Të gjitha mitet për ata që zgjohen jerm: Ata nuk kujtohen çfarë bëjnë apo?

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Ecja në gjumë lidhet me stres dhe pagjumësi, për shkak të perceptimin personal të reales të gjitha që i bëjnë i bëjnë me qëllim, e shumica e të rriturve kujtohen se çfarë kanë bërë.

jerm.jpg


Sipas zbulimeve të sotme, zgjimi jerm është i lidhur me gjenetikë, e nga 80 për qind të njerëzve që zgjohen jerm të paktën njëri nga pjesëtarët e familjes në një periudhë jetësore ka ecur nëpër gjumë, kanë theksuar shkencëtarët nga Montreali.

Fakte
  • Rreth 30% të familjeve e kanë të paktën një person që ju ecën në gjumë.
  • Shëtisin jerm? Jo, tani më shumë shkruajnë mesazhe deri sa flenë…

Edhe pse duket e rrezikshme, sidomos për ata që për herë të parë e shohin, dijetarët kanë shpjeguar që kjo është vetëm mit. Ata me analiza të hulumtimit në 15 vjetët e fundit kanë arritur që të sqarojnë marrëzitë e thjeshta, ka shkruar Counsel&Heal.

Mit: Zgjimi jerm në shumicën e rasteve është e rrezikshme

Edhe pse mund të jetë e rrezikshme, e zgjuara jerm në shumicën e rasteve zgjat shkurtë, kështu që ai që zgjohet nuk arrin të lëndohet. Ata kanë perceptim totalisht të ndryshëm të aktiviteteve të tyre ditore dhe me shumë lehtësi i kalojnë të gjitha pengesat. Vetëm në raste të rralla e zgjuara jerm mund të zgjasë më shumë dhe mund të jetë më e rrezikshme, ndërsa disa nga të anketuarit kanë vozitur edhe veturën deri sa kanë qenë në gjumë.

Miti: E zgjuara jerm largohet zakonisht në moshë madhore

Kjo zvogëlohet me kalimin e kohës, e shpesh fëmijët zgjohen jerm në moshë nga 6 deri në 12 vjet. Në gati 75 për qind të rasteve e zgjuara e ecjes në gjumë në moshë të rritjes largohet vetvetiu. Të rriturit e kanë gjumin më të keq në krahasim me fëmijët, ndërsa gjendja në gjumë të thellë është më e shkurtë për shkak të së cilën epizodat e ecjes në gjumë janë më të rralla.

Miti: Atyre që zgjohen jerm nuk u kujtohet ecja në gjumë

Në fazë të gjumit pjesë të ndryshme të trurit mund të flenë në kohë të ndryshme andaj ata që zgjohen jerm në të njëjtën kohë edhe janë në gjumë edhe janë të zgjuar. Pikërisht për këtë edhe mund t’ju kujtohet gjithçka, posaçërisht të rriturve, në krahasim me fëmijët që më vështirë iu bien ndërmend.

Miti: Të gjitha që ata i bëjnë, i bëjnë pa ndonjë shkas

Edhe pse atë që njerëzit që zgjohen jerm e deshifrojnë nuk ka asnjëfarë kuptimi, ata saktë i dinë arsyet e veta. Këto arsyeje nuk janë gjithmonë të qëllimshme, por ata janë të bindur që kjo është ajo që duhet të bëjnë, në të njëjtën mënyrë si në gjendje të zgjuar.

Kështu për shembull një prej vullnetarëve gjatë zgjuarës jerm qenin e ka çuar nën dush, sepse ka menduar që kafsha është duke u djegur.

Miti: E zgjuara jerm nuk ndikon në gjendje të zgjuar

E zgjuara jem me të madhe ndikon tek ata gjatë kohës që janë zgjuar. Ecja në gjumë shpesh është pasojë e stresit dhe mungesës së gjumit, ndërsa 45 për qind janë aq të lodhur që mezi funksionojnë dhe flenë sa herë iu ofrohet rasti.

/femina.al


Edhe une kur kam qene femije jam zgjuar jerm disa here, me kujtohet kur me tregonte nena ime se jam zgjuar neper gjume, por une thoja si eshte e mundur, se nuk mbaja asgje mend. Juve u ka ndodhur dicka te tille?
 
Titulli: Të gjitha mitet për ata që zgjohen jerm: Ata nuk kujtohen çfarë bëjnë apo?

Mua jo, nuk me ka ndodhur...dhe fatmiresisht askujt ne familjen time nuk i ka ndodhur.\

Konsideroj se eshte shume rrezik, shkaku se i zgjuari jerm nuk ka koncept te kjarte per asgje...lendimet mund te ndodhin shume lehte, por edhe mund te iu shkaktohen te tjereve...
 
Titulli: Të gjitha mitet për ata që zgjohen jerm: Ata nuk kujtohen çfarë bëjnë apo?

Kjo puna jerm njihet dhe me termin somnambulizmi, se kur e lexova si titull thash, ca jermi e ka kjo fjalen :P
Une sjam zgjuar ndonjeher, dmth sme ka thene njeri qe kshu kshu bere anten, ama per te folur po, dmth flisja naten per jerm :D.. po nepergjithsi kam fol fjale te cialt i kam menduar diten, se kur mi tregonte mami e kuptoja qe do kem menduar rreth asaj gjeje dhe diten e kam folur ne menyre te heshtur... eh nata te nxjerr sekretet dhe ne gjume :P
 
Titulli: Të gjitha mitet për ata që zgjohen jerm: Ata nuk kujtohen çfarë bëjnë apo?

Une jo per fat :d, ndonjehere kur jam ne mes te ndonje endrre e me zogjne edhe flas perqart ama ncuk

Ata qe jane jerm :d, se keshtu sonambul as shqip s'eshte, di qe ka njerez qe zgjohet kuturu, ose bejne profesionin e dites
dhe ka raste qe eshte me rrezik.psh njeri bente elektricist zgjohet naten duke futur duart ne priza..disa te tjeret vetem zgjohen ecin
pa bere asgje konkrete.
 
Back
Top