Te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni.

orakulli

Anëtar i Respektuar
N
“Në kohën kur po festohej 100 vjetori i Alfabetit të gjuhës shqipe, mbi dy mijë familje shqiptare janë shkelur nga çizmet dhe thundrrat e njësive speciale maqedonase. Në kohën kur po hapej muzeu i lirisë, shqiptarët arrestohen, bastisen dhe maltretohen në forma të ndryshme nga dhuna policore”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë një takimi me qytetarët në Kumanovë. Sipas tij, gjithë revolta e shqiptarëve do të jetë e organizuar në formë demokratike nëpërmjet protestave, demostratave dhe formave të tjera demokratike.
Ai tha se është e pakuptimtë se si policia e Maqedonisë burgosë mbi 200 shqiptarë, më pas lirohen 160 veta dhe ndërkohë sërish i arreston 40 prej tyre, pa dhënë asnjë llogari, pa kërkuar falje apo pa shpjeguar përgjegjësi.
Thaçi njoftoi se shqiptarët janë degraduar tejmase nga ana e faktorit politik maqedonas në qeverisjen aktuale.
“Në çdo qytet me shumicë shqiptare dhe në vendbanime të tjera janë shkarkuar shqiptarët nga funksionet e tyre dhe në vend të tyre emërohen maqedonas. Buxheti i shtetit favorizon Universitetin e Shtipit, ndërsa diskriminohet tejmase dhe i shkurtohet buxheti Universitetit të Tetovës”, deklaroi kryetari i PDSH-së, duke shtuar se ministrat shqiptarë janë të injoruar nga partneri i tyre qeveritar VMRO-DPMNE. Ai tha se i vetmi shpëtim për BDI është që të tërhiqet nga Qeveria, ndërkohë konfirmoi se është i gatshëm për t`u ulur me Ali Ahmetin, vetëm e vetëm nëse do të merren për bazë gjashtë kërkesat e PDSH-së, që kanë të bëjnë me ligjin e ri për gjuhën shqipe, anëtarësimin në NATO, ligji për amnesti dhe mbyllja e rasteve të kthyera të Hagës, ligji për UاK-në dhe përfaqësimi në institucione,etj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top