“Të Pafetë”, libri që sulmon Vatikanin

Ado

FISEBILIL-LAH
“Të Pafetë”, libri që sulmon Vatikanin

E marte 6 Dhjetor 2011 23:10

Konsiderohet si zemra e besimit të fesë së krishterë, por zërat negativë dhe hijet e misterit e kanë mbuluar jo pak herë.
Bëhet fjalë për shtetin e Vatikanit, që ndodhet në zemër të Romës, ku Papa i radhës bën mesha duke bërë thirrje për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Por nga ana tjetër, nuk mungojnë aferat e pista, intrigat dhe lojërat e pushtetit dhe pse jo të spiunazhit. Këtë përpiqet të tregojë në librin e tij “Të Pafetë” (I Senza Dio), shkrimtari italian Stefano Livadiotti.
“Pedofili, marrëdhënie me mafien, priftërinj-masonë dhe më pas privilegje, biznese misterioze, luftëra të brendshme dhe lidhje të pista me politikën”, shkruhet në parathënien e librit.
“Të Pafetë”, që ka dalë këto ditë në libraritë italiane, vjen pas dy librave të tjerë të gazetarit-shkrimtar Livadiotti, ku goditen sindikatat dhe ajo pjesë e errët dhe e korruptuar e prokurorisë italiane.
Skandalet e pedofilisë në radhët e priftërinjve katolikë kanë qenë shumë të pranishme në vitet e fundit dhe në to janë përfshirë priftërinj dhe peshkopë, që kanë qenë njerëz të afërt të Papa Benedictit XVI.
Ndërsa për sa i përket aferave të pista, nuk mund të harrohet vrasja e Roberto Calvi, i njohur ndryshe si “bankieri i Zotit”, që pastronte paratë e mafies në bankën e selisë së shenjtë. /express/
 
Pe: “Të Pafetë”, libri që sulmon Vatikanin

E ne fakt une po mendoja pse nuk po ecen shume ky biznesi i librave....Kishin harruar te fusnin dhe Kishën ne tematikat e tyre...me kete rast te degjohet dhe emri,te shtohet dhe llogaria bankare...Po pasi te mbarojne pune me Kishat e Xhamite me cfare do fillojne te merren keto Pseudo-Shkrimtaret ?!
 
Back
Top