Falë zbulimeve të fundit neuropsikologjike, kemi prova të vërtetuara shkencërisht se mendimet tona kanë ndikim direkt mbi trupin dhe cilësinë e jetës sonë. Sipas psikoterapistit Thierry Jansen, mendimet pozitive kanë influencë në jetën tonë reale. Për t’u bindur për këtë mjafton të kujtojmë se çfarë ndodh kur vihemi në dijeni për një lajm të mirë e të gëzueshëm. Ne jemi të lumtur, trupi ynë gjallërohet, ndihemi plot energji. Gëzimi dhe entuziazmi e mbrojnë organizmin tonë. E kundërta ndodh kur mësojmë një lajm të keq dhe ndihemi të trishtuar, të stresuar; trupi ynë forcohet, ndihemi të lodhur dhe të pafuqishëm. Ne sot jemi në gjendje të shpjegojmë se si funksionon ky reagim dhe se si ndikojnë reagimet fizike dhe psikologjike në trurin tonë. Disa studime të kryera përgjatë 30 viteve të shkuara kanë treguar se një qëndrim optimist na lejon të jetojmë më gjatë dhe me një shëndet më të mirë. Mendimet dhe emocionet e ashtuquajtura “pozitive” konsistojnë në një avantazh të zhvillimit tonë, në sensin që këto mendime na mundësojnë zhdukjen e efekteve të dëmshme që burojnë nga stresi.
Kur ne mendojmë pozitivisht ndodh: Truri relaksohet
Në të njëjtën kohë aktivizohen 2 zona në hemisferën e majtë të trurit: korteksi cingular (ngjyrë blu), që e “përkthen” mendimin pozitiv në një emocion të gëzueshëm, si dhe amigdala (ngjyrë të kuqe), që është përgjegjëse për emocionin që e lejon trurin të kalojë në “gjendje të relaksuar”.
Trupi përfiton: I drejtuar nga hemisfera e majtë e trurit, sistemi ynë nervor parasimpatik është i stimuluar nga prodhimi i neurotransmetuesit të serotoninës (hormoni i mirëqenies), i cili në këtë moment pëson rritje. Pasojat janë: trupi çlirohet, mekanizmat riparues të organizmit janë në gjendje aktive dhe mbrojtja imunitare vihet në veprim.
A mjafton të mendojmë pozitivisht për të qenë mirë me veten?
Qenia njerëzore është më shumë sesa një trup fizik. Ajo është e “veshur” nga mendimet, emocionet dhe në ndërveprim të vazhdueshëm me të tjerët. Organizata Botërore e Shëndetit e përcakton këtë si një gjendje të mirëqenies sonë fizike, psikologjike dhe sociale. Të jesh optimist, nuk mjafton të ndihesh mirë me veten, por është e vështirë të ndihesh mirë nëse nuk mendojmë “mirë” dhe pozitivisht!
Revistapsikologji.com