Të flirtosh në palestër? Përse jo, ja disa rregulla

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të flirtosh në palestër? Përse jo, ja disa rregulla

palester.jpg


E ku ka rast më të mirë se të flirtosh në palestër? Të gjesh partnerin në stërvitje e sipër, është e lehtë: ja se si të veprojmë. Kur bëjmë ushtrime fizike, japim më të mirën tonë; jini të kujdesshëm të evitoni ata që nuk ju pëlqejnë, dhe të afroheni me të tjerët. Nëse shtojmë se palestra është një vend ku i lëmë mënjanë mendimet dhe tensionet për t’u relaksuar dhe përqendruar në mirëqenien tonë, eh… jemi shumë mirë! Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të hapni sytë dhe të përpiqeni të gjeni nëse një zotëri i denjë po stërvitet me ju.

Të nisësh një marrëdhënie nuk është e vështirë: atëherë ja disa këshilla për të flirtuar!


اështje pozicionesh: Të krijojmë miqësi ndërkohë që po bëjmë një ushtrim yoga apo duke shkundur tendinat tona me teknikat e dr. Pilates, dhe ndërsa përfaqësuesit e gjinisë mashkullore fillojnë të ngrenë pesha, midis një mësimi Zumba dhe një karateje tjetër, është shumë e lehtë. Në palestër, ne mund të zgjerojmë lehtë rrjetin tonë të miqve dhe të njohjeve dhe të flirtojmë me djalin që e kemi ëndërr dhe që ia kemi vënë syrin prej kohësh. Por si? Për shembull duke e pyetur nëse po e bëjmë një ushtrim saktë apo jo. Mund të kërkoni ndihmë apo diçka që mund t’iu sugjerojnë. Ashtu thjesht sikur pimë një gotë me ujë!

Nga forma në substancë: Kështu nëpërmjet stërvitjeve mund të kalojmë nga palestra… në krahët e tij! Nga stërvitja tek takimi, hapi është i shkurtër. Përveç kësaj, kush nuk ka flirtuar në palestër, le të ngrejë dorën! Ne të gjithë duam të bëjmë një figurë të mirë, por për ata që nuk kanë lidhje (dhe mjerisht për ata që tashmë i kanë ato) frekuentimi i dhomës së palestrës është një domosdoshmëri për të goditur seksin tjetër, ndoshta edhe duke konkurruar përmes talenteve të tyre, qoftë fizike ose joshëse.

Rikthim në origjinë:
Sipas studimeve të fundit, palestra dhe mjediset sportive lartësojnë impulset e organeve të brendshme, sepse aktivizohen nga fiziciteti. Kur instinkti fokusohet në disa tipare të veçanta të trupit tonë ose në gjithë trupin, atëherë interesi bëhet i gjallë.

Nga ana tjetër, të shikosh është e ligjshme dhe shikimi pasqyron dëshirën: një procedurë e vërtetë që duhet ndjekur duke kaluar nga shakatë tek numrat e telefonit. Ideja është e ligë? Bëni një grup whatsapp mes shokëve tuaj të stërvitjes: duke pasur numrin e telefonit të personit që pëlqejmë do të jetë e lehtë dhe nuk kemi rreziqe, vetëm se duhet të veprojmë me kujdes.

Më pak është më shumë:
Ok, ne nuk duam të ekspozojmë veten shumë, por rrethimi i një numri të ekzagjeruar të miqve ka të ngjarë të na bëjë të padukshëm. Nëse doni të flirtoni mos e ekzagjeroni me takime pas ushtrimeve as me kafe përpara. Hidhini hapat me kujdes.

Shikoni rregullat: Si në të gjitha kontekstet, madje edhe në palestër duhet të respektohen rregullat jo të shkruara që është e rëndësishme për t’u ndjekur, nëse duam që stërvitjet të japin frytet e tyre. Para së gjithash, bëni kujdes me mënyrën si shfaqeni në palestër dhe me pastërtinë personale; kujdesuni për veshjen dhe sidomos për djersën. Edhe në palestër duhet të keni një look që nxjerr në pah bukurinë tuaj. Nëse i kemi flokët të gjatë, duhet të mundohemi të ndryshojmë model çdo herë: nuk ka rëndësi nëse ajo është bisht klasik kalë ose një chignon, një bishtalec apo një torschon: përpiqemi të jemi sa më të dëshirueshëm në çdo rast.

Truku ekziston: Kush ka thënë që në palestër duhet të jeni pa make-up? Ne femrave na pëlqen të jemi joshëse, por pa e ekzagjeruar duke përdorur një buzëkuq të lehtë dhe një parfum të mirë. Atëherë djemtë na shikojnë edhe më shumë, apo jo?

Shko me zbulimin: Kuptohet, që pas stërvitjes, duhet të relaksoheni. Nëse palestra është e pajisur dhe ka një zonë wellness me hidromasazh dhe sauna, takimi është pikërisht aty ku braktisja bashkohet me intimitetin: errësira do ta bëjë ambientin shumë të nxehtë! Palestra nuk është e pajisur? Asnjë problem! I propozoni atij një qendër wellness për të eksperimentuar: nuk ka gjë më të mirë se të jeni në çift që të ndani gjykimet dhe opinionet dhe pastaj t’i bashkoni në grup. Eksploruesit e vegjël po rriten…

gazeta-Shqip.com)
 
Ajtt tani,kush shkon palester?
Te na rrefeje? :P
 
no Thnx ... the worse thing u do , go there with this mind set. Lool
 
ثshtë një ambient interesant. Ka shumë djem e vajza që shkojnë në palestër me këtë si qëllim kryesor , ose një rrugë e dy punë.

Para 4-5 vjetësh më pëlqenin palestrat, po tani janë prishur. اfare nuk ka ardhur, e është krijuar një ambient jo i mirë, kështu që nuk shkoj më. Pëlqej më shumë të eci, ndonëse edhe rrugët nuk janë më ashtu siç kanë qenë.
 
Redaktimi i fundit:
Dhe une kam degjuar qe ne palester lindin romanca,,jam tu ik njehere :P
 
Te palestra ime eshte e ndare, femrat ne nje kat, meshkujt ne tjetrin...kshuqe ske as ca flirto e as ca gju lol
 
Une nuk shkoje palester fare. Me mjafton ne qytet tu ec pas noj femre te bukur :kapele: sa e gaboje dhe punen nojhere nga hutimi :kapele:
 
po rrugen per shpi e ngaterron? se ajo do ishte problem :P

Duke u kthy shpi s'kam humbe kurre :chh

Ne fakt une nuk shkoje pas femres por pas se bukures, pas artit, e kush s'do te bukuren e vrafte perendia ::kafe::
 
Ka lezet kur te ngacmojne ato bithperpjetat... lol te bejne te hash hekurin per me u duk... lol
 
perpara shkoja ku ishte vetem per femra.... por tani kam ne shtepi 4-5 mjete kryesore. Sme duhet te shkoj atje fare.


ne ato ku perzhen gjinite, nuk do shkoja fare.
 
I kisha heq ca pare menjeane per me ble nji makine te re, por u pa puna do hap palester.

Adresa; Afer lokalit Dashnorja Fundit pogradec.
 
ثshtë një ambient interesant. Ka shumë djem e vajza që shkojnë në palestër me këtë si qëllim kryesor , ose një rrugë e dy punë.

Para 4-5 vjetësh më pëlqenin palestrat, po tani janë prishur. اfare nuk ka ardhur, e është krijuar një ambient jo i mirë, kështu që nuk shkoj më. Pëlqej më shumë të eci, ndonëse edhe rrugët nuk janë më ashtu siç kanë qenë.

Nese frekuenton llojet e palestrave te tipit te vjeter ... ato te ambientit te vogel me trupa te medhenj te frikshem , kane nje mentalitet krej ndryshe nga k'to stallat e koperatives te medhaja, qe jane hapur ne mase.. k'tu ta shpifin.

Old schools , nuk te bezdis njeri ... edhe ndonjehere kur bien ne sy ndonje tip/e tek - tuk... nuk e perserisin per here te dyte, sepse bien ne sy qe e teprojne e nuk eshte ambienti i duhur.

Eshte per tu cuditur ne fakt, qe lloji i k'tyre meshkujve te medhenj/fuqishem ... kane shume respekt e kujdes ndaj femres/ ave, sic duket e kane nga disiplina e mentaliteti i ambientit.
 
Unë e mendoj kështu...

Këta trupmëdhenjtë që shkojnë nëpër palestra të vogla e të tipit të vjetër, zakonisht janë vendës, e vendesit kanë një kulture e karakter ndryshe nga te huajt e ardhur nga vendet e pazhvilluara.

Gjithashtu, një përshtypje tjetër imja është që... njerezit trupmëdhenj e të gjatë, në përgjithësi janë më seriozë e më fisnikë se ata trupvegjlit e të shkurtrit.
 
Kete jave po e rifilloj palestren. Ishalla ky vit eshte me i bereqetshem se ai i kalumi ishte i lodhur.

Kom harru edhe me flirtu c’eshte me e keqja.
 
Sinqerisht me vene syte naiher
neper kodra....keshtu kalimthi
por jo deri ne flirt...
personalisht preferoj orarin 19:00 me 22:00
sepse ska shume njerez!
pastaj ka plot nga ata/o tipet qe te zene vendin aty
edhe fillojne lozin me tel
apo bejne foto duke shtrembru buzet si rose lushnje torollake
e te prishin programin!
 
Ne palestrat shqiptare eshte e pamundur te flirtosh sepse shumica pjeshkave i ke me sy n'telefon gjithe kohes lol , vijne kot sa per p0rdhe.
Biles mu m'ik zari se mzejne dhe noi pajisje qe du me perdor :@
 
I came muskujt nga shtrengimi... syte venit nga ngritja me stil te gilave dhe shtanges... lene mo stres komplet per te na pa embel pjeshkat..:P
 
Back
Top