Te jesh pa u dukur apo te dukesh pa qene?

Qamili

Antar Aktiv
Te jesh pa u dukur apo te dukesh pa qene, ne ditet e sotme kjo gje po kthehet ne nje nga problemet kryesorre te njerzimit.Eshte e trishte kur ka njerez te cilet si mendim kryesor kane veshjen e dites ndersa te tjere kane buken e gojes.Jetojme ne nje shoqeri aq materialiste qe te ben te kthehesh edhe ti ne nje nga te shumtit, sot po humbim kreativitetin personal dhe po kthehemi ne kopje te njeri tjetrit. Ecen ne rruget e nje qyteti dhe te duket sikur te jesh ne nje labirint cdo gje duket njesoj dhe ne fund humb rrugen dhe ti, kthehesh ne nje kopje behesh si "ato". Ndonjehere kam pershtypjen qe ndodhem ne mes te kullotave ku sheh vetem dele te bardha dhe ndonjehere kur shikoj ndonje te zeze pyes veten nese ky eshte i cmendur? Si rrezikon kaq shume, nuk e di qe po qe ndryshe ujku te dallon me shpejt dhe kthehesh ne vaktin e tij ditor dhe nga ty sdo mbese me gje.
Pra doja te shtroja me ju kete diskutimin si e mendoni uniformizimin e shoqerise se sotme ku cdo gje eshte nje kopje e nje katallogu e nje rreklame dhe ku kreativiteti dhe veçanteria e nje personi po humb dita dites..
Cfare kam shkruar ne kete tem eshte i gjithi brum i imi se kam marre ne asnje artikull...
 
Titulli: Te jesh pa u dukur apo te dukesh pa qene?

Opinioni im ne baze te pyetjes per mua do ishte opsioni dyte, sepse te mos jesh dhe perseri te te ndjehet munesa dmth ke peshe si person, kurse e para te mos te te marrin parasysh duke qene aty, vaj halli per ty...Kurse persa i perket shkrimit eshte nje goditje e rende per shoqerine e sotme. Por c'te bejme?- Vecse te Vazhdojme rrugen ne mes te trasformimeve te botes, edhe ne duke u trasformuar.
 
Titulli: Te jesh pa u dukur apo te dukesh pa qene?

Cfare kam shkruar ne kete tem eshte i gjithi brum i imi se kam marre ne asnje artikull...

Tani me thene te drejten ti ke bere mire qe e ke shkruar, por qe titulli nuk perkon me mbrendesine edhe nuk perkone. Ne titull ke paraqit dicka tjeter ndersa ne brendesi ke koklavitur miliona tema madje shume te gjera: ke fol per veshjen, per bukun e gojes, per pasurine, per varferine, per kopjet, per Ison, ............:p

Une do shkruaj per titullin.

Jo vetem sot por thuajse gjithmon, tere veprimtaria njerezore apo tere qeniet njerezore veprimtarine e tyre e kanalizojne ne dukje dhe rendesi. Se cila eshte menyra qe kemi zgjedhur per dukje dhe rendesi kjo eshte e ndryshme: ca e zgjedhin me thjeshte, ca me komplikuar, ca me vepra te keqija e ca me vepra te mira.
 
Titulli: Te jesh pa u dukur apo te dukesh pa qene?

hem..titulli me ngjan filozofik,me pelqen ti pergjigjem,.shkurt,.:)
Dua te jem e dukshme per veten,ndersa e dyta eshte e pamundur ne prekjen e realitetit,,sepse thjesht po nuk je,,nuk mund te jesh ,as ne form figurative,sa do qe te hiqesh.,realiteti eshte i eger te fshin si brymen e vjeshtes kur bjen dielli i mengjesit.
ne lidhje me shtjellimin e temes,besoj shume akoma ne kreativitetin e personave te vecant,besoj qe ka plot te till dhe sot ne shoqerin ton,e keqja eshte se kopet jane urtuar se tepermi dhe nuk ka me aq sa duhet rebelime pozitive brenda kopes,gjithmon kam qen partizane e "deles se zeze"..per nje arsye te thjesht se turmat jan rrjedhoj e deleve te zeza,,ku per mua presenifikon fuqin,,ndryshueshmerin,dhe evolimin ne tere diapazonin e tij.

 
Titulli: Te jesh pa u dukur apo te dukesh pa qene?

Un per vete preferoj te paren, preferoj te jem pa u dukur te mos bie shum ne sy qoft ne virtualitet apo ne realitet preferoj tmos dukem ne ditet e sotshme ka njerez qe jeta per ta esht luks, qef kurse per dsa te tjer esht ferr esht thjesht nje luft per ekzistenc
un nuk preferoj te bie shum ne sy, por e ka fajin trupi e tiparet e mi qe un bie shum shpejt ne sy
mos vall edhe kjo ka ber qe vajzat e klases tme marrin inat
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top