Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

MasteR

I'm offline
f.0819141907369_m.jpg

Mund të qani sa të doni, por kjo nuk do t’u ndihmojë që të ndiheni më mirë, së paku kështu tregon një studim i ri.
Shumë njerëz mendojnë se të qarit do t’i ngushëllojë dhe do t’u ndihmojë të ndjehen më mirë. Por, një studim i ri holandez, tregon se nuk është ashtu.

Në studim janë përfshirë femra të moshave, ndërmjet 18 dhe 48 vjeç, ndërsa shkencëtarët janë fokusuar në episodet e tyre të të qarit, të cilat kanë qenë 1.004 brenda 73 ditësh. ثshtë vërejtur se dhe pas qarjes, dy të tretat e femrave nuk janë ndier më mirë.

Gjatë ditëve kur kanë qarë, femrat janë ndier edhe më keq sesa në ditët tjera, ndërsa është interesante se qarja nuk e ka përmirësuar situatën, por e ka bërë edhe më keq.

Te disa femra është vërejtur se pikërisht si pasojë e të qarit, disponimi i keq ka vazhduar edhe në ditën tjetër.

Rreth 61 për qind e femrave kanë deklaruar se nuk janë ndier mirë pas qarjes, por kanë pohuar se disponimi nuk iu është përkeqësuar më shumë.

Nëntë për qind e të anketuarave kanë thënë se pasi kanë qarë janë ndier edhe më keq, ndërsa 30 për qind e tyre kanë pohuar se pas qarjes janë ndier më mirë. /Telegrafi/
 
Pe: Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

E cuditshme...Pasi qarja eshte shfryerja e ndjenjave negative..Zakonisht ato qe qajne ndihen me te lehtesuar pasi gjendja shpirterore dhe psikologjike,ka nxjerr erjashta gjithe tensionn e krijuar...Mire qe eshte vec studim e jo ndonje prove shkencore se do e merrja me seriozisht...
 
Pe: Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

nuk e di cfare ka ncjer studimi por une jam tip qe prekem icik shpejte nuk qaj publik kurre oki jam egoiste , por kur qaj vallai me del tere ai ankthi stresi qe kam ndihem me mire
 
Pe: Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

Edhe une jam kundra studimit :P
 
Pe: Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

Me ka qelluar te qaj pak here gjate jetes time por e vetmja gje per te cilen jam i sigurt eshte qe e qara te cliron...nga natyra jam shume optimist keshtu qe pikellimi me rri shume larg, edhe kur tenton te me afrohet une filloj e bej si palaco cirku e ai iken duke menduar:ky s`qenka ne vete :P
 
Titulli: Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

na ben me te pikelluar se ndoshta qan dhe te shkon gjithe koha duke qare ne vend qe te besh dicka per te dal nga gjendja vetem qan...nuk e di ndoshta ne kete kendveshtrim.
 
Pe: Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

Cdo gje ekstreme eshte e demshme. Ka njerez qe te qarit e kan ne buze dhe qajne per gjithcka dhe besoj se kjo ka veprime negative dhe i bene njerez te pikelluar.
 
Zakonisht e qara te ndihmon te largosh energjine negative,te qeteson si edhe mbas te qares te lind deshira per tu bere optimiste.Jam cik pesimiste,por pas loteve gjithmone e gjej forcen brenda vetes.Mbas te qares gjithmone shprehuni me nje mik/eshe qe te ndjeheni sa me te relaksuar.E kam nga pervoja :P :D.
 
Back
Top