Të njohim xhamitë tona: Xhamia e Et'hem Beut

Kresha

A pretty face can never trick me


Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë është një xhami e ndërtuar nga Mulla Beu nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Mbi derën e parë të xhamisë edhe sot e kësaj dite gjendet një rrasë, në të cilën vërtetohet që kjo xhami u ndërtua nga Mulla Beu, një njëri i pasur tiranas, i cili me qëllim bamirësie i hodhi themelet e para të kësaj Xhamie me 1791.

Mulla Beu, i cili hodhi themelet e kësaj faltoreje, arriti të mbarojë dhe cepat e kubesë së kësaj xhamie. I ndjeri, nuk mundi të perjetonte zbukurimet dhe pikturimet në këtë xhami, pasi nderroi jetë më 1807. Falë Allahut (s.w.t.), i biri i Mullait, Haxhi Et hem Beu, i pasur me dije dhe pozitë, arriti të plotësojë minaren e xhamisë. Ai bëri dekorimin me piktura të xhamisë, ndërtoi tavanin e portrikun, dhe kështu mundi të përfundoje xhaminë më 1830-1831. Që pas kësaj kohe, ezani filloi të dëgjohej nga kjo xhami, 5 herë në ditë. Për arkitekin e kësaj xhamie nuk ka të dhëna, por për anën e pikturimit të xhamisë, mes popullit të Tiranës flitet se kanë qenë 2 qytetarë intelektualë të Tiranës, të quajtur Mulla Isuf Zorba dhe Mulla Halim Bulku.

Një veçori e kësaj xhamie është futja e elementit të natyrës në dekoratimin e xhamisë. Salla e xhamisë është e ndarë në kate, në të cilat gjejmë natyra të qeta, të cilat ngjiten deri në kube. Kubeja e xhamisë me një pamje madhështore është e zbukuruar me "Ajetul Kursinë", shkruar në formë spirale, ndërsa në fund të kubesë janë shkruar të 99-të emrat e Allahut (s.w.t.).

Xhamia përmban 18 dritare, ka një mimber të madh prej druri. Në xhami gjithashtu gjendet dhe pjesa në të cilën falen gratë. //mesazhi
 
Back
Top