Love
βeℓℓe â๓e
- Psikologët po përpiqen ngadalë të ndriçojnë errësirën e mendjes dhe shpirtit të terrorizmit, duke gjetur motivin dhe pendimin pas këtyre akteve makabre
Terrorizmi nuk është një problem veçanërisht i ri, ai është pjesë e botës që prej fillesave të organizimit të qytetërimeve. Pavarësisht sesa i vjetër është ky fenomen, psikologjia dhe motivi i terrorizmit, është shumë i errët për t’u depërtuar dhe kuptuar.
Një kërkues, Xhon Horgan i Universitetit të Pensilvanisë, zbuloi se njerëzit të cilët janë më të hapur për rekrutimet e terrorizmit dhe veprimeve radikale janë ata që:
1. Ndihen të nevrikosur, të larguar dhe pa të drejtë vote.
2. Besojnë se politika që vepron në vendin e tyre nuk po i jep përfshirjen dhe pushtetin e duhur për të bërë ndryshimin e nevojshëm.
3. E ndiejnë veten si pjesë e personave, të cilëve u janë bërë padrejtësi shoqërore.
4. Duan më tepër të ndërmarrin veprime konkrete sesa thjesht të flasin pa i dëgjuar dikush.
5. Besojnë se dhuna ndaj shtetit nuk është e pamoralshme.
6. Miqtë apo familja i mbështet në kauzën e tyre.
7. Janë të bindur se bashkimi me një lëvizje radikale u jep emocione të shumta si aventura dhe i çon drejt zbulimit të identitetit të tyre.
Të gjitha karakteristikat e mësipërme nuk janë të panjohura prej nesh, pasi i kemi hasur shpesh në profilet e ndërtuara nga media dhe policia për personat e rrezikshëm terroristë.
Duke folur për ish-terroristët jemi në gjendje të kuptojmë më mirë motivimin e atyre individëve që akoma veprojnë. Për shembull, bazuar mbi të dhënat që studiuesit mblodhën për arsyen përse disa njerëz zgjedhin të largohen nga organizatat, është e rëndësishme të theksohet se jeta e mrekullueshme, që u premtohet pjesëmarrësve të tyre nuk vjen kurrë.
Një terrorist në arrati tregon për Horgan se ai është joshur nga ideja e futjes në një organizatë që në adoleshencë, kur rekrutuesit përdornin terma romantikë në përshkrimin e çështjes që mbronin.
Terroristi tregon gjithashtu se ai u shokua kur kuptoi se pjesa tjetër e organizatës kishte pikëpamje të lidhura me sektin dhe jo me idealizmin e tij prej të riu. Viktima e tij e parë ishte një moment shumë tronditës në jetën gjithnjë e më të ashpër, që ishte i detyruar tashmë të bënte terroristi në arrati, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Kërkuesi Horgan shprehet se personave të rekrutuar që në fëmijëri, nuk u mësohet realiteti, ata edukohen me një frymë zemërimi dhe dhune, e cila lind prej shkaqesh përgjithësisht diversiteti.
Të flasësh me ish-terroristë të penduar, me shumë gjak në duart e tyre, ofron një mundësi të jashtëzakonshme për kuptimin e motivit të tyre dhe përdorimit të këtij të fundit për t’u bërë ballë lëvizjeve terroriste.
Arie Kruglanski, drejtor në sindikatën “Studimet dhe përgjigjet ndaj terrorizmit” shprehet se ai dhe grupi i tij kanë kryer një studim të gjerë në 15 shtete dhe kanë anketuar me mijëra njerëz.
Në studimin akoma të papublikuar, studiuesit zbuluan se myslimanët me mentalitet kolektivist, janë më të prirur të mbështesin terrorizmin, sesa myslimanët me ideologji individualiste.
Kërkimi gjithashtu gjeti se personat më pak të suksesshëm në jetë, kishin më shumë gjasa të mbështesnin idetë kolektiviste dhe sulmet terroriste.
Nga përfundimet kuptohet qartë se motivi, që i shtyn personat t’u bashkohen lëvizjeve radikale dhe terroriste, është fakti se gjejnë sigurinë në këto grupime kolektive të armatosura dhe të mbrojtura, duke shtuar edhe se në këtë mënyrë i japin jetës së tyre një tjetër kuptim.
Klark Meklei, një psikolog në studimin e mësipërm, shprehet se kërkimi i tyre përqendrohet më tepër tek arsyet individuale dhe psikologjia e terrorizmit, sesa te faktorët e jashtëm politikë.
Nëse terroristët kryejnë një sulm dhe shteti përdor forcë ekstreme për t’i dhënë atyre një mesazh, terroristët e përdorin këtë veprim të shtetit për të nxitur urrejtjen e qytetarëve ndaj tij. Duke vepruar kështu atyre u duket se kanë justifikime të mjaftueshme për të kryer një sulm tjetër.
Si duhet të luftohet terrorizmi?
Kruglanski dhe kërkues të tjerë kanë disa mendime në lidhje me këtë temë. Programi i tyre kundër terrorizmit përmban tri pjesë:
1. Elementin intelektual, që përfshin dialogun e moderuar të klerikëve myslimanë, të cilët japin mësime të vërteta për fjalën e Ku`ranit dhe dhunën në të.
2. Elementin emocional, që arrihet duke dhënë ndihmesë për familjen e të dënuarve për terrorizëm, duke financuar shkollim për fëmijët e tyre dhe edukim profesional për gratë e terroristëve që vuajnë dënimin. Autoritetet kujdesen gjithashtu edhe për shkarkimin e zemërimit të këtyre individëve.
3. Elementin shoqëror, që trajton rastet e të paraburgosurve për terrorizëm, të cilët i janë kthyer përsëri besimit të tyre radikal. Një program në Indonezi përdor ish-militantët e kthyer në qytetarë të rregullt, për të bindur terroristët se dhuna kundër qytetarëve nuk është pjesë e filozofisë islamike.
اelësi i këtyre mësimeve të dhëna ka për qëllim t’u bëjë të qartë terroristëve, se zemërimi dhe dëshira e tyre për të dhunuar qytetarët si pjesë e një përgjigje kundër qeverisë është e bazuar mbi ideologji të pavërtetë. Ata ndihmohen të rifillojnë jetën e tyre shoqërore dhe të kuptojnë se dhuna nuk është formë e protestës. Duke vepruar me strategji të tilla sa më njerëzore dhe sa më larg me metodat represive, terrorizmi kudo në botë ka mundësi të reduktohet.
G.Shqip