Te drejtat e njeriut

redi-

Anëtar i Respektuar
Te drejtat e njeriut shprehin nje sere te drejtash themelore qe zoterojne njerezit ne menyre te bashkelindur thjesht si rrjedhoje e qenjes se tyre njeri.Ndersa ne boten perendimore keto te drejta u arriten pas nje lufte te gjate e te ashper kunder autoriteteve politike.Ne boten perendimore mendimi se njerzit, vetem pse jane njerez zoterojne nje sere te drejtash ne menyre te bashkelindur,i perket nje kohe shekuj me vone pasi Islami ia kishte njohur njeriut keto te drejta pa ndonje kerkese nga ana e tij.Se pari, inkuizicioni qe na kujtohet me djegien e njerezve persegjalli mbi turren e druve, eshte si nje lloj shenje dalluese e Europes se Mesjestes se ciles i pati vene vulen e vet. Kurse per ta kuptuar se ne c'gjendje ndodhej bota perendimore per sa i perket lirise se mendimit dhe ndergjegjes,mjafton te kujtojme gjykimin dhe burgosjen e Galileo Galileit pse pati thene :"bota rrotullohet",djegien e 400.000 librave me urdher te peshkopit te Aleksandrise ,djegien e Romes te Xhordano Brunos (1550-1600) si dhe "Naten e Shen Bartolemeut" te ngjare per shkak te kontradiktave doktrinare.
Shfaqja e pare te kufizimit te fuqise se pakufishme te autoriteti politik eshte arritje e "Magna Carta"-s ne Angli ne vitin 1215.Ne vazhdim te kesaj qene siguruar nje sere te drejtash per popullin me ane te dokumentave kufizuese plotesuese si "Petition of Rights" e vitit 1628,"Habeas Corpus Act" e vitit 1679 etj.Keto dokumenta pranohen si perpjekjet e para ne bote drejte formulimit te nje kushtetute.Nderkaq duhet theksuar se pergjithesisht,te gjitha keto u perkisnin posacerisht nenshtetasve anglez.Ne boten perendimore,dokumenti qe ben fjale per here te pare ne dimensione nderkombetare mbi te drejtat e njeriut eshte "Deklarata e te Drejtave te Njeriut" e vitit 1789.Kjo u ideua nga filozof dhe ekonomiste si Fenelon,Monteskje,Volter,Zhan Zhak Rusto.Por ne vitin 1814 deklarata u shenderua ne nje dokument qe siguronte vetem te drejtat e nenshtetasve fraceze,njekohesisht duke u theksuar si nje favor i mbretit per ta.Ne vitin 1948 u shqyrtua deklarata nga Delegacioni i Pergjithshem i Kobeve te Bashkuara, duke marr ne shqyrtim 31 nene.Ata qe ne nenin e pare pranuar barazite mes njerezve dhe ndalimin e dallimeve racore por qe ne praktike vazhduan te vepronin ne kunder te kesaj.
Nderkohe Islami qe ne kohen e Muhammedit a.s ekzistonin ne menyre te qarte te drejtat e njeriut.Nderkaq nuk mund te mendohet qe keto te drejta te permbahen ne botekuptimin Islam te mund te ekzistonin ne terminologjine e sotme, sepse jane shume te avancuara se te drejtat e sotme per sa i perket pranise se permbatjeve dhe synim,madje, edhe si entitet edhe si rendesi qe u jepet.Sepse sic ka thene edhe francezi Rozhe Garodi i cili ka pranuar islamin qe thote:
"Kur'ani eshte nje liber qe u paraprin shekujve!"
Botekuptimi Islam ka dy burime baze: Lirbirn e shejte Kur'anin dhe traditen e Profetit Muhammed a.s.,gjithashtu ka: analigjine (Kijas,metoda analogjike e nxjerrjes se konkluzioneve te reje),Konsensi (Ixhma) qqe jane detyruar te mbeshteten ne dy burimet e para.Allahu ne Kur'an thote:"Hyni qe te gjithe se bashku ne Islam ose ne paqe" "Bekare 208"
Ketu ka mendim te njezeshem se me fjalen "Islam"nenkuptohen fjalet "Sulh d.m.th paqe"dhe "musalemet d.m.th pajtim".Nga ana tjeter Muhammedi a.s.duke e konsideruar tere njerezimin si nje familje e vetme,ka thene se njerezit jane "iljalullah" d.m.th familja e Allahut.Fjalimi (Hytbja) qe mbajti Ebu Bekri kur u zgjodh udheheqes ka qene:
"O njerez!Megjithse nuk jam me i miri nder ju,jam vene ne krye tuaj.Po qe se kryej detyren ashtu sic duhet,ndihmomeni;po u gabova,tregomeni rrugen e drejte!Drejtesia dhe ndershmeria jane respektimi i amanetit,kurse genjeshtra eshte tradhetim i amanetit.I dobeti nder ju eshte i fuqishem gjersa ti kthehet e drejta e rrembyer.I fuqishmi nder ju eshte i dobet gjersa t'i merret e drejta qe ua ka rrembyer te tjereve.Po qe se nje komb e le bindjen ndaj Krijuesit bie ne mjerim.Po qe se ne nje komb sundon dhe vepron e keqja domethene e keqja duket si e mire, i tere kombi bie ne fatkeqsi,Per sa kohe qe une t'i bindem Krijuesit dhe Profetit te tij edhe ju me bindmuni mua; poqe se une dal kunder tyre ju s'jeni te detyruar te me bindemi mua!Ejani ne namaz (lutje,adhurim ndaj Krijuesit)!Zoti na befte te gjitheve te denjte per meshiren e Tij."
Perzgjodhi: Gezim Kopani,Libri "Botekutimi Islam"/kapitulli: Parmi i humanizmit.
Burimi:http://www.facebook.com/notes/shoqa...islame-puke/te-drejtat-e-njeriut/446100007577
 
Back
Top