Të mbulosh vetëm flokët apo fytyrën?

Love

βeℓℓe â๓e
  • Të mbulosh vetëm flokët apo të gjithë fytyrën?
    Si ia del një vajzë që të jetojë e mbuluar me shami në Tiranë. Rrëfimi i Lisiana Demirajt
    Të rrezatosh bukuri edhe kur je e veshur si myslimane. Të jesh e pranueshme në çdo rreth shoqëror, në ambient pune dhe kudo
timthumb.php
timthumb.php


Nga: Luela Myftari

“Ke vënë shami?!” – ka qenë reagimi i parë (dhe se vë në dyshim tepër i sinqertë) që unë kam marrë ditën e parë që kam dalë në rrugë nga një shoqe që takova rastësisht Të vishesh duke mbuluar flokët dhe trupin sepse beson se je një myslimane e devotshme nuk është aspak keq.

ثshtë zgjedhja e gjithkujt. Por kur vjen puna tek rregullat dhe modelet nuk dihet se kush është më i drejti. Në një raport që Universiteti i Miçiganit ka kryer në shtatë vende të botës ku shumica e banorëve janë myslimanë është diskutuar mënyra se si këto femrat myslimane vishen apo duhet të vishen.

Realiteti i sotëm në vendet ku besimi fetar i shumicës është islami ka nxjerrë në pah gjashtë lloje të ndryshme të mbulimit të kokës. Edhe në Shqipëri kur flitet për të tilla subjekte, ofrohen modele të ndryshme veshjeje.

Të jesh e veçantë dhe vetvetja

Një nga femrat e veshura më bukur në kryeqytetin shqiptar është Lisiana Demiraj. Edhe më parë ajo ka folur për këtë mënyrë veshjeje.

Se si ia del ajo të vishet bukur dhe me shami, Lisiana e rrëfen kështu: “Në fakt kjo nuk do zor të madh se gjithsecili ka mënyrën e vet të të qënit, të qetësimit dhe të pranimit të vetes, saqë padashur je pashmangshëm i veçantë.

Megjithatë unë me fanatizëm i qëndroj konceptit të veçantisë si masë kategorizimi dhe menjanimi nga e zakonshmja pa e bërë këtë të fundit më pak të veçantë në vetvete.

Koncepti i modës

“Koncepti i ‘modës’ qartësohet për shumë nga ne teksa në librin e matematikës së shkollës fillore ti mëson se ‘moda’ është numri që përsëritet më tepër në një varg. Dhe me siguri momente zhgënjyese të tilla ndezin përbrenda zjarre idealizmash për veçantinë.

Të qenit i veçantë është koncepti i radhës me të cilin të duhet të merresh gjatë për t’i qartësuar vetes se si do të shpërfaqesh.

timthumb.php


Kur vesha shaminë

“Ke vënë shami?!” – ka qenë reagimi i parë (dhe se vë në dyshim tepër i sinqertë) që unë kam marrë ditën e parë që kam dalë në rrugë nga një shoqe që takova rastësisht. Po, unë kisha mbuluar flokët. Pra që nga ajo ditë unë jam kështu dhe: Kaq.

Por pikërisht këtu kur ti vendos ‘kaq’-in fillon e gjitha. Ndërkohë që ajo çka mundesh të bësh është të shohësh si në shfaqje reagimet, shqetësimet apo dhe agresivitetin e të tjerëve për paqen tënde dhe të habitesh ditë pas dite. Në fakt, ajo që të jepet është mundësia të dëgjosh pyetjet më naive, por ndonjëherë edhe më të liga të mundshme.

timthumb.php


Kur nuk di t’i përgjigjesh pyetjeve

Ka një pyetje të cilës jam e paaftë t’i përgjigjem çdo herë që më bëhet: “Ti merresh me këta të fesë?” Në këto raste, pavarësisht të gjitha sforcove të mia mendore për të realizuar qoftë edhe një tingull të vetëm, vazhdimisht kam dështuar.

Madje, mendoj se ata nuk mund të ndihmohen as që të formulojnë një pyetje të saktë. Një kategori tjetër, më tepër në modë, ka keqardhje për mua.

Më thotë se jam shumë e re për të mbyllur jetën dhe ka gati të gjitha xhevapet, nëse ti mund të bësh ndonjë përpjekje për diskutimin solemn mbi parëndësinë e kësaj jete.اfarë ndryshon të mbulosh flokët? “A nuk ke vapë?” – ka qenë pyetja që më shoqëroi gjatë kësaj vere të stërzgjatur.

Kam. Sigurisht. Madje kjo është pyetje retorike. Por si t’ua thuash? E pse duhet disa prej nesh të shkojnë deri aty sa të përgjigjen se “ferri është më i nxehtë”.

اështja e vapës është si të ftohtët e këmbëve me minifund në dimër, apo më thjesht akoma, si ajo e takave stërmunduese – për të cilat një miku im kirurg, bën tifozllëk të madh që të operojë sa më shumë variçe grash. Atëherë, si mundet një femër të mos arrijë ta kuptojë sesi unë mundem ta kaloj vapën?!

Kur shamia është e bukur dhe e vogël

Ja, vura një shami të vogël e sa më të pranueshme. Por tashmë, në mënyrë të paparashikueshme, njoha një dimension tjetër të të menduarit: “Po ti pse nuk e vë sipas formatit të zakonshëm?” Dhe në këtë pikë jam zënë vërtet ngushtë.

Fillimisht ti nuk i përket një normaliteti duke vënë shaminë, por ama, në ‘anormalitetin’ tënd duhet të ketë një normë, ose ndryshe, një standard të anormales. Epo këtë s’ma rrokte më truri, andaj, përfundimisht, hoqa dorë nga shqetësimi për të tjerët.

timthumb.php


Gjashtë mënyra se si duhet të vishet një femër myslimane

Rezultatet e një studimi amerikan për mënyrën se si vishen besimtaret myslimane nëpër botë duket se ka bërë xhiron e botës këtë fundjavë. Në pyetje janë marrë persona që jetojnë në shtatë vende ku shumica e banorëve janë myslimanë.

Universiteti i Miçiganit ka kryer një raport mbi këtë vëzhgim dhe ka nxjerrë gjashtë lloje të ndryshme të mbulimit të kokës. Modeli i parë i marrë në konsideratë ka qenë ai i gruas që e mbulon tërësisht kokën me ferexhe ose hixhab, siç i thonë myslimanët shamisë së kokës që mbajnë gratë. ثshtë një mbulesë e zezë e cila me anë të një rrjete mbulon edhe pjesën e syve.

Veshja e dytë, është një mbulesë po aq e mbyllur, por sytë janë të zbuluara. Modeli i tretë është ai që të lejon të marrësh frymë lirisht, sepse hunda është jashtë shamisë. Shamia e katërt mbulon vetëm flokët dhe asnjë pjesë të fytyrës.

Kjo shami puthitet pas kokës duke nxjerrë në pah edhe më shumë tiparet e femrës. Modeli i katërt është ai i shamisë që ngrihet pak sipër ballit për të treguar pak flokët. Ndërsa modeli i gjashtë dhe i fundit është ai i femrës myslimane të pambuluar fare.

Duke parë në anketat nga shtatë vende kryesisht myslimane studiuesit gjetën se shumica e të intervistuarve mendonin myslimanet duhet të mos i mbulojnë tërësisht fytyrat e tyre, por mbulojnë vetëm flokët. Studimi është përqendruar fillimisht në Tunizi, por në fund përfshinte rezultatet e marra edhe në Turqi, Liban, Arabia Saudite, Irak, Pakistan dhe Egjipt.

Pjesëmarrësit u prezantuan me gjashtë imazhet e grave të mbuluara në mënyra të ndryshme dhe janë pyetur se cili prej modeleve është veshur në mënyrë më të përshtatshme për vende publike.

Shumica e të anketuarve ka zgjedhur modelin e katërt, jo shumë konservator, por përmes të cilit femra mbulon flokët e saj dhe jo gjithë fytyrën. Sauditët janë veçuar, duke preferuar opsionin e dytë, një nikab që mbulon të gjithë fytyrën, madje sytë e një gruaje, por me rrjetë.

Disa nga rezultatet janë shumë të kontestueshme nga bota perëndimore, gjithsesi. Por ka edhe shembuj, për të cilët këto vende myslimane nuk bien dakord. Opsioni i tretë për shembull, promovohet keqazi nga autoritetet fetare dhe konservatorëve në Liban.

Ajo që çudit është se shumica e të anketuarve libanezë kanë favorizuar modelin e gjashtë, ose thënë ndryshe kokën e zbuluar të një femre myslimane. Autorët e studimit thonë se këto rezultate pasqyrojnë orientimet e një vendi drejt vlerave liberale si dhe nivelin e njerëzve për lirinë që duan të gëzojnë.

Libani, Tunizia dhe Turqia, janë vendet ku njerëzit priren të jenë më pak konservatorë se në katër vendet e tjera.

Myslimania, në Lojërat Olimpike duke mbajtur hixhab

“Nuk besoj se kam dashur ndonjëherë ndonjë gjë kaq shumë”, thotë Ibtihaxh Muhamed, 25 vjeçe, nga Mapplewood. “Veç dua të sigurohem që po bëj çdo gjë të mundur për të arritur tek Lojërat Olimpike.”

Kur vjen radha e saj për duel, ajo vë maskën e skermës mbi hixhabin e saj, shamia e kokës që mbajnë gratë myslimane. Në një dhomë plot konkurrentë është gjëja e vetme që e dallon atë. Nëse ajo ia del të shkojë në Lojërat Olimpike, ajo do të dallohet edhe më shumë.

Zyrtarët e skermës besojnë se Muhamed ka të ngjarë të jetë femra e parë myslimane amerikane me hixhab që konkurron në Lojërat Olimpike. Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara nuk i regjistron atletët sipas fesë.

Megjithatë, demografia është diçka rreth së cilës Muhamed po mundohet të arrijë rezultate të mira, duke e ditur se çfarë arritjeje do të ishte kjo, duke qenë se shumë pak femra myslimane garojnë në sporte.

“Unë nuk kisha gra myslimane shembuj në botën sportive” thotë ajo. “ثshtë vërtet e rëndësishme që njerëzit ta dinë historinë time. Mendoj se është diçka që duhet ta bëj, sepse dua që vajzat e reja myslimane të besojnë se mund të bëjnë diçka të tillë.

”Muhamed renditet e dyta në Shtetet e Bashkuara dhe e 13-ta në botë në sabre për femra, një stil skerme në të cilin goditjet bëhen sipër belit me çdo pjesë të shpatës. Brenda Amerikës ajo përfaqëson Fondacionin Peter ثestbrook në Nju Jork, dhe trajnohet tek Fencers Club, ku trajner ka Akhnaten Spencer-El, një shpatar Olimpik i vitit 2000.

Nën kujdesin e tij, ajo është një luftëtare taktike tepër e mprehtë, e cila e befasoi botën e skermës në 2009-ën. Ajo fitoi kupën kombëtare të Amerikës atë vit, duke thyer rekordet më të mira në botë. Vitin e kaluar ajo mori medaljen e bronzit në Kupën Pan American dhe fitoi një vend të dëshiruar në ekipin kombëtar amerikan për femra.

Por a është vështirë të jesh me shami në kohët e sotme?

ا’të them? Të them se ta lehtëson Zoti e ta bën fushë me lule? Ka shumë myslimanë që e thonë këtë, por më shumë më ngjan si përgjigjja se fëmija vjen në jetë nga lejleku, që u japin të vegjëlve kur duan të dinë mënyrën si janë krijuar. Me ç’jam përpjekur të kuptoj janë shumë koncepte që duhen reformuar dhe jo vetëm në shoqërinë jo-myslimane.

Të mbulosh flokët nuk do të thotë të mbyllësh jetën për të fituar diçka tjetër, por përkundrazi, ta hapësh atë. Nuk do të thotë të izolohesh nga mospranimi, por t'i bësh të tjerët të kuptojnë që mospranimi vjen nga frika e tyre për të pranuar atë që qëndron thellë-thellë në ndërgjegjen e tyre, fakti se kjo është ajo që duhet.Të mbulosh flokët nuk do të thotë të privohesh nga ajo që të ka dhënë Zoti. Për ta mbyllur, nuk tentoj ti mbush mendjen kujt që të ndryshojë qëndrimin.

Përkundrazi kam hequr dorë dhe as nuk besoj në thirrjet me tendenca revolucionare. Me këtë doja vetëm t'u thoja të gjitha atyre vajzave që kanë dëshirë të pafund të bëjnë këtë gjë, por që stepen nga frikëra të panumurta e legjenda urbane, që të çlirohen.

Nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme po të mbulosh flokët, asgjë. Je prapë ti, me të njëjtat sprova, por që arrin ta ndjesh Krijuesin në mënyrën më intime të mundshme.
shekulli
 
Titulli: Të mbulosh vetëm flokët apo fytyrën?

Nuk dua te thellohem me shume, vec me mire nje muslimane pa shami,se sa me vendu shamin, vec per te terhek vemendjen ....
Hixhabi ka rregullat e vet,prandaj kjo,ska te bej me islamin aspak, edhe artistet mbaj shamia te tilla vec per zbukurim,por nuk behen muslimane. .Njerezit me shume merren me ty,kur je me shami, se me veten, edhe nese jane ne rruge te gabuar...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Të mbulosh vetëm flokët apo fytyrën?

Cdokush me jeten e tij/saj mund te beje cte doje...por sdo te thot qe nje sjellje apo nje shembull i dikujt duhet te merret si predikues i fese apo te merret si nje shembull negativ per fene
 
Titulli: Të mbulosh vetëm flokët apo fytyrën?

Sa kam qesh kur e lexova ket rend tendin, po edhe ne fakt ashtu eshte...

Njerezit me shume merren me ty,kur je me shami, se me veten, edhe nese jane ne rruge te gabuar...

Po vertet sikur njerezit te shikonin veten separi, do te ishte per mrekulli, vertetë...:)
 
Titulli: Të mbulosh vetëm flokët apo fytyrën?

Ne kete bote ka vend per te gjithe. Secili njeri duhet ta gjej vendin e vet sipas natyres se vet dhe misionit qe i ka ngaruar vetes. Kush ka parim punen e shkollen, per ti dhene kuptim shprehjes te te qenurit njerezor, duhet se paku te mbuloj gjysmen e trupit. Dikush ka menduar edhe per ata qe bezdisen nga rrobat, jan ndertuar gjith ato shtepi publike ku jam i sigurt se ne njeren nga to edhe ti do gjesh pune.
 
Titulli: Të mbulosh vetëm flokët apo fytyrën?

Kete e kam lexuar sh kohe me pare ne fb e saj, por se dija qe e paska botuar ne gazete. Them se shkrimi i saj eshte pak per nje grup me te ngushte. mgjth Lusianen e kam pare dhe ne top show.. gjthss, them riperseris ate qe kam thene me pare... cdo gje behet me baze besimi... dhe cdo gje duhet bere per hir te Zotit...
 
Titulli: Të mbulosh vetëm flokët apo fytyrën?

Ajo që çudit është se shumica e të anketuarve libanezë kanë favorizuar modelin e gjashtë, ose thënë ndryshe kokën e zbuluar të një femre myslimane. Autorët e studimit thonë se këto rezultate pasqyrojnë orientimet e një vendi drejt vlerave liberale si dhe nivelin e njerëzve për lirinë që duan të gëzojnë.

E lexova artikullin - interesant si dhe informues. Desha te veçoj kete paragraph qe me duket i pasakte. Orientim i nje vendi drejt vlerave liberale eshte atehere kur ai vend lejon kulturat e besimet e ndryshme, jo atehere kur del peçimsiz me justifikimin qe po shkojme drejt botes perendimore. Libani nuk u be sot keshtu, dekada me radhe ka qene i tille.
 
Back
Top