Të gjitha dashuritë e botës

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Që nga “Himni i Himneve” deri te “Romeo dhe Zhuljeta”: të ndarë nga mijëvjeçarë histori, por të bashkuar nga e njëjta ndjenjë

tumblr_kxi30f6IdO1qzatexo1_500.jpg

Kur vdiq në moshën 98-vjeçare, anglezja Barbara Cartland kishte shkruar 723 romanca dashurie. Të përkthyera në 36 gjuhë të ndryshme të botës, ato kanë shitur rreth 1 miliard kopje, duke e bërë autoren “shkrimtaren më profilike në botë” (dhe padyshim edhe një nga më të pasurat). Sekreti? Një teknikë e kolauduar dhe histori të ruajtura. Për puristët, më të shiturit e Cartland, të prodhuar në “seri” (arrinte të shkruante një libër në javë) nuk janë art. Madje ato histori të ëmbla dhe sentimentale kanë një fisnikëri shumë të vjetër: Xhuljetën dhe Romeon, të dashuruarit romantikë, librat e viteve ‘‘700, të dashuruarat pa fat si Ema Bovary. Dhe sigurisht që ka edhe shumë lexues (më shumë se 1 milion për koleksionin “Harmony”‘, seria italiane e romancave “rozë”). Ndoshta pasurohen duke treguar dashuri thuajse të mbetura të njëjta, në më shumë se 2 mijë vjet literaturë.

DASHURI ANTIKE
“Linjat e ijëve të tua janë si bizhu, gjinjtë e tu janë si dy drenushë të vegjël”. Nuk janë fjalë të një adoleshenti të dashuruar, por pjesë nga “Kënga e këngëve”, poema drejtuar mbretit të izraelit, Solomone (961-922 para Krishtit), ndoshta shkruar në shekullin IV para Krishtit. Shumë historianë mendojnë se kjo është literatura e parë e dashurisë. “Në shekujt e mëpasëm do të ndryshojnë stilet, por burimi i përbashkët, filli (lënda bazë) i dashurisë, pak a shumë mbetet i njëjti”, shpjegon Elvio Guagnini, docent i literaturës italiane në Universitetin e Triestes. Qëkur ka filluar të tregojë dhe shkruajë histori, njeriu ka rrëfyer edhe histori dashurie. Dhe e ka bërë ekzaktësisht siç e bëjmë ne sot.

Tek “Iliada”, dashuria (me variantin e rrëmbimit) është pak a shumë një protestë për të shpërthyer luftën e Trojës. “Në të gjithë literaturën epike, thotë Guagnini, dashuria është një ‘‘truk’‘ për të shtyrë protagonistët të sfidohen. Por kjo tregon edhe rëndësi”.

Por gjithashtu duhet pak kohë që një histori dashurie të bëhet një argument kryesor për një tregim. Ka qenë thuajse shekulli II, para Krishtit. Kur greku Longo Sofista shkroi “Dafni & Cloe”, protagonistët në fjalë, të braktisur nga prindërit, janë birësuar dhe rritur nga dy barinj. Të rritur së bashku përfundojnë duke zbuluar dashurinë dhe duke u martuar. E njëjta histori edhe në filmin “Laguna Blu”, që në atë kohë bëri të famshme adoleshenten Brooke Shields.

SEKSI MITIK
Sigurisht që në mitologjinë greke nuk mungonin as seksi dhe as xhelozia. Këtë e demonstron më së miri historia e Apollos dhe Dafnes. Dafne është një nimfë shumë e bukur, e dashuruar pas Zotit Apollo, që e ndjek pa asnjë rrugë shpëtimi. Por pasi e ka kapur, ajo transformohet në një pemë dafine. Në këtë ngjarje përfshihet edhe një nga dramat më antike të xhelozisë. Për të qenë pranë Dafnes, Leucipo (që është i dashuruar) fshihet duke u veshur si grua. Por Apollo e zbulon dhe duke u bërë xheloz e vret atë. Edhe për Safon, të parën poeteshë të literaturës perëndimore (shekulli VII-VI para Krishtit), erosi ishte forca që lëvizte botën.

Por mjeshtrit e penës së fortë ishin poetët latinë. Gaio Valerio Catullo (shekulli I-rë, para Krishtit) është konsideruar si një nga “baballarët” latinë të “vendeve publike” të dashurisë. “Në veprat e tij, shpjegon Elena Sala Di Felice, docente e literaturës italiane në Universitetin e Kaljarit, gjenden skllavëri dashurie, dashuri fizike, xhelozi, pasione të dhunshme, nënshtrime seksuale të femrave”. Edhe në “Ars amatoria”, Ovidio mëson të fitojë kënaqësinë e seksit edhe jashtë martese. Dashuria ekstrakonjugale kishte hyrë në letërsi. “Dukej e pahijshme që një bashkëshorte, një grua për së mbari, të mund të shpërndante kënaqësi”, vazhdon Sala Di Felice. Ndoshta për këtë arsye Virgjili krijoi tek “Eneida” personazhin e Didones: e dashuruar dhe më pas e braktisur nga Enea, ajo vetëvritet nga dëshpërimi. Kishte lindur kështu modeli i gruas së nënshtruar dhe më pas të braktisur.

SERENATAT DHE KESHTJELLAT
Nëse trëndafili është bërë lulja e dashurisë, “faji” është i zbuluesve, poetëve dhe muzikantëve të oborreve mesjetare. Ka ndodhur në fakt në kështjellat në Provenza, Spanjë, Gjermani dhe Itali, që pas Miles është përdorur një arsenal figurash poetike të të ashtuquajturës “amor cortese” (dashuri xhentile), ku pikërisht trëndafili bëhet një simbol i veçantë. I udhëzuar nga doktrina kristiane, dashnori mesjetar i falej femrws së tij si Marisë. Ishte vetëm një truk, një mënyrë për t’‘u fshehur pas fjalëve. “Dashuria xhentile ngjan e gjitha shpirtërore. Por kjo është vetëm pjesa që duket”, paralajmëron Sala Di Felice. “Në realitet elementi seksual ekzistonte, madje shumë”. Dashuria e Tristano Isotta, protagonist i një poeme të famshme, është e falsifikuar: Isotta i ishte premtuar xhaxhait të Tristano-s. Dhe Ginevra, e dashura e Lancilloto-s, ishte gruaja e mbretit Artur. Për të mos folur më pas për dashurinë “klandestine” mes Paolo Malatesta dhe Francesca da Rimini, dashnorët që Dante takon në Ferr. اifti damë-kavalier, pas 10-të shekujsh funksionon akoma. Këngët e dashurisë (ato të zakonshmet “serenatat”), janë thirrje të shpirtit në muzikë, pikërisht si këngët e rapsodëve.


TE SHTHURURIT/TE SHTHURURAT
Kush nuk beson në dashurinë romantike dhe ndihet si një femër e shtypur (ose një skllave nga burrat) është edhe, përse nuk e di, një trashëgimtare e shthurur e viteve ‘700. “ثshtë i shthurur burri që i nevojitet dashurisë për të siguruar triumfin e vërtetë të fantazisë së tij të dëmtuar nga shoqja, që gjallëron në thelb paqëndrueshmërinë, duke kërkuar vetëm kënaqësinë e ndjenjave të tij dhe plotësimin e krenarisë. Kështu, nuk përfiton asgjë ndjenjën në iniciativën e fitimit të dashurisë”. Konfirmohet nga Claude-Prosper de Crebillon (1701-1777), shkrimtar dhe njeri i shthurur. Nga ku kishte dalë ky titull i ri, i mishëruar nga Giacomo Casanova? “Burri i shthurur ishte rezultati i shoqërisë së oborrit francez”, përgjigjet Pascal Dibie në “Historia e dhomës së gjumit” (Bompiani). Mes viteve ‘600 -700, aristokracia franceze kishte vënë në plan të parë kodin e sjelljes sociale, që nuk i linte hapësira rastësisë. Gjithçka bazohej në aparencë dhe çdo herë që arrihej një “trofe” i ri, nxitonte ta bënte me dije. Për më shumë, perëndimi i moralizmit të shekujve të mëparshëm dhe shpërndarja e ideve të “mendimtarëve të lirë” (paraardhësit e Iluminizmit), e ktheu dashurinë dhe seksin në një argument të dominimit publik. Lind kështu literatura e shthurur, që nuk është ngatërruar me atë erotike. Tregimet erotike shërbenin (dhe shërbejnë akoma edhe sot) për t‘u eksituar (Luigi XV kishte madje edhe “piktorin e tij të kthinës”, Francois Bucher, që e kënaqte me ilustrimet e tij pikante). Literatura e shthurur shpjegonte ndërkohë çështje të zemrës. Në shekujt e shkuar duhej të përdorje kokën. Dashuria, të paktën nëpër romane, ishte e ftohtë dhe e mençur.

STRATEGJIA E LARTE
Për ta zbuluar mjafton të lexosh “Lidhjet e rrezikshme” të Choderlos de Laclos. Në këtë roman epistolar të vitit 1782, “gjuajtja” është një luftë mes sekseve. Madame de Tourvel, e ashpër dhe e veçantë, përfaqësonte “të kërkuarën”, ndërkohë që joshësi Valmont është ushtria pushtuese, Markeza Meuteuil (ishte e dashura xheloze e Valmontit dhe ishte një femër e shthurur) dhe gjenerali që rregullon planin e betejës. Dhe nuk është një rast, kur gruaja vendos rregullat e lojës.

Sociologu gjerman, Norbert Elias, ka shpjeguar kështu këtë paraqitje të çuditshme: “Në shoqërinë e oborrit mes ‘600-‘700 pesha sociale e gruas ishte e barabartë me atë të burrit. E ndërkohë që deri në atë moment pranoheshin vetëm raportet jashtë martese të burrit, duke modifikuar raportet e forcës mes sekseve, edhe ato të gruas filluan të konsiderohen, sigurisht brenda disa limiteve, legjitime”.

LOTE DHE VIRTYTE
Dashuria “taktike” e të shthururve përfaqësonte atë moralizuese të romaneve sentimentalë. I pari është shkruar në 1741 nga anglezi Samuel Richardson: Pamela, ose më mirë virtyti i rikompensuar. Protagonistja Pamela Andrews, shtëpiake në një familje të ngritur, tregon në letrat e saj për familjen, se sa vuante për t‘i rezistuar përparimit të kërcënimeve, intrigave dhe kurtheve të kontit të ri. Por ajo, falë një vendosmërie të palëkundur (dhe lumit të lotëve), e bindi të martohej.

Me fundin e shoqërisë aristokratike dhe avancimin e borgjezisë, në vitet 800 gratë humbën një pjesë të mirë të pavarësisë që fituan në ‘700-ën. Këtë e demonstron më së miri Emma Bovary, protagonistja e “Madame Bovary” të Gustavo Flobert (1856). “Në literaturën e ‘800-ës vjen në rritje mëkatimi i femrës”, shpjegon Edda Melon, docente e letërsisë franceze në Universitetin e Torinos. Emma kultivonte ëndrrat e arratisjes në jetën bashkëshortore dhe prindërore. Dhe e vetmja rrugë është tradhtia. ثshtë një personazh nervoz, i ndarë mes imagjinatës dhe realitetit. Një figurë tipike romantike. Por paraardhësit e njohur e gjithë të dashuruarve romantikë janë Xhuljeta dhe Romeo. Në ‘800-ën, kur Shekspiri kthehet në popullor në teatrot e gjithë Evropës, historia e tyre u bë modeli perfekt i dashurisë romantike. Për shembull, Werther Jerusalem, protagonisti i romanit sentimental “Dhimbjet e të riut Werther”, që Johann von Gothe e shkroi në vitin 1774. Libri është tregimi imagjinar i letrave të shpërndara nga Werther, për të dashurën e tij Carlotta. Dhe kur ato refuzohen, Werther vetëvritet.
/Kuriozitete & Enigma/
 
Titulli: Të gjitha dashuritë e botës

Eh, iku koha kur rrezikohej shume per dashuri.

Po mendoje se cfare do shkruajne pas 1000 vjetesh, pasardhesit tane, per dashurite e sotme, apo si do jene dashurite pas 1000 vjetesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top