Të gënjesh është një stres i vërtetë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të gënjesh është një stres i vërtetë

Sipas një studimi amerikan, duke thënë shpesh gënjeshtra, mund t’i shkaktoni një gjendje tensioni dhe ankthi shëndetit. Duke qenë të sinqertë, favorizoni një mirëqenie psiko-fizike


lie.jpg


Personat që thonë të vërtetën, përveçse janë në paqe me ndërgjegjen e tyre, kanë gjasa të gëzojnë një shëndet të mirë si nga ana psikologjike, ashtu edhe fizike. A ju ndodh shpesh t’i zmadhoni pak gjërat, për shembull një histori normale ta ktheni në tragjedi? Apo t’i justifikoni vonesat, duke përdorur çdo ditë nga një justifikim absurd? Ose më keq akoma, të shtireni sikur papritur nervozoheni me kolegët për punën, se doni të dilni me partnerin për të pirë një birrë? Duhet të dini se në të gjitha rastet, keq është për atë që mërzitet, sepse përveç shqetësimit moral dhe psikologjik që shkakton kjo te disa persona, vihet në rrezik edhe shëndeti juaj. Duhet të dini se duke thënë gënjeshtra, i bëni keq vetes. Kjo është vërtetuar edhe nga një studim. Disa shkencëtarë amerikanë të universitetit të “Notre Dame” (Indiana) kanë zbuluar se thënia e gënjeshtrave mund të nxisë shqetësime të tilla si dhembje koke dhe ftohje, por edhe shfaqjen e shenjave të melankolisë e depresionit.

Zbulimi i studiuesve amerikanë është fryt i një analize që ka zgjatur dhjetë javë dhe që është provuar te 100 vullnetarë të të dyja gjinive, me moshë nga 18 deri në 71 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit u ftuan t’i nënshtroheshin, javë pas jave, makinës së të vërtetës dhe t’i përgjigjeshin disa pyetjeve rreth zakoneve të përditshme. Në fakt, eksperimenti kishte një ndryshim: njërit grup pjesëmarrësish, ekspertët i rekomanduan të thoshte gjithnjë të vërtetën dhe të merrte në konsideratë faktin që nëse grupi tjetër gënjente, mund të mos përgjigjeshin për pyetjen në fjalë dhe të kërkonin që të kalonin te tjetra. Grupit tjetër të vullnetarëve nuk iu tha asgjë.

Përfundimi? Grupi i parë i vullnetarëve, ose më saktë ata që nuk mundën t’u përgjigjeshin disa pyetjeve në vend që të gënjenin, tregoi se gëzonin shëndet të plotë dhe kishin një gjendje më të mirë psiko-fizike. Nga ana tjetër, vullnetarët që gënjyen, dhe në veçanti ata që thanë të paktën tri gënjeshtra në javë, treguan shenja shqetësimi. Arsyeja? Të thuash gënjeshtra do të thotë ta zhysësh trurin në një punë të vështirë, që i kushton shtrenjtë shëndetit dhe dihet që stresi është shumë i dëmshëm. Për pasojë, mund të shkaktojë dobësim të sistemit imunitar – që ndryshe përkthehet në dhimbje shqetësuese siç është ajo e kohës, dhimbja e fytit, ftohja – dhe prekjen më lehtë nga problemet e depresionit.

Kjo nuk është hera e parë që vesi i të gënjyerit studiohet shkencërisht. Në të kaluarën, studimet e bëra përtej oqeanit janë marrë me llogaritjen sesa gënjeshtra thonë amerikanët mesatarisht në 11 javë. Duke treguar të vërtetën, ulet niveli i stresit. Nuk është aspak mirë të gënjesh, sepse përveçse jeton me një konflikt të brendshëm, shton edhe peshën e rëndë të tensionit në jetën e përditshme. Ndaj specialistët këshillojnë që si terapi, çdo njeri të praktikojë ndershmërinë. Benefitet do të vëreheshin veçanërisht në nivelin social.

g.shqip
 
Titulli: Të gënjesh është një stres i vërtetë

Personat që thonë të vërtetën, përveçse janë në paqe me ndërgjegjen e tyre, kanë gjasa të gëzojnë një shëndet të mirë si nga ana psikologjike, ashtu edhe fizike.

Shume e vertete .

Kot nuk thone, qe genjeshtrat - te demtojne shendetin.
 
Titulli: Të gënjesh është një stres i vërtetë

Stres eshte....ec e mbaj mend gjith ato genjeshtra!
 
Titulli: Të gënjesh është një stres i vërtetë

Te genjyerit nganjehere vertet qe te shpeton nga nje situate por me pas me kohen shnderrohet ne stres nga frika se mos zbulohet dhe ne rastin se zbulohet duhet te jesh e pergatitur per te arsyetuar genjeshtren ahaha ,nje stres me vete e kjo...Kshu qe thoni gjithnje te verteten o njerez pavaresisht kostos qe ajo mund te kete!
 
Titulli: Të gënjesh është një stres i vërtetë

Nuk genjej.....thjesht evitoj situaten ku sdua te them nje te vertet!
 
Titulli: Të gënjesh është një stres i vërtetë

Dihet qe genjeshtra eshte labirinth stresi hahahahaha :P
Edhe keta studiusit ma.
 
Titulli: Të gënjesh është një stres i vërtetë

Dihet qe genjeshtra eshte labirinth stresi hahahahaha :P
Edhe keta studiusit ma.

Njoh njerez qe genjeshtren e kane njehesuar tek vetja.
Bile duhet ti degjosh versionin e pare....sepse me ate bisede nuk do w degjosh ne ate variant.

Deri aty ku nuk preket asgje jotja je ok....me pas dhiten gjerat
 
Titulli: Të gënjesh është një stres i vërtetë

Njoh njerez qe genjeshtren e kane njehesuar tek vetja.
Bile duhet ti degjosh versionin e pare....sepse me ate bisede nuk do w degjosh ne ate variant.

Deri aty ku nuk preket asgje jotja je ok....me pas dhiten gjerat


Mendoj qe njerzit qe genjejne rreth vetes apo vertetsis se ngjarjeve te tyre,apo tjerve qofshin,vuajne nga personaliteti i pa formuar mire,kane inferioritet ne vetvete,,shkurt eshte sintom e njerzve qe jane mes vemjes dhe endrres per mos te qene te tille.
 
Titulli: Të gënjesh është një stres i vërtetë

Nga ky lloj stresi po vuajne politikanet tane.
 
Titulli: Të gënjesh është një stres i vërtetë

Une them e keqja e te gjithave eshte te genjesh veten
 
Stres kur ke 1 ndergjegje dhe te bren pa perndryshe ca e kane kshu si ushqim te perditshem.
 
Nga ky lloj stresi po vuajne politikanet tane.

ne nje gazete para pak dite ishte nje artikel: Shihet se pol. jane genjyesit me te medhenj… :) dhe nese ndalemi ketu, sikur te ishin vetem ata, do e dinim deren ku te cekim per permiresim….por kur ka shumeperfshirese apo gjithperfshirese, aty eshte çeshtja me serioze problematike tani, sepse do mbetemi perher beso e mos beso - ne pikepyetje.
 
Genjeshtra eshte bere si institucion tanime...genje genje se dic do mbetet!
Ja kete problem kam une....qe nuk mesova te genjej, sepse edhe nese do mundohem , do tradhetoj veten...
 
Back
Top