Të gjithë evropianët janë "kushërinj", nëse kthehemi pas vetëm 1000 vjet

Tuana

Nada é por acaso!
Evropianët Lindore, shfaqën lidhje më të larta se mesatarja, ndoshta për shkak të zgjerimit sllav më shumë se 1.000 vjet më parë.
Kushdo që sot jeton në Britani ndan të njëjtët paraardhës me njerëzit në të gjithë Evropën. Një studim gjenetik arriti në përfundimin se të gjithë evropianët që jetojnë sot janë të lidhur nga i njëjëti grup paraardhësish e mjafton të kthehemi pas vetëm 1,000 vjet.

Nuk duhet të shkohet shumë më pas për të zbuluar se e gjithë bota ndan të njëjtën përbërje gjenetike. Sipas Coop Graham, një biolog evolucionist në Universitetin e Kalifornisë në Davis, "kjo nuk është krejtësisht e papritur, bazuar në analizën gjenetike."

Në fund të fundit, edhe më parë sociologët që kanë studiuar lidhjet familjare kanë pohuar se "cilido europian gjen lidhje fisnore me Karlin e Madh".

Koncepti është hedhur shkencërisht më shumë se një dekadë më parë. Tani Coop dhe gjenetisti i Universiteti të Kalifornisë së Jugut, Ralph Peter, kanë publikuar provat në revistën PloS Biology.

Konkluzionet janë të bazuara në një studim të sekuencave gjenetike nga më shumë se 2.000 individë që nga Irlanda në Turqi. Ralph dhe Coop përdorën software kompjuteri për të kërkuar për vargjet e kodimit të ADN-së që janë të zakonshme për segmente të gjera të popullsisë evropiane.

Gjatësia e vargjeve të tilla mund të përdoret si një masë statistikore për të përcaktuar lidhjen e popujve me njeri tjetrin: vargjet më të gjata sugjerojnë paraardhës të përbashkët në një hark më të shkurtër kohor.

Evropianët Lindore, shfaqën lidhje më të larta se mesatarja, ndoshta për shkak të zgjerimit sllav më shumë se 1.000 vjet më parë./yp/


te_gjithe_evropianet_jane_kush.jpg
te_gjithe_evropianet_jane_kush_1.jpg
te_gjithe_evropianet_jane_kush_2.jpg
te_gjithe_evropianet_jane_kush_3.jpg
te_gjithe_evropianet_jane_kush_4.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top