Të huajt: Shqipëria e fitoi "botërorin" e saj

Ado

FISEBILIL-LAH
Mediat portugeze kanë "kryqëzuar" kombëtaren e tyre, duke e quajtur turp barazimin.

“Afrika e Jugut gjithnjë e më larg për Portugalinë”, “Kombëtarja i largohet botërorit”, këto kanë qenë komentet e gazetave portugeze të nesërmen e ndeshjes se Portugalisë përballë një Shqipërie që kishte mbetur me 10 lojtarë. “Poshtërim”, “Gjëmë”, “Turp”, ishin disa nga citimet e tjera të shtypit të përditshëm portugez dhe jo vetëm atij sportiv.

Ekipi kombëtar ishte në qendër të të gjitha gazetave, që sipas “Correio da Manha”, ¬kishte zhvilluar një nga ndeshjet më të këqija këto 30 vitet e fundit. Ndërsa “A Bola” komenton se nuk ishte një ndeshje 0-0, por një ndeshje nën zero. “Edhe duke luajtur në shtëpi, me lojtarët më të mirë të botës, duke luajtur përballë një ekipi me 10 lojtarë, nuk fitojmë,” - shkruhet në një të përditshme tjetër sportive.

Për gazetën “¬Jornal de Noticias”, me këtë ndeshje “dërrmuese”, ekipi “ka komplikuar detyrën për t’u kualifikuar në botëror”. “Tani gjithçka duhet të llogaritet,” - shkruan “Record”, duke shtuar dobësitë taktike të trajnerit Karlos Kueiroz. “Ekipi i Kueirozit gjithnjë e më larg botërorit,” - shkruan “Diario de Noticias”, ndërsa “Correio da Manha” publikon një foto, duke treguar kurrizin e trajnerit me titull: “Kueiroz nën zero”. Përtej këtij barazimi të ¬merituar, sipas “A Bola”, shtypi portugez shton edhe mungesën e dashurisë mes portugezëve dhe lojtarëve të ekipit kombëtar.

“Një president federate, Gilberto Madail, i cili largohet nga stadiumi 10 minuta para përfundimit, lojtarë që shajnë publikun e pakënaqur, një trajner që bojkoton deklaratat tradicionale pas ndeshjes, ¬na ka ardhur në majë të hundës me këtë lloj filmi,” - shkruan e përditshmja sportive “Record”. “Queiroz ka prerë kordonin lidhës mes kombëtares dhe portugezëve, duke i lënë lojtarët jetimë nga empatia fantastike popullore që i bënte ata të hynin në stadium me detyrën për të shëruar plagët e atdheut, të mbrojtjes së krenarisë dhe që të na prezantonin të gjithëve ne,” - pohon editorialisti i gazetës në fjalë.

Por nëse gazetat portugeze e kanë kryqëzuar kombëtaren e tyre, shtypi tjetër i huaj ka thënë fjalë të mira për ekipin shqiptar. “Shqipëria e fitoi botërorin e saj”, - shkruan prestigjiozja franceze “L’Equipe”, e cila përmend edhe faktin se si futbollistët më të mirë të botës nuk arrijnë të fitojnë përballë një ekipi modest në synimet e veta. Natyrisht, edhe në sitet e tyre, FIFA dhe UEFA, kishin pasqyruar barazimin e Shqipërisë në Portugali. “Shqipëria më 10 lojtarë ndal Portugalinë,” - ishte titulli i komentit të ndeshjes në sitin zyrtar të FIFA-s. Por jehona e kësaj ndeshjeje është pasqyruar edhe në mediat spanjolle. “Yjet e Portugalisë turpërohen,” - ishte titulli i “Marca”, e cila kishte në shënjestër Kristiano Ronaldon me shokë, të cilët nuk arritën të shënonin dot një gol.

Por ky barazim historik i Shqipërisë ka pasur jehonë edhe në Kosovë e Maqedoni, ku natyrisht shtypi vendës i ka quajtur heronj kuqezinjtë.
/Sporti Shqiptar/
 
Last edited by a moderator:
Jam dakord qe kur nje skuader humb t'i behen kritika per menyren e lojes apo dicka qe te kete gjithsesi lidhje me lojen, por nuk me pelqejne ofendimet qe behen nga mediat e shkruara pergjithesisht, sepse nuk e di por per mua tregojne nje dyfytyresi te papranueshme..

Kur skuadra e vendit te tyre fiton i bejne elozhe, e kur humb e zhysin sa me thelle me sharje, kjo per mendimin tim me shume per te terhequr publikun (duke i bere qejfin, duke shprehur ndjenjat e tyre), por nuk me duket shume e pranueshme (edhe nese qellimi eshte i tille) sepse media mban pergjegjesi jo personale sic mban nje person qe fyen dike..

E thashe kete si nje mendim kritik ndaj gazetave ne pergjithesi qofshin Shqiptare apo edhe te huaja..

PS: Loja e Shqiptareve kete here ishte super e bukur, dhe ishte vertete fitore, uroj te vazhdojne keshtu..:)
 
Ajo loje tregoi si gjithmone mundesite e karakterit te shqiptarit.nuk ka rendesi madhesia e nje kombi,nuk ka rendesi niveli i tij ekonomik ose reklamat fryrese ose cfryrese per disa ekipe "te medhaja" te cilat thithin shuma te medhaja ne xhepa ose ekipe modeste.Futbolli sot esht prishur.Une ne ate ndeshje prisja ndonje penallti ne favor te portugalise.Sic duket albitri kesaj radhe e kishte te veshtire ta bente ate pasi kishte hequr nje lojtar.
 
ne kemi lojtar te mire ne skuader por edhe legena, kur luajne me kombetaren behen te tille se kur luajne ne kampionatet e tjera me skuadrat respektive luajne me mire gjithsesi shpresojme per nje kualifikim te mundshem.
 
ne kemi lojtar te mire ne skuader por edhe legena, kur luajne me kombetaren behen te tille se kur luajne ne kampionatet e tjera me skuadrat respektive luajne me mire gjithsesi shpresojme per nje kualifikim te mundshem.

ka shumë prej tyre që e shikojnë interesin personal. s'paguhet mirë s'luan mirë. Ka shumë që nuk e meritojnë të luajnë në kombtare. Lojën e fudit me Portugalinë 4 lojëtar ose 5 luanin tamam me zemër, tjerët sikur i kishte detyruar dikush që të luajnë.
Mos harroni kundër Greqisë kur Fatos Nano si shpërblim për fitore ofroi 500.000 USD fitoi Shqipëria, dhe nëse shikohet ajo lojë me të tjerat do ta vëreni që shumë më mirë ka luajtur ekipi kombëtar. A thua cili ishte shkaku ?! LOL.
 
ka shumë prej tyre që e shikojnë interesin personal. s'paguhet mirë s'luan mirë. Ka shumë që nuk e meritojnë të luajnë në kombtare. Lojën e fudit me Portugalinë 4 lojëtar ose 5 luanin tamam me zemër, tjerët sikur i kishte detyruar dikush që të luajnë.
Mos harroni kundër Greqisë kur Fatos Nano si shpërblim për fitore ofroi 500.000 USD fitoi Shqipëria, dhe nëse shikohet ajo lojë me të tjerat do ta vëreni që shumë më mirë ka luajtur ekipi kombëtar. A thua cili ishte shkaku ?! LOL.
narmale qe per lek luajne ata legenat jo me shpirt kuq e zi.
 
Shyqyr qe u vume ne qender te vemendjes njeher per mire. Bravo cunat qe na nderuar, do i puthja ne balle nga i pari te i fundit.
 
Un mendoj se ksaj rradhe Shqiperia do te ket sukses te madh.ndoshta me te madhin qe esht par ne historin e futbollit te saj.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top