Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Të marrësh kohë për veten?
Ndërsa jetojmë në një epokë kur gjithçka ecën shpejtë, të zhytur në rutinën e përditshme të tejmbushur me punë, e-maile, telefonata apo angazhime të tjera familjare, duket se është bërë gjithmonë e më e vështirë që të marrim qoftë edhe një orë në ditë vetëm për veten tonë. Në këtë moment fjala e duhur është “stop”.
Sipas specialistëve është thelbësore që të ndalojmë për të vendosur një ekuilibër të brendshëm psikofizik dhe për të vënë në krye të listës nevojat tona. Duke qenë se gjatë ditës është mjaft e vështirë që të gjejmë pak kohë për veten, mëngjesi dhe darka janë të vetmet mundësi që kemi për t’u kujdesur për veten. Të zgjoheni gjysmë ore më parë se zakonisht, mund t’ju duket e lodhshme dhe e bezdisshme, e megjithatë një gjë e tillë do të ishte shumë pozitive. Ju mund të zgjoheni gjysmë ore më herët dhe këtë kohë t’ia kushtoni vetes duke bërë ecje në qytetin i cili ende nuk është zgjuar plotësisht, ose mund të bëni pak streching.
Psikologji