Te drejtat e femres muslimane!

Titulli: Une jam Muslimane!

shume e vertet, dicka qe kam dashur gjithnje ta cek. Shoh nena qe vishen me hijab dhe vajzat e tyre te moshes 4-5 vjec te veshura e ato.
Per mua ajo eshte dhune psikologjike , Nese ti vendose te jesh myslymane me deshiren tende...perse i imponohesh tjetrit dhe akoma me keq Femijes???
Nje dite me qelloi te ecja perkrah nje zonje me femijen dhe e bija pervec se ngaterrohej me ate veshje (imagjinoni nje femije 5 vjec) i thosh te emes - mami do ikim te lodrat?
Mami i thosh- jo se nuk na le babi!
ajo ca kuptova ishte se si mamaja si femija ishin te dhunuara per veshjen e tyre.

epo ky eshte farsitet....ato tipe femrash fillojne urrejne zotin dhe jeten ne teresi. Ose jam gabim se di
 
Attachments

  • Islam%2Bwomen.jpg
    Islam%2Bwomen.jpg
    81.5 KB · Shikime: 0
  • Islam%2Bwomen.jpg
    Islam%2Bwomen.jpg
    81.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Po mendohem te them nje JO te thate apo ta zgjeroj. Hmmm.

Po e shtjelloj here tj :)
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Pergjigja ime ketu, eshte komplet ne kete video:

[video=youtube;wlE5-qEsibU]https://www.youtube.com/watch?v=wlE5-qEsibU[/video]
 
Titulli: Une jam Muslimane!

shume e vertet, dicka qe kam dashur gjithnje ta cek. Shoh nena qe vishen me hijab dhe vajzat e tyre te moshes 4-5 vjec te veshura e ato.
Per mua ajo eshte dhune psikologjike , Nese ti vendose te jesh myslymane me deshiren tende...perse i imponohesh tjetrit dhe akoma me keq Femijes???
Nje dite me qelloi te ecja perkrah nje zonje me femijen dhe e bija pervec se ngaterrohej me ate veshje (imagjinoni nje femije 5 vjec) i thosh te emes - mami do ikim te lodrat?
Mami i thosh- jo se nuk na le babi!

ajo ca kuptova ishte se si mamaja si femija ishin te dhunuara per veshjen e tyre.

epo ky eshte farsitet....ato tipe femrash fillojne urrejne zotin dhe jeten ne teresi. Ose jam gabim se di

Nuk mundet nje femije 5 vjec ti vesh shami, kjo eshte cnjerezore dhe ku e gjen ky prind te drejten te ndermarre nje veprim te tille kur femija e tij eshte nje nje mosdije komplet, nuk ka vendos per kete gje vete.

Ja perse i gjykojme ne, se normal te dehgjosh gjera te tilla, apo te shohesh nje femije ne moshe te njome me shami te vjen te thuash: po jane ne terezi keta.

Nuk aplikohen te drejtat themeleore te grate muslumane...edhe aq me shume kur ketu ne shqiperi (e kam vene re edhe ketu ne elbasan) qe shume femra po ven shami ose adoleshente duan te vene shami, por pastaj kur kalon ajo faza qe e donin vjen edhe ajo tjetra qe duan ta heqin...sepse per fat te keq ka edhe keqinformim ose keqperdorim te venies se shamis, nuk e shohin si dicka te brendshme por sepse keshtu duhet....Prandaj para se nje femer muslumane te veshi shamin duhet te dije, duhet ta ndjeje... se muslumanen nuk e ben shamia mendoj e aq me shume kur as nuk e njeh mire fene tende...apo ec vem shamin e ta marrim te drejta qe sna takojne..
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Ky rasti i Monique me kujtoi nje dite ne bus nje vajze e vogeel qe sapo hyri iu drejtua nje grua
e panjohur...selam alejekum ( apo ai eshte kjo pershendetja) dhe vajza i pergjigjet.

Si behet kjo? Une dua qe vajza ime te vishet me minifustane me kordele ne koke te luaje...ashth si nje femi.
Jo ti mesoj arabisht.
Me aq sa une di kam pare kam lexuar skane.
Dhe te mohosh ate qe shihet me sy hapur jo sikur ke proshuta ne sy qe ata na qenkan te emancipuara
jane te kenaqura keshtu etj eshte budallek.
E nisim nga veshja. Do thoja burgosje...vere dimer duke plasur nje veshje uniforme me dy gisht sy jashte.
O femrat psh ne Arabi them marrim rastin ekstrem jane sh te levizuea..e ndaj burrat i mbulojne
ose burrat jane sh manjake perverse te felliqte patriarkal dhe spysin kund per dinjitet femre.

Ku pyet per dinjitet femre kur nuk respekton gruan dhe martohesh me 4 -5 te tjera.
Si pyet per meshire kur ne rastin e nje "mekati" e vret me gure.
i ben synet
I keqtrajton.
Ska te drejte pune.
Nje thes vetem per kalamaj
Ska te drejte arsimi pervec Kuranit
Martohen pa deshire
Shiten si skllave
Jetojne si skllave
Femra myslimane eshte e forte :) sepse mbart mbi supe dhunen e atyre burrave hipokrit
monstruoz dhe barbar.
Femra myslimane eshte e pafuqishme sepse jeton ne nje bote mashkullore te pacipe.

Mendoj se kam marre rastet ektreme por doja te dilja ketu qe eshte e shtypur asnje se mohon :)
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

po bjerini icik shkurt se kush lexo gjith ate...
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

po bjerini icik shkurt se kush lexo gjith ate...

Po tani sjemi ne pazar ketu duke shit banane dhe te them vetem dy fjale
hajde bananeeee 7 cope 1 mije lek ( ia sa lire i shes lol)

Mendoj se derisa po bejme nje debat do kete dhe ca llafe me sh.
Si i thua ti kur femren i shperftyrojne fytyren me acid qe te mos kete te ardhme?
E dreje e femres myslimane?

Te lutem ajo fjale seshte ne fjalor haha
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Si si? i shperfytyrojn femres myslimane ftyren me acid qe ajo te mos ket te ardhme? kush e bo kte... mos ja fusni kot!
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Si pyet per meshire kur ne rastin e nje "mekati" e vret me gure.

Per kete meshire po flet, apo po harron ?

Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.Leviticus 24:16

....që të dy do t`i çoni në portën e atij qyteti dhe do t`i vritni me gurë, dhe ata do të vdesin: vajza sepse, ndonëse ishte në qytet, nuk bërtiti, dhe burri sepse ka çnderuar gruan e të afërmit të tij. Kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt. Deuteronomy 22:24.

atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë Rrugaçe në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj, Deuteronomy 22:21

do ta çosh në portat e qytetit tënd atë burrë ose grua që ka kryer këtë veprim të keq, dhe do ta vrasësh me gurë atë burrë ose atë grua; dhe kështu ata do të vdesin ,Deuteronomy 17:5

Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin,por duhet të nënshtrohen,sikurse thotë edhe ligji.Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë,le të pyesin burrat e tyre në shtëpi,sepse është E TURPSHME për gratë të flasin në kishë.”1KORINTASVE 14:34-35

Po ti a flet apo hesht ne kishe ?

Nejse, mora vetem rastet ekstreme :p
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Loverboy ti je shum i dhon mas ktyne gjonave.. bravo i papam je!
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Devil, nuk eshte se jam i dhanen (po shprehna kosovarqe), po videon e solla tamam per kete teme, gje qe Nicktjeter as qe e ka shiquar madje, se po ta kishte shiquar, keto fjale nuk i kish thene. T'gjitha ato SHKELJE qe i ka cekur, asnjera femer ketu me mbulese ne forum, madje as gruaja ime nuk i ka, por e kunderta, eshte shkolluar, ka diplomuar, punon, etj etj. Nejse, eshte shume e thjeshte. Islami nuk mesohet nga bbc e nbc sic tha ai Halid Jasin ne video. Me cuditin njerezit kur mundohen ta shikojne berllogun e te tjereve, kur ka plot para deres t'vet.
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Lover nganjehere realiteti ben diferencen. Cfare ndodh ne te verte ne boten "perendimore" le te themi
dhe cf ndodh ne ate te lindjes. Te lutem shume tashi nese do debat te shendoshe jep pergjigje te shendosha
jo obeze :p

Devil yyy sa bejne ketaaa lol
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

po pra po ate po thoja dhe un nejse se po pertoj me lexu ishalla sme keni shajt!
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Po tani sjemi ne pazar ketu duke shit banane dhe te them vetem dy fjale
hajde bananeeee 7 cope 1 mije lek ( ia sa lire i shes lol)

Mendoj se derisa po bejme nje debat do kete dhe ca llafe me sh.
Si i thua ti kur femren i shperftyrojne fytyren me acid qe te mos kete te ardhme?
E dreje e femres myslimane?

Te lutem ajo fjale seshte ne fjalor haha

ti po merr per baze ate liber qe une citova (e djegur per se gjalli) nje rrefim real dhe shume trondites. Por je sekonde te ndalemi pak.
Une shoh qe po ngaterrojme fene me kulturen.
Po flasim per nje kulture qe lidhet me vende per te cilat ne dime shume pak ...
Por edhe te dija me shume eshte dicka per te cilen nuk i jap kompeteca vetes te flas. Ne boten arabe dime qe ka nje menyre te jetuari ,konceptuari totalisht ndryshe nga ajo ku ne jemi pjese.
Dhuna tek femra ne shqiperi nuk vjen vetem se jane myslyman, por sepse jane te edukuar keq , dhe pa e zgjatur fare fajtore jemi serisht ne!
jemi ne qei lindim, jemi ne qe i edukojme....mos harrojme se ceshtja duhet marre e analizuar ne thelb.

nje nene e mire nuk e edukon femijen me idene se nena duhet e nusja rrihet....sepse kjo eshte ajo loja e boomerang

tani une jam dakort shume kur behet fjale per shume fenomene jo te kendshme qe ndodhin ne ndjekjen e ketyre ritualeve fetare, prandaj une si praktikoj, prandaj ti si prakton,sepse ne fund jemi te lire te bejme ate qe mendojme me te mire per veten...por pa e gjykuar ate tjetrin qe ben nje zgjedhje ndryshe nga ne.
nese ti e une respektojme diversitetin....padikustim edhe ata na respektojne ne!
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Vetem i gjo se kam kuptu kurre un!
Bota perendimore po mytet nga pornografia dhe se gjyko njeri... edhe nga shum te tjera po kte e mora si shembull!
Nderkohe qe rrin e meren me myslimanet se pse ato mbajne shami ne koke...!
Tashi un se kuptoj kte... Por mendoj se ajo eshte kulture dhe nuk besoj se keto femra i detyro njeri me majt perçe!
Gjithsesi un nuk mor vesh shum nga kto gjona...
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Per kete meshire po flet, apo po harron ?

Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.Leviticus 24:16

....që të dy do t`i çoni në portën e atij qyteti dhe do t`i vritni me gurë, dhe ata do të vdesin: vajza sepse, ndonëse ishte në qytet, nuk bërtiti, dhe burri sepse ka çnderuar gruan e të afërmit të tij. Kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt. Deuteronomy 22:24.

atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë Rrugaçe në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj, Deuteronomy 22:21

do ta çosh në portat e qytetit tënd atë burrë ose grua që ka kryer këtë veprim të keq, dhe do ta vrasësh me gurë atë burrë ose atë grua; dhe kështu ata do të vdesin ,Deuteronomy 17:5

Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin,por duhet të nënshtrohen,sikurse thotë edhe ligji.Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë,le të pyesin burrat e tyre në shtëpi,sepse është E TURPSHME për gratë të flasin në kishë.”1KORINTASVE 14:34-35

Po ti a flet apo hesht ne kishe ?

Nejse, mora vetem rastet ekstreme :p

Ke haber ti se ne c'kohe eshte shkruar keto qe sjell??
Te pakten 1000 vjet para islamit, aty ku edhe bazohet edhe kurani yt. Kurani eshte Bibel(ebrajke) /tung
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Kjo teme eshte pak me spec :D

Tani duhet ndare kjo pyetje por dy tipe femrash muslimane.Per ato qe ndjehen mire dhe jetojne te lumtura besimin e tyre me vullnetin dhe deshiren e tyre dhe ato te cilat detyrohen te jetojne sipas besimit te cilit i perkasin.
Ne duhet te pranojme qe sado te pabesueshme te na duken, sado cenuese te na duken disa norma e rregulla te besimit musliman nese nje femer i ben me vullnetin e saj sepse keshtu ndjehet e lumtur atehere keto femra i kane te gjitha te drejtat, i kane te gjitha te drejtat qe ato deshirojne dhe s`na takon neve tu themi atyre cfare eshte liria dhe e drejta e tyre.
Tjeter gje eshte ama kur femra qe i perkasin besimit musliman detyrohen te mbajne normat e rregullat e besimit.Ketu jam dakord une qe keto femra nuk kane liri dhe te drejta personale.
Si ti dallojme femrat e grupit te pare nga te dytat?
Per sa kohe femra vete thote qe ndjehet dhe eshte e lumtur duke jetuar si muslimane atehere s`kam arsye te mos e besoj.
Natyrisht kam edhe une dyshimet e mia mbi te drejtat e nje femre muslimane por e perseris-Per sa kohe femra vete deklaron qe deshiron te jetoje si muslimane per mua s`ka asnje shkelje te te drejtave te njeriut.Nuk jam dakord psh qe i ndalojne te kene patente shoferi dhe kjo ne vetvete perben nje shkelje te te drejtave te njeriut por edhe pse jam totalisht kunder kesaj , kjo s`do te thote qe femra nuk ka te drejta, por do te thote qe ka te drejta te kufizuara ne kete aspekt.
Atje ku femra detyrohet te jetoje si dicka qe nuk e ndjen dhe nuk e do atehere jam dakord qe i shkelen me te dyja kembet te drejtat dhe lirite personale.

Jam totalisht kunder qe femijet detyrohen te jetojne sipas fese se prinderve.E di shume mire qe prinderit duan te miren e femijes por femija ka te drejte ta zgjedhe vete fene e tij kur te jete ne moshe madhore.

Pastaj mendimi im personal ka qene eshte dhe do mbetet-Per sa kohe te drejtat dhe lirite e nje personi nuk cenojne te drejtat dhe lirite e nje personi tjeter atehere ato nuk kane as limit e as kufij!
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Monique nuk e kam lexuar ate te them te drejten. Jane me sh dokumentar
apo lajme ne gazeta dhe artikuj per te drejtat e femres.

Dakort qe ti thua me kulturen etj.
Atehere te them nje rast qe kam degjuar... burri nuk e lejon gruan te dale nga shtepia.
Keqtrajton..qe rreh me kamzhik...perdhunon...poshteron..
Nderkohe vete burri ama lexon Kuranin nderaa e ben.

Dua te dal ketu nje person e din cfare duhet te beje apo jo
pooor nuk e ben sepse femra ska vlera ne ate bote. Thjeshte nenshtrim...dhune.
 
po eshte e vertete kjo qe thua...edhe nje individ qe njoh une e ben kete ...nuk e shoh gruan e tij pa shenja turinjve
por ky ne dallim me kete qe thua ti rri gjithe diten rrugve dhe dredh zinxhiret dhe kuranin kam pershtypjen e perdor per nje funksion tjeter *respekt per temen)

mund ti veme ne nje peshore? Prandaj insistoj qe e gjitha kjo lidhet me edukaten qe ky njeri ka...jo me besimin qe ai ndjek
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Kam ca komshi familje marokine. Dhe i shoh kur dalin ne xhiro grate me veshjet e tyre tradicionale, por femijet (goca) e tyre njesoj si italianet. Mendoj qe ata duan ti japin drtejtim tjeter femijeve, te pakten ne pikepamjen e jashtme si veshembathje.
Disa femra te tjera te martuara kane ndryshuar veshjen komplet, dhe nuk i dallon me italjanet pervec se nga ngjyra e races nord-afrikane.

Por ka edhe raste ektreme qe degjohen ne tv, ku prinderit i kane vrar fare vajzat e tyre se donin te vishnin xhinks
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Islami apo dhe fete e tjera nuk te lejojne mundesine e zgjedhjes totale, ose me sakte totalisht tolerante apo dhe demokrate.

Per mos tu zgjatur, vajzave te forumit do ju drejtoja pyetjen:
A do benit te njejtat zgjedhje nese feja do ju impnohej dhe me dhune nese do jetonit ne familje me ekstreme fetare?
Mendoni se nje femer ne Marok, Arabi apo diku tjeter ka te drejten e vetvendosjes se zgjedhjes se jetes se saj?

Islami nuk eshte krim dhe i impnuar tek ju pasi me se shumti jetoni ne nje vend me te drejte zgjedhje, jetoni ne vende multi fetare, ju keni zgjedhur te besoni pa u shtrenguar, keni zgjedhur te respektoni rregullat fetare per te qene te devotshem dhe te rregullt apo ne harmoni me familjet tuaja, ju keni zgjedhur dhe eshte zgjedhja juaj ose ju eshte impnuar ne kulture dhe jo ne dhune por
a do ishte kjo harmoni nqs feja do vinte me shtypje?
Cfar ka diktatura me pak apo me shume se nje fe pa te drejte zgjedhje?
Cfar roli keni ju si femra ne shoqerine e nje feje pa te drejte zgjedhje?
A keni ze?
A keni rendesi me teper se nje qenie "pjellore"?
Do ishit keto qe jeni sot?

Ndiheni te diskriminuar? Sbehet fjale vetem per Islamin, dhe krishterimi ka pasur kohera te tilla, sa luftra jane bere ne emer te kishes?

Mendim personal per diskriminimin ndaj shamise...
Nese do isha boss i nje kompanie nuk do e lejoja dhe jo per diskriminim ndaj fese apo shamise ne vecanti, nje komani eshte private dhe vepron ne perputhje me politikat qe ai i ka vene vetes... nje biznes nxjer ose menaxhon gjithmone nje produkt, produkt qe duhet shitur dhe per hir te vertetes ne shume raste perdoret imazhi vizual i personave, meshkuj me kostum dhe femra me kostume, madje mund te shtojme ketu dhe pak gjoks dhe shale, disa do e lidhin me "te perdalen" por eshte vetem imazhi i personalit, per ta ber me konkrete do ishte njesoje si sdo lejoja nje person femer apo mashkull te me vinte ne zyre me kostum sportiv NIKE dhe keshtu me rradhe!

Shkolla: Kjo eshte pak e komplikuar por iki me idene e zgjedhjes, nuk do me pelqente qe nje femer te mbulohej nen moshen 15 vjecare, nje njeri duhet te jetoj dhe nje person moral mund te jetoj dhe pa shami deri ne momentin qe te kete pjekurine minimale te zgjedhjes per vete nese do ta vendosi apo jo.
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Un e kam lexu librin ,,xhevahiri i medines ''dhe them sinqerisht aqe bindshem eshte shkrua ai liber sa te len te kuptosh se vertete ashtu edhe paska ndodhe ne fen islame ne kohen e Prejgamberit .POR kur lexon autorin bindesh se nuk ka te beje asgje me realitetin aty perveq se imagjinates per te ber buj ne letersi.Si mundm un te pershkruj fen e tjetri pa e studju ate si ka mundesi... si mudn te di un per mjeksi psh.kur un nuk e kam mbaru mjeksin,un mund ti di disa gjera elementar , por jo ti hapi barku pacienti apo zemren.
Sikur feja islame te kishte dhune mbi femren un e para do e ndrroja fen .Para ardhjes se prejgamberit , femra eshte varros e gjall.mos te hedhim balt vetem pse nje psikopat shkon e je prish fetyren gruas me acid se feja islam nuk pranon dhune ase ne nje milingon e jo njeri ,feja mesohet nga Kurani .e jan rregullat deri te ajo e gurzimit per prostitutet ....por keshtu ndodhe se jemi njerz paragjykues gjith boten ... bota ju jep te drejta femrave te shesin trupin e tyre e dhe ku po jeton ajo femer lind pytja ? ne ket shoqeri !pra, perderisa ne e mbrojm ase ne nuk mund te jemi me te mira se ato
..
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Aman o Arfe ...po atij shkrimtarit te pakten ia kupton sensin ku e ka....por ti ke nga keta myslymanet qe kur i ben edhe pyetjen me elementare" kush eshte arsyeja e besimit tend", apo ti kerkosh ndonje shpjegim te asaj cfare ka lexuarne kuran.....une them ik e boje i rruge tirane - amsterdam -tirane , ate robin aty do e kesh akoma pa pergjigje....

Ajo ca une dua te them eshte se nuk paragjykoj askend...por te meta kemi se jemi njerez. nuk je ti me e zgjuar se ai shkrimtari,apo te kesh dije me shume apo ku di cfare....kto jane relative.
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Mendimi im personal ne lidhje me fene eshte qe eshte nje cmenduri totale, por duke qene se jetojme ne nje shoqeri moderne ku themi se mund te kuptohemi me njeri-tjetrin ne menyre qe te bashkjetojme te gjith ne ket planet, them qe feja duhet ndaluar nga te gjithe ne kur mundohet te futet ne te gjitha deget e shoqerise.
Po te ishin kshu gjerat gjithshka do shkonte shume me mire, sic shkojne ne Kanada psh. Kam pershtypjen se me kalimin e viteve ose shekujve, feja do disintegrohet komplet pasi ne kete moment ne histori feja eshte ne krize identiteti ngaqe shkenca ka ecur shume para. Imagjino ku do jete feja mba 200 vjetesh psh.
 
Po jo un nuk ja kuptoj sensin e nje shkrimtari kur e di se raliteti eshte krejt tjeter Monique.si thu tani , pse eshte shkrimatar ka bere shkoll me shum ka arrit kulimin mbase? dhe tani un duhet te pajtohem patjeter me imagjinaten etij ! ne po mundohemi te behemi me pape se papa ne ket rast. Un e di cili eshte realitet i fes time dhe nuk mund te pajtohem me servimin e dikujt se nuk i takon fes time.. se ai nuk e nejhe ne thelbe te verteten prandaj.. e thash me lart njerz perfekt nuk jan ase muslimanet... pse ai ka lexu kuran, nuk do thot se un duhet ti besoj me patjeter un i besoj por me par kur ta lexoj vete kuranin dhe ateher i shqyrtoj gjera ne jan te vertet apo se i thot ai se ka lexu kurane apo jo.e jo ky ka lexu kuran dhe tani duhet patjeter ti besojm , siq duhet patjeter ti besojm nje autori se ka bere ni libere per famen e vet me shum...
 
Titulli: Te drejtat e femres muslimane!

Mendimi im personal ne lidhje me fene eshte qe eshte nje cmenduri totale, por duke qene se jetojme ne nje shoqeri moderne ku themi se mund te kuptohemi me njeri-tjetrin ne menyre qe te bashkjetojme te gjith ne ket planet, them qe feja duhet ndaluar nga te gjithe ne kur mundohet te futet ne te gjitha deget e shoqerise.
Po te ishin kshu gjerat gjithshka do shkonte shume me mire, sic shkojne ne Kanada psh. Kam pershtypjen se me kalimin e viteve ose shekujve, feja do disintegrohet komplet pasi ne kete moment ne histori feja eshte ne krize identiteti ngaqe shkenca ka ecur shume para. Imagjino ku do jete feja mba 200 vjetesh psh.

Po mir ky eshte mendimi personal i nje ateisti .dhe siq ke te drejt ti te jetosh lirin tende ashtu edhe ata kan ate te drejte pa ja cenu njeri .
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top