Të kujtosh një fytyrë? اështje hunde
Njohja e fytyrave është kaq automatike, sa në realitet pak mendojnë se si truri kap mesazhin që merr së jashtmi. Shumë janë ata që mendojnë se elementi kryesor për të kujtuar ose njohur një person janë sytë, por në të vërtetë nuk është kështu.
Shumë më e rëndësishme në këtë rast është hunda. Për këtë flasin me siguri një grup shkencëtarësh të Universitetit të San Diegos në Kaliforni. Për ta, është pikërisht hunda, qendra e informacionit.
Për të verifikuar atë që në fillim ishte vetëm një hipotezë, Janet Hui-ëen Hisao dhe Garrison Cottrell kanë studiuar ku ulet shikimi në kohën që vrojton një fytyrë. Kjo është bërë falë një aparature, e aftë për të ndjekur shikimin dhe për të individualizuar pikën se ku fiksohet shikimi.
Kërkuesit i kanë treguar disa vullnetarëve, të marrë si pjesë e studimit, një seri fotografish dhe kanë regjistruar rrugën që ka përshkuar shikimi i tyre. Rezultatet u dërguan më pas në një gazetë të një shoqate amerikane që merret me këtë shkencë. Përfundimet treguan se gjatë njohjes së fytyrave, dy pikat e para në të cilat fiksohej shikimi janë rreth hundës dhe i pari fare është rreth anës së majtë të saj.
Një rezultat befasues, sepse kërkimet e para kishin sugjeruar që sytë mund të ishin pika kritike për të njohur fytyrat. Në fakt, sipas këtij studimi, sytë prezantojnë vetëm pikën e tretë në të cilën përqëndrohet shikimi.
Shekulli online