Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1437647344martesa.jpg

Një studim i ri shkencor ndoshta do t’ju bindë që të martoheni. Psikologu i universitetit të Uhtah, Nicholas Wolfinger ka gjetur në studimin e tij se ata që martohen në mes të 30-tave apo më të mëdhenj, janë më të rrezikuar nga ndarjet, se sa ata që martohen rreth të 20-tave.

Wolfinger tregon se para moshës 32 vjeç, shanset për divorc bien me 11 për qind, për çdo vit shtesë të moshës së martesës. “Pas kësaj, rreziku i divorcit rritet me 5 % për çdo vit”, shkruan ai.

Revista “People” që ka publikuar studimin, thotë se për vite me radhë të dhënat kanë treguar se sa më i madh në moshë të martohesh më mirë është, për të shmangur dhe ndarjen. Dhe është pikërisht ky rezultat surprizues. “Pra, ajo që ka qënë e vërtetë për dekada duket se nuk është e vërtetë”, shkruan Wolfinger. Ai thekson se studimi ka përfshirë faktorët sociale, përfshi racën, edukimin dhe fushën socio-ekonomike.

Wolfginer citon një sërë mundësisht për gjetjet e tij, por nuk është ende e qartë se çfarë e shkakton këtë trend të ri.

“Mos ndoshta eksperienca e të qënit beqar deri pas moshës 30 vjeç, i bëjnë njerëzit të papërshtatshëm për martesë?”, shkruan ai, “ndoshta mund të parashikojmë një skenar kur të jetë rasti, veçanërisht në një marrëdhënie të komplikuar. Nëse keni patur shumë të dashur, apo të dashura, ish-ët tuaj mund t’ju shkatërrojnë martesën”.

/ Top Channel
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

E shyqyr, Shpetova! Lol
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Mos na fiku Zoti :P
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Me i llaf, me mire mos ta marresh mundimin fare :P
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Martesa eshte short eshte telebingo si te bje ashtu te ze kshu qe mos lexoni kshu budalliqesh po martojuni :P
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Mos u martoni o njerez se prap do ndaheni , ketu eshte thelbi shkrimit :P :P
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Martesa eshte short eshte telebingo si te bje ashtu te ze kshu qe mos lexoni kshu budalliqesh po martojuni :P

Haha. Sa me shpejt madje e tna ftoni dhe ne dasem. Lol
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Ashtu si vdekja, edhe martesa është realitet i pakthyeshëm.
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

skishin faj qe thoshin:

deri 20 vjec martohesh vet nga kalamanlleqet
20-30 te marto shoqeria
pas 30-tave duhet regjistru ne gjendjen civile ;)
 
Shprehje tipike Shqiptare kjo besoj? :P
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Ta stampos kete tua bej me shkronja kapitale tua ve ne cdo siperfaqe muri te farefisit tim, dhe ti them skam me shpetim mos u lodhni:P
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Une martohem por dasem nuk bej, me ato pare shkoj bej muaj mjalti ne Bora Bora :P

Poqe paskemi nje mendje ne te dy :P :P

Ne kermim e siper deri tek te 30-tat do jem gat :P
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Une do martohem vetem kur te me vij dashuria e vertete, perndryshe jo..
50 vjec do shkoj lol
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Cdodit e me teper kto studimet po ja fusin kot
 
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Pritni moshen 44 nëse doni? Pastaj sju merr askush, sepse jeni te shtyer ne moshë.

Po sigurisht do tju marton dikush, kur keni para dhe nuk ndaheni tani.... pasi paraja arsye e forte ne keto kohë ka mbet.....
 
Dmth une e hengra eee beqar :(
Ashtu menoj dhe une
Do pres dhe ca vite sa te shkoj 40
Ska me rrezik besoj :)
 
She paskam pas te drejte qe do martohem kur te jem mbi 39 e 364 dite... lol
 
se njeh vajzen ti jo , me boni namin per daj frankun ajo mu :p kam friiik
E mire e heqim vajzen te rrije me dajot e ne ecim para meqe kemi ene nje ore... lol
 
Pse a mos pret mu nda ata qe martohen ne te 60 -tat.
 
PErsonalisht jam martuar 28 vjece,pas plote 5 vjete njohje me te,drejte me thene pa ju genjyer me dukej vetja pak e vockel.
Ndoshta sepse kur fillojme te rritemi ne moshe,fillojme te kuptojme pergjegjsine e nje vendimi.
Dhe familja nuk eshte shaka,por pergjegjsi per nje jete te mbushur me dashuri e pergjegjsi ka ne baze.
E per ata persona qe s`jane te gatshem te bejne keto dy gjera,me mire mos te martohen fare.
Ka njerez qe s`eshte ceshtje moshe,ata thjesht s`jane te lindur per te jetuar ne nje lidhje martese,kaq.
Shpesh mosha eshte dicka,por shpesh asgje.
Ka njerez qe jane martuar 20 vjec ,e i gjene tash 70 vjecar bashke,e me niper , mbesa e te lumtur.
Tjere martohen 45 vjec,e per nje vit i gjene te ndare prape.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top