Të pasurit nuk i ndihmojnë mjaft të varfrit

Kresha

A pretty face can never trick me
Ndihmat për vendet në zhvillim nga vendet e pasura nuk do të arrijnë cakun e caktuar pesë vjet më parë në Samitin e Gleneagles, sugjeron një studim.

Ndihma totale do të jetë 107 miliardë dollarë në vitin 2010, kundrejt 128 miliardë, sa ishin zotimet në vitin 2005, parashikon Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Shumë vende do të përmbushin zotime e tyre, vlerëson OECD-ja, por të tjerat, duke përfshirë Greqinë dhe Italinë, nuk do ta bëjnë këtë.

Organizata për ndihma Oxfam i përshkroi “premtimet e thyera” si “një skandal”.

“Vendet e pasura nuk kanë asnjë arsye për të dështuar në rritjen e ndihmave që kanë premtuar pesë vjet më parë në Gleneagles”, tha Max Lawson nga Oxfam.

“Shuma prej 21 miliardë dollarëve, që mungon, do t’i mundësonte çdo fëmije (në botë) të shkojë në shkollë dhe do të shpëtonte jetët e 2 milionë nënave e fëmijëve të varfër”.

Afrika do të vuajë më së shumti shkurtimin e ndihmave, vlerëson OECD-ja.

Ky kontinent do të marrë vetëm 12 miliardë dollarë, nga 25 miliardë të premtuara.

Në vitin 2005, pesëmbëdhjetë vende u zotuan se do të japin minimum 0.51 % nga të ardhurat e tyre kombëtare në vitin 2010 për vendet në zhvillim.

Disa kanë kryer këto zotime, si Suedia dhe Luksemburgu, që kanë dhënë 1 për qind të të ardhurave të tyre në këtë vit./koha/
 
Back
Top