ai është zbuluar në vitet ‘30 nga psikiatri gjerman Johannes Heinrich Schultz. E konsideruar si teknika e çlodhjes në përsosmëri, ky trajtim dallohet nga instrumentet e tjera psikologjike për vetë autonominë. Objektivi i Schultz ishte, në fakt, ai i të zhvilluarit të një procedure që lejon individin të punojë për veten në mënyrë të pavarur. Mandej, marrëdhënia që krijohet me psikologun mund të transformohet në një lidhje varësie të pacientit në përballje me specialistin, e cila paraqet një rrezik të dukshëm në efikasitetin e seancave dhe vetë individit. Falë trajtimit autogenic mund të arrijmë në një gjendje çlodhjeje ashtu siç mund të arrihet gjatë një hipnoze, por pa nevojën e një specialisti. Siç e thotë dhe vetë trajtimi, veprimi nënkupton se është një proces që “gjeneron në vetvete”, inspektuar fillimisht nga një specialist dhe më vonë vetëm. Kjo teknikë është përdorur edhe për menaxhimin e emocioneve apo për trajtimin e çrregullimeve psikosomatike. Qëllimi është të mësosh se si të kontrollosh gjendjen mendore dhe atë fizike duke aplikuar në drejtime të ndryshme, që nga çrregullimet e frymëmarrjes, mosfunksionimi seksual ose i marrëdhënieve. Veshje të përshtatshme, vend i qetë dhe mosngarkesë mendimesh, janë rregullat kryesore për të kryer ushtrimet e trajnimit autogenic. Bëhet fjalë për gjashtë ushtrime të veçanta për pajisjet: muskulore, vaskulare, zemrës, frymëmarrjes dhe barkut. Dy ushtrimet më të rëndësishme, thënë ndryshe “bazë”, janë ushtrimi i peshës së rëndë, i cili është përgjegjës për lehtësimin e tensioneve në muskuj dhe atyre të nxehjes, i cili rrit rrjedhjen e gjakut; ndërsa në ushtrimet “komplementare” përfshihen: frymëmarrja, rrjetet diellore, zemra dhe përballja me freskinë. Gjashtë ushtrimet kryesore të trajtimit autogenic duhet të bëhen gjithsesi pas ushtrimit të qetësisë, thelbësore për arritjen graduale të mirëqenies. Kjo ju lejon të arrini metabolizmin e duhur, i cili gjendet në kushtet e një qetësimi të plotë falë gjumit të mirë, duke promovuar rigjenerimin e trupit si fizikisht edhe mendërisht.
RevistaPsikologji.com
 
Titulli: Të qetësosh veten

Me hipnoze, metode e degjuar ne fakt....kur te futet ne Shqiperi do shkoj se kam nevoje te sherohem, meqe u semura ketu lol
 
Titulli: Të qetësosh veten

Eh,komunikimi me veten,qetesia me natyren dhe shijimi i ajas cka nuk varet totalisht nga dora njerzore,jane pikat kyce kordinative te lumturis dhe qetesise sone.
 
Titulli: Të qetësosh veten

Shprehja magjike .....it's ok....it's ok....it's ok
!!! :)
 
Back
Top