sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Shtatë pyetje të thjeshta për të kuptuar nëse ke krijuar varësi nga puna. Ja rreziqet për shëndetin mendor dhe fizik të atyre që janë të fiksuar pas punës
Në këtë kohë krize, të gjithë ata që janë në punë mundohen ta mbajnë fort atë. Përndryshe i pret fati i miliona të tjerëve që luftojnë çdo ditë për ta gjetur. Por ka edhe nga ata që janë krejtësisht të fiksuar, saqë nuk mendojnë për gjë tjetër: email-e që lexohen edhe në shtrat në mbrëmje apo kur je me pushime, mendime që i kthejnë gjithmonë në zyrë edhe kur janë duke ngrënë darkë me miqtë, dhe tendenca për të qëndruar me orë të zgjatura edhe kur nuk është aspak e nevojshme. Për të kuptuar nëse keni krijuar varësi ndaj punës, apo jeni bërë, ashtu siç e quajnë amerikanët, “workaholic”, na vjen në ndihmë testi i parë shkencor i publikuar nga disa kërkues norvegjezë dhe anglezë në “Skandinavian Journal of Psychology”.
Shtatë pyetje të thjeshta
Ajo që bie në sy nga ky test është pikërisht thjeshtësia e tij. Mjaftojnë vetëm pak minuta për t’iu përgjigjur shtatë pyetjeve të lehta, të hartuara nga psikologët pas analizimit të 12 mijë të punësuarve në 25 kompani të ndryshme.
1) Mendon shpesh e si të gjesh kohë për të punuar më shumë;
2) Të ndodh shpesh të kalosh në punë më shumë kohë se sa e kishe planifikuar;
3) Punon për t’u ndier më pak në faj/në ankth, në depresion apo për të hequr ndjesinë që je i paaftë;
4) Të tjerët të thonë shpesh se duhet të punosh më pak, por ti nuk i ke dëgjuar kurrë;
5) E ndien veten të stresuar kur për ndonjë arsye nuk mund të punosh dot;
6) Për shkak të punës vendos gjithmonë në plan të dytë dëshirat e tua, aktivitetet e kohës së lirë, ushtrimet fizike;
7) Punon aq shumë sa kjo po ndikon negativisht në shëndetin dhe mirëqenien tuaj;
اdo pyetjeje mund t’i përgjigjeni me kurrë, rrallë, ndonjëherë, shpesh apo gjithmonë. Nëse u përgjigjesh të paktën katër prej tyre me “shpesh” apo “gjithmonë” ka shumë mundësi të cilësohesh si “i droguar nga puna”.
Puna para së gjithash
“‘Bergen Work Addiction Scale’ është testi i parë në botë që është provuar te pacientët. Ai arrin të dallojë shumë mirë ata që janë të varur nga puna apo jo, duke analizuar shtatë aspekte të rëndësishme që duhen marrë në konsideratë edhe në rast varësie nga substancat apo nga sjelljet e çfarëdo lloji. Ai vlerëson gjithashtu rëndësinë që merr objekti i varësisë në jetën e pacientit, modifikimet e humorit, toleranca, konflikti, dështimet dhe problematika”, shpjegon Cecilie Schou Andreassen, psikologia e Universitetit të Bergen-it që ka koordinuar studimin. Kur je një “workaholic” në fakt, puna vjen para së gjithash, para familjes dhe miqve, të qëndruarit në zyrë ju ndryshon humorin, ke prirje për të punuar më shumë sesa është e nevojshme dhe kur je me pushime. Po ashtu, në shtëpi, larg zyrës dhe kompjuterit e ndien veten në faj dhe ankth.
Pasojat: Nuk është hera e parë që propozohet një test për të kuptuar nëse dëshira për punën është patologjike: madje në SHBA ekziston edhe shoqata e “Njerëzve të varur nga puna” që ka propozuar një test prej 20 pyetjesh. Testi i ri është shumë i thjeshtë, por mbi të gjitha efikas, dhe kjo sipas, Andreassen, mund të kontribuojë në rritjen e përgjegjshmërisë mbi një shqetësim që është e vështirë për t’u pranuar edhe me vetveten (të jesh hiperproduktiv sot konsiderohet një detyrë sociale). “Për fat të keq sot kufiri mes jetës private dhe punës është gjithmonë e më i hollë: falë teknologjive të reja jemi gjithmonë të arritshëm dhe kjo ka sjellë një rritje të rasteve që kanë krijuar varësi nga puna. Fakti që nuk arrijmë dot të shkëputemi mund të krijojë probleme serioze. Përveç konflikteve në familje që janë të pashmangshme, pasi mendja është diku tjetër, të “droguarit pas punës” janë më të ekspozuar ndaj pagjumësisë, ankthit, stresit dhe shqetësimeve të natyrave të ndryshme, përfshi këtu edhe ezaurimin nervor që arrihet kur nuk ke më resurse mendore dhe fizike”, thotë psikologia. Për të evituar që të arrish deri këtu është mirë të përpiqemi të kuptojmë nëse raporti ynë me punën nuk është ai i duhuri, dhe në këtë rast duhet kërkuar menjëherë ndihmë për të rigjetur ekuilibrin.
Shenjat: Email-e që lexohen edhe në shtrat në mbrëmje apo kur je me pushime, mendime që i kthejnë gjithmonë në zyrë edhe kur janë duke ngrënë darkë me miqtë, dhe tendenca për të qëndruar me orë të zgjatura edhe kur nuk është aspak e nevojshme
Testi: Për të kuptuar nëse keni krijuar varësi ndaj punës, apo jeni bërë, ashtu siç e quajnë amerikanët, “workaholic”, na vjen në ndihmë testi i parë shkencor i publikuar nga disa kërkues norvegjezë dhe anglezë në “Skandinavian Journal of Psychology”
Problemet: Përveç konflikteve në familje që janë të pashmangshme, pasi mendja është diku tjetër, të “droguarit pas punës” janë më të ekspozuar ndaj pagjumësisë, ankthit, stresit dhe shqetësimeve të natyrave të ndryshme, përfshi këtu edhe ezaurimin nervor./ Shqip