Të gjitha organizatat mafioze italiane lënë ndasitë për të sunduar Romën.

fshatari

Anetar
mafia.jpg


-Katër organizatat më të mëdha mafioze në Itali i kanë lënë mënjanë dallimet dhe luftërat e kontradiktat që kanë pasur mes tyre për të formuar tashmë një "mafie të pestë" në Romë.
Sigurisht, bëhet fjalë për një mafia shumë më të rrezikshme. Ky bashkëpunim mes organizatave është një zhvillim i ri, i rrezikshëm dhe shqetësues për kryeqytetin e Italisë. Jugu i varfër i Italisë ka qenë tradicionalisht bazë e pushtetit dhe e forcës së grupeve mafioze të tilla si Cosa Nostra, Camorra, Sacra Corona Unita apo Ndragheta. Por tani, mafiozët kanë si synim të tyre shtrirjen e pushtetit në Romë dhe rajonin pranë saj të Lazios. Të gjitha këto informacione janë bërë të ditura nga një studim i kryer nga "Libera Informazione" një organ i pavarur që monitoron aktivitetin e mafies. "Kjo mafia e re është më shumë e orientuar dhe e interesuar te biznesi dhe anëtarët e saj kanë vendosur që t‘i lënë mënjanë të gjitha dallimet dhe mosmarrëveshjet që kanë pasur me njëri-tjetrin për t‘i dhënë "jetë" një mafieje të re" thuhet në studim. Me këtë lëvizje në veri, gangsterët mafiozë po reagojnë një mënyrë të re bashkëpunimi dhe lëvizjeje. Në vend që të mbledhin para, si zakonisht, nga restorantet, apo bizneset që ata i mbrojnë siç bëjnë rëndom në Napoli dhe Palermo, mafiozët e rinj janë përfshirë në ndërmarrje shumë më të rëndësishme të biznesit si blerjen e bizneseve dhe ligjërimin e tyre. Në Romë, në fillim të këtij viti ishte shumë tronditës fakti i ndërhyrjes së forcave të policisë në Cafأ© de Paris me dyshimin se kjo kafene e famshme nga filmat e Felinit ndodhej në duart e mafies. Thuhet ndërkohë se mafia ka shtënë në dorë disa prona në sheshet e vjetra të Romës. Ndërkaq aeroporti I Romës Fiumiçino dhe porti i Civitavechias në jug janë shndërruar në pika të trafikut të drogës. Sipas studimit, aktiviteti kriminal në Romë është i të njëjtit nivel si me atë të Italisë së Jugut. Prezenca e nivelit të ulët e mafies në Romë daton në vitet ‘70, kur kumbarët e jugut nisën që të kontrollojnë disa biznese në Romë. Por mafiozët janë bërë shumë më të fuqishëm vitet e fundit duke u shtrirë në prostitucion, trafik droge, pastrim parash e të tjera. Kumbarët italianë janë bërë bashkë edhe me mafiozë nga vende të tjera si nga Kina, Rusia, Shqipëria apo Rumania që operojnë në Romë. Në korrik të vitit të kaluar, policia arrestoi 7 anëtarë të mafies që dyshoheshin se po tentonin të blinin klubin sportive të Lazios.
 
Titulli: Të gjitha organizatat mafioze italiane lënë ndasitë për të sunduar Romën.

Mafite me te medha qe egzistojne jane ne Itali,boll tforta jon edhe kur tbashkohen fshtir qe thehen.
Bashkimi ben fuqi !
 
Titulli: Të gjitha organizatat mafioze italiane lënë ndasitë për të sunduar Romën.

ehhhhhhhhhhhhh ....skan cbojn kta mer .... romen vec libano e ka kurdis sic ka dasht ....
libano , ottavo re di roma
 
Titulli: Të gjitha organizatat mafioze italiane lënë ndasitë për të sunduar Romën.

Sic do bashkohen ashtu do ndahen per arsye sherresh etj mes tyre.Kur jan zire gjithmone sbesoj se ky bashkim do qendroje shume ;).
 
Titulli: Të gjitha organizatat mafioze italiane lënë ndasitë për të sunduar Romën.

S'ka mundesi, se Roma eshte shtepia e mafiozeve me te medhenj ne Itali, pra politiknet dhe s'i bejne dot konkurence atyre.
 
Titulli: Të gjitha organizatat mafioze italiane lënë ndasitë për të sunduar Romën.

Fshtir osht me hy me kta Mafioza se jon shum e i kan senet en dor...mafia ma e madhe mo ehde mu bo bashk...!
 
Back
Top