Psikologji - Pothuajse çdo ditë të jetës sonë trembemi dhe e luftojmë plakjen, në forma nga më të ndryshmet, pa e kuptuar se edhe plakja është një moshë e bukur! Imagjinojeni veten vetëm për pak minuta në moshën e tretë, teksa lexoni artikullin e mëposhtëm dhe kuptoni plotësinë shpirtërore prej të cilës ajo karakterizohet.
Sa njerëz kanë frikë nga pleqëria? Sa mendojnë se rinia është e vetmja fazë e ekzistencës që ia vlen të jetosh? Pjesa më e madhe e jona është absolutisht e bindur se rinia është mbretëresha e jetës dhe për këtë arsye “bombardohemi” nga reklamat, këshillat, statistikat, zbulimet dhe strategjitë për të mbetur të rinj sa më gjatë!
E dimë shumë mirë se ekzistojnë produkte “çudibërëse” dhe se kemi mundësinë për të bërë ndërhyrje kirurgjikale te disa shenja në lëkurë, të cilat bëhen të pashmangshme me kalimin e kohës; por e vërteta është se shkuarja në moshën e tretë është një arritje për të cilën ne duhet të jemi krenarë.
Para së gjithash është e nevojshme të kuptohet se bëhet fjalë për një proces krejtësisht natyral. Edhe pse nuk na pëlqen ta pranojmë, ne nuk mund të bëjmë dot absolutisht asgjë për ta ndalur. Për këtë arsye, këtë periudhë të re të jetës, duhet ta “përqafojmë” fort, sepse është momenti në të cilin stresi që ka karakterizuar vitet e shkuara zbehet, ndërsa e tashmja shijohet në një relaks total.
Për më tepër, të rinjtë kanë mijëra preokupime: të shkojnë në universitet, të gjejnë një punë, të blejnë një shtëpi, të jetojnë me partnerin/partneren e duhur, të martohen dhe të krijojnë një familje. Pra në moshën 60-vjeçare këto probleme nuk ekzistojnë më.
Pjesa më e madhe e stresit në moshën e pleqërisë është ezauruar për çështjet që i takojnë të shkuarës dhe në këtë fazë të re, fatmirësisht, ai pothuajse zhduket. Vendimet më të rëndësishme të jetës janë marrë dhe në pleqëri është pikërisht koha për të mbledhur frytet. Madje edhe marrëdhënia me dashurinë e jetës (personin e zemrës) mund të ndryshojë për mirë; sigurisht pasioni i viteve të para zbehet, por kjo fazë karakterizohet nga diçka më e fortë; dashuria, kujdesi dhe respekti reciprok.
Edhe preokupimet që i takojnë aspektit fizik, do të “zhduken”. Të rinjtë janë të fiksuar pas pamjes dhe mënyrës se si do të duken në sytë e të tjerëve, madje edhe ndaj të panjohurve! Ndërsa në moshën e thyer, pamja merr rëndësinë më të vogël, pa “presionin” dhe kritikat e njerëzve, falë një ndërgjegjeje më të madhe të vetëdijes dhe të gjendjes së brendshme.
Gjithsesi, mos harroni se edhe pse rinia mund të ketë kaluar, nuk do të thotë se duhet të ndalemi për të bërë ato gjëra që na pëlqejnë më shumë. Përkundrazi, në pleqëri ka më shumë kohë për të kultivuar pasionet dhe për të kryer aktivitetet që na kënaqin më shumë.
اfarë “humb” kur plakesh?
Njerëzit sigurisht, vendet dhe energjinë e pashtershme të rinisë.
اfarë fiton?
Lirinë: nuk keni çfarë t’i provoni asgjë, askujt. Nuk ngecni në idenë se kush ishit, se kush duhet të bëheni, ose se çfarë njerëzit e tjerë presin që ju të jeni”. ثshtë momenti kur i thoni egos tuaj që të zmbrapset dhe t’ju lejojë që të shijoni ato që akoma keni. Trupi juaj mund të jetë duke u shpërbërë, por truri akoma jo.
Mbase do të filloni ta dashuroni trurin tuaj. Do të ndiheni më të lehtë. Nuk do të mbani më inate, ambicie, kotësi, asnjë nga mëkatet vrastare për të cilat as nuk ia vlen të shqetësohesh. Do ta ndieni veten më të fituar shpirtërisht. Edhe vdekjen do ta pranoni si diçka të zakontë, e cila sigurisht ka për të ndodhur me vetëdijen më të plotë.
g.shqip