Të kuptoni një mashkull: اfarë ndodh brenda kokës së tij
Meshkujt e duan angazhimin serioz në një marrëdhënie private. Por ata angazhohen në këtë lloj forme vetëm me një femër e cila nuk ka për qëllim t’i kontrollojë apo dhe t’i menaxhojë. Mendjen e një mashkulli në fakt e motivojnë shumë sjellje të një femre, që secila duhet t’i dijë
Meshkujt nuk kanë nevojë për dikë që ta kontrollojë dhe t’i bëjë si një mama e dytë. Madje, kur kjo gjë ndodh bëhet një pengesë e madhe për vazhdimin e një lidhjeje.
Meshkujt gjithashtu nuk duan as një femër që dëshiron dëshpërimisht të bëhet lumturia e tyre e vetme. Dilemë e madhe kështu që cilat janë gjërat që i japin motivim meshkujve dhe si mund të krijoni kushtet për të pasur marrëdhënien që dëshironi?
Mos i lejoni kurrë një mashkulli të vendosë se çfarë doni nga dashuria: nëse keni një ide të qartë se si duhet të jetë për ju dashuria, mos lejoni që një mashkull të ketë fuqinë të mos ju kënaqë. Duhet të vendosni se çfarë doni dhe të gjeni mënyrën që ai ta dijë, në mënyrë të thjeshtë dhe direkte. Pra, mos i flisni për atë se si ju doni që ai të jetë ose se si mund të ndryshojë, por për atë që ju doni ose jo për veten tuaj. Kur një mashkull e kupton se ju po kërkoni ta ndryshoni ose ta impononi për të bërë disa gjëra, dijeni se e keni humbur luftën për t’iu dukur tërheqëse. Ndaj, jini të qarta mbi atë që (nuk) dëshironi të bëni dhe këtë gjë shfaqjani hapur. Vetëm në këtë mënyrë ai do të dojë t’ju japë dashurinë që kërkoni.
Mos e pranoni një trajtim poshtë standardit tuaj: meshkujt nuk duan të arrijnë në atë gjendje sa t’ju shkelin me këmbë. Dëshirojnë një grua e cila mund të respektohet, dikë që vendos të ndahet për të mos toleruar një trajtim të padenjë dhe të poshtër. Meshkujt i pëlqejnë sfidat, ndaj mos kini frikë t’i sfidoni. Jepini vlerë vetes butësisht dhe me seriozitet, duke u shfaqur ashtu siç jeni në të vërtetë. Nëse kërkoni ta bindni për “papërshtatshmërinë” tuaj, do të humbisni. Jini besnike ndaj ideve tuaja dhe ai do t’ju respektojë dhe do t’ju dojë për këtë.
Jepni liri:
Meshkujt kanë nevojë për liri dhe tërhiqen nga gra të cilat nuk i ndalojnë ata të bëjnë gjërat që duan. Meshkujt duan pranë një femër e cila mund të jetë elastike dhe që i jep atyre kohë për të bërë diçka që i bën të lumtur. Pra jini më të lakueshme me planet sesa të ashpra dhe të palëkundura
Megjithatë, meshkujt respektojnë edhe femrat që kanë limite të mirëpërcaktuara e që thonë thjesht dhe qartë atë se çfarë nuk është e mirë për ta. Zemra e një mashkulli do të jetë gati vetëm atëherë kur pranë vetes mund të shohë një femër që nuk do t’i “heqë” asgjë nga jeta e veçse do t’i shtojë vlera të mëdha.
Pozitiviteti dhe maturia:
Meshkujt e duan elegancën dhe aftësinë për ta bërë një femër të lumtur. Për ta është një pengesë kur një femër ankohet, bën presione ose “proteston” për çdo gjë, sikur të ishte një fëmijë. Ndaj kur të flisni me një mashkull bëni më të mirën tuaj për të krijuar një ambient emocional dhe pozitiv. Meshkujt i duan femrat që dinë të krijojnë ngrohtësi dhe një ambient pozitiv. Kjo lloj energjie i bën palët më të dëshiruara me njëra-tjetrën.
Tërheqja:
Meshkujt tërhiqen nga ideja që nuk mund të kontrollojnë apo parashikojnë diçka. Tërhiqen nga femrat që flirtojnë, u japin atyre vëmendje dhe më pas nuk e ndiejnë nevojën për t’i kontaktuar ditën pasardhëse. Varësia dhe “humbja e shpresës” janë frenuesit më të mëdhenj të tërheqjes mashkullore. Mos harroni se një mashkull dashurohet me mungesën tuaj, ndërkohë që ju me prezencën e tij. Lëreni të ndiejë mungesën tuaj dhe më pas kohën e kaluar së bashku bëjeni sa më të kënaqshme dhe pozitive. Pjesa më e madhe e gjërave që motivojnë një mashkull janë të kundërta me ata që femrat i gjykojnë si të domosdoshme.
Ndaj jini të thjeshta, ndani hapësirat e duhura, jetoni dhe dashuroni jetën tuaj dhe mos e bëni atë (partnerin tuaj) qendër të universit. Kjo gjë do ta shpjerë drejt teje, sepse emocionet e tua nuk do të varen mbi atë se çfarë bën ose nuk bën ai. Kjo gjë do t’ju bëjë të dukeni më seksi, ndërsa atë do ta stimulojë të rrijë më shumë pas jush, t’ju mbajë në jetën e tij. Mësohuni të merrni, të ndiqni dhe të eksperimentoni vetveten me idenë e thjeshtë për të mos ndryshuar mashkullin tuaj, por që të shpreheni thjesht çfarë dëshironi ose nuk dëshironi.
Këshilla: dashuroni, jetoni jetën tuaj dhe lërini një mashkulli hapësirën për t’ju dashuruar.
t.observer