Love
βeℓℓe â๓e
E qeshura përgjithësisht lind si një reagim i natyrshëm psikologjik ndaj një shakaje, që trurit tonë i duket zbavitës. Studimet e fundit tregojnë se e qeshura jonë mund të mos jetë edhe aq e padjallëzuar
S’ka rëndësi se çfarë thua, ne do të qeshim sepse ti je i pashëm.
ثshtë zbuluar se kur vjen puna për të zgjedhur një partner, pamja e jashtme triumfon mbi humorin. Një studim i ri në Universitetin Stirling të Britanisë së Madhe, ka shkuar aq larg sa të pretendojë se meshkujt e pashëm konsiderohen më zbavitës sesa pjesa tjetër e meshkujve me pamje normale.
Kjo teori e re hedh poshtë “ngushëllimet” e deritanishme, se të jesh komik të bën të dukesh tërheqës në sy të një femre. Meri Luis Kouan dhe një grup psikologësh, kanë studiuar video, regjistrime zëri dhe fotografi të shumë meshkujve e femrave dhe nëpërmjet tyre kategorizuan se cilët dukeshin si më komikët dhe shakaxhinjtë.
Më pas kërkuesit i kushtuan rëndësi pamjes së jashtme të të gjithë pjesëmarrësve, duke përcaktuar se cilët do të ishin më të pëlqyeshëm për një lidhje afatgjatë apo afatshkurtër. Videot e marra në konsideratë ishin ato të një eksperimenti te disa studentë të psikologjisë.
Studentëve iu kërkua që të zgjidhnin nga një mori sendesh dy më të rëndësishmet, që ata do t’i merrnin me vete në një ishull të shkretë dhe të sqaronin arsyen përse i kishin përzgjedhur. Sendet ishin çokollata, xheli i flokëve dhe një qese plastike.
Studentëve nuk iu tha se ky eksperiment kishte në qendër të tij vlerësimin e shkallës së humorit të tyre, por shumica u përpoqën të bënin shaka gjatë kohës që kthenin një përgjigje.
Kërkuesit zbuluan se humori ishte më i pranishëm te personat e pashëm, që na duken tërheqës për lidhje të shkurtër dhe kjo ishte veçanërisht e vërtetë për meshkujt në studim.
Kështu që meshkujt e pashëm u cilësuan si më shakaxhinj, thjesht prej faktit se ishin të bukur. Kërkuesit nënvijëzuan gjithashtu se juria që gjykonte mbi shkallën e humorit, i vlerësoi me pikë më të larta personat tërheqës kur i panë në foto apo video, në krahasim me vlerësimin që u kishin dhënë kur kanë dëgjuar vetëm zërin.
Psikologia Meri Luis Kouan dhe grupi i saj, thonë se teoria e tyre bie ndesh me një tjetër teori të vitit 2000 të psikologut Xhefri, i cili mendon se oratoria dhe humori i bëjnë njerëzit të duken më tërheqës sesa janë në të vërtetë.
Ndjenja e humorit, si për meshkujt ashtu edhe për femrat, funksionon në të njëjtën mënyrë si sjelljet flirtuese, pra duke e lejuar një person të krijojë kontakt me një tjetër që e sheh si simpatik.
Ata nënvijëzojnë se fakti që si meshkujt edhe femrat e përdorin humorin si një element kyç të përputhshmërisë në lidhjet afatshkurtra, mund të jetë i lidhur jo me shfaqjen e superioritetit gjenetik, por më tepër është një sinjal i receptorëve se.ksualë, i cili shpreh miratimin për një lidhje të pamenduar gjatë.
Në fund të studimit të tyre, psikologët vërejnë se ka lloje të ndryshme studimesh mbi humorin dhe se të gjitha këto ndryshime mund të përcaktojnë një tjetër kuptim dhe qëllim të humorit në vetvete.
Në kërkime të mëparshme na këshillohej se meshkujt flirtues mund të dukeshin më pak tërheqës, për shkak se femrave u krijohej ideja se ata nuk ishin shumë seriozë për t’u bërë pjesë e një lidhjeje.
Duhet të dimë që shkenca e psikologjisë është sa konstante aq edhe dinamike, për vetë faktin se njerëzit ndryshojnë sipas kohës së fundit dhe se ndodh që studimet t’i kundërvihen njëri-tjetrit. Kjo ndodh jo prej pasaktësive, por prej ndryshimit kulturor-psikologjik të njeriut.
G.Shqip