Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Gruaja ne Islam:

Te drejtat dhe pergjegjesite e saj

Ne kohet e sotme njerezit mendojne se grate u bene te lira vetem ne Perendim dhe se lirimi i grave si levizje shoqerore filloi ne shekullin e 20. Ne te vertete kjo levizje per lirimin e gruas nuk eshte filluar nga grate, por u shpall nga Zoti permes te Derguarit te Tij - Muhammedit as - qe ne shekullin e 7-të.

Kur'ani dhe tradita e Profetit as (Hadithet dhe Suneti i tij) jane burime ne te cilat cdo grua muslimane gjen te drejtat dhe detyrat e saj.

I. Te Drejtat Njerezore

Katermbedhjete shekuj me pare Islami e beri gruan njelloj pergjegjese para Zotit ne madherimin dhe adhurimin per Te, duke mos vendosur asnje limit ne progresin e saj moral. Gjithashtu Islami vendosi barazine e gruas ne humanitetin e saj me burrat.

Ne Kur'an ne ajetin e pare te Sures En-Nisae (Kaptina e Grave), Allahu thote:

"O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju." (Kur'an, 4:1)

Duke qene se burrat dhe grate u krijuan nga e njejta esence, ata jane te barabarte ne humanitetin e tyre (si njerez). Pra, gruaja nuk mund te jete e keqe 'nga natyra' sic e tregojne disa besime. Ne menyre te ngjashme asnje gjini nuk mund te jete superiore sepse do te ishte nje kontradikte me barazine mes tyre.

II. Te Drejtat Civile

Ne Islam gruaja gezon te drejten baze te zgjedhjes dhe shprehjes, qe bazohet ne njohjen e personaltetit te saj individual. Se pari, ajo eshte e lire te zgjedhe fene e saj.

Ne Kur'an thuhet: "Në fe nuk ka dhunë. ثshtë sqaruar e vërteta nga e kota." (Kur'an, 2:256)

Grate inkurajohen ne Islam te kontribojne me opinionet dhe iderat e tyre. Ka shume te dhena nga tradita e Profetit as qe na tregojne per raste ne te cilat grate i kane drejtuar pyetje direkte Profetit dhe kane dhene opinionet e veta ne lidhje me fene, ekonomine dhe ceshtjet shoqerore.

Gruaja muslimane ka te drejte te vendose per bashkeshortin e saj. Po ashtu pas marteses ka te drejte te mbaje mbiemerin e saj. Deshmia e gruas eshte e vlefshme ne ceshtjet ligjore.

III. Te Drejtat Sociale

I Derguari i Allahut - Muhamedi as - ka thene: "Kerkimi i diturise eshte detyre per cdo Musliman (burre dhe grua)". Kjo perfshin dituri per Kur'anin dhe Hadithin si dhe dituri te tjera. Si burrat ashtu edhe grate kane kapacitet per te mesuar dhe kuptuar gjerat. Po ashtu meqenese grate e kane per detyre te perkrahin sjelljet e mira dhe te denojne ato te keqiat ne te gjithe fushat e jetes, gruaja Muslimane duhet te marre edukimin e pershtatshem per te kryer kete detyre ne perputhje me talentin dhe interesat e saj.

Mirembajtja e shtepise, mbeshtetja e burrit, si dhe rritja dhe mesimi i femijeve jane nder rolet me te rendesishme dhe me shperblim te madh tek Allahu xh.xh. Ne qofte se ajo ka mundesi mund te punoje jashte shtepise per te miren e komunitetit, persa kohe qe i realizon detyrat e saj ne familje.

Islami i njeh dhe kujdeset per dallimet natyrore mes burrit dhe gruas megjithe barazine e tyre. Disa lloj pune jane me te pershtatshme per burrat dhe te tjera pune jane me te pershtatshme per gruan. Kjo ne asnje menyre nuk e ben punen e njerit me te madhe apo me fitimprurese se te tjetrit. Allahu do te shperbleje te dy gjinite njelloj per vleren e puneve te tyre, edhe pse mund te mos jete i njejti aktivitet.

Persa i perket nenes, Profeti as. ka thene: "Xhenneti eshte nen kembet e nenes." Kjo nenkupton se suksesi i nje shoqerie mund te kerkohet tek nenat qe e rriten ate (shoqeri). Influenca e pare dhe me e madhe mbi nje person vjen nga ndjenja e sigurise, dashurise dhe mesimit qe merr nga nena. Prandaj nje grua qa ka femije duhet te jete e arsimuar dhe e ndergjegjshme per te qene nje prind i mire.

IV. Te Drejtat Politike

E drejta per te votuar i eshte dhene grave muslimane nga Zoti para 1400 vjetesh. Per cdo ceshtje publike, nje grua mund te ngreje mendimet/opinionet e saj, dhe te marre pjese ne politike. Ne nje rast ne Kur'an (60:12) Muhammedit as. i thuhet se kur grate besimtare te vijne tek ai dhe te japin betimin e tyre per Islamin, ai duhet ta pranoje ate. Kjo vendosi te drejten e grave per te zgjedhur udheheqesit e tyre dhe ta deklarojne kete ne publik. Dhe se fundi, Islami nuk e ndalon nje grua per te patur pozite te rendesishme ne qeverisje. Abdur-Rrahman Ibn Auf konsultoi shume gra para se te rekomandonte Osmanin (Ibn Afan) si Kalif.

V. Te Drejtat Ekonomike

Ne Kur'an thuhet: "Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën! Vërtet, veprimi juaj është i lloj-llojtë." (92:3-4)

Ne keto ajete, Allahu deklaron se Ai krijoi burrin dhe gruan qe te jene te ndryshem, me role, funksione dhe aftesi te vecanta/unike. Ashtu si ne shoqeri ka nje ndarje te puneve edhe ne familje vlen e njejta gje. Cdo anetar ka detyra te ndryshme. Ne pergjithesi Islami i jep gruas rolin perkujdeses, dhe burrit rolin e kujdestarit/mbrojtesit. Prandaj, gruas i eshte dhene e drejta e mbeshtetjes financiare tek burri. Ne Kur'an thuhet:

"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre." (4:34)

Pergjegjesia per kujdestari/mbrojtje dhe pergjegjesia financiare i eshte dhene burrit, cka kerkon qe burrat t'u sigurojne grave jo vetem mbeshtetje financiare por edhe mbrojtjen fizike, si dhe te sillen mire dhe me respekt ndaj tyre.

Gruaja muslimane ka te drejte te fitoje para, ka te drejte te kete pasuri/prona, te hyje ne kontrate ligjore dhe t'i menaxhoje gjithe pasurite e saj ashtu sic i pelqen asaj. Ajo mund te kete biznes te vetin, dhe askush nuk ka te drejte mbi te ardhurat e saj, perfshi ketu edhe burrin. Ne Kur'an thuhet:

"Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për çdo send." (4:32)

Nje grua mund te trashegoje edhe nga te afermit e saj. Ne Kur'an thuhet:

"Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)." (4:7)

VI. Te Drejtat e Gruas

Në Kur'an thuhet: "Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (30:21)

Prandaj martesa nuk eshte vetem nje nevoje fizike dhe emocionale, por ne te vertete nje shenje nga Zoti. Eshte nje maredhenie e te drejtave dhe detyrimeve te ndersjellta qe bazohet ne nje udhezim te shenjte. Zoti krijot burrat dhe grate qe te plotesojne njeri tjetrin, dhe ne Kur'an Allahu zbriti nje sistem ligjesh qe mbeshtesin bashkeveprimin harmonik mes dy gjinive.

"...ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato..." (Kur'an, 2:187)

Per te ushqyer dashurine dhe sigurine qe vjen me martesen, grate muslimane kane nje sere te drejtash. E drejta e pare e gruas eshte ndaj Mehrit, dhurata nga burri e cila eshte pjese e kontrates se marteses dhe kerkohet qe martesa te ligjerohet.

E drejta e dyte e gruas eshte mirembajtja. Edhe ne qofte se ajo mund te kete pasurine e vet, burri i saj e ka per detyre te siguroje ate me ushqim, shtepi dhe veshmbathje. Por ai nuk detyrohet ta beje kete pertej mudesive te tij dhe gruaja e tij nuk ka te drejte te kerkoje gjera qe nuk jane te arsyeshme.

"Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu, e Allahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë." (Kur'an, 65:7)

Allahu na tregon se burrat jane kujdestare/mbrojtes ndaj grave prandaj u eshte dhene udheheqja e families. Ai e ka per detyre te udhezoje familien e tij te jene te bindur ndaj Zotit.

Gruaja ka edhe te drejta te tjera pervec atyre materiale. Ajo ka te drejte qe te trajtohet mire nga burri i vet. Muhammedi a.s. ka thene: "Besimtari me i persosur eshte ai qe ka sjelljet me te mira. Dhe me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i mire me gruan e tij." Zoti krijoi palet dhe leshoi dashuri, meshire dhe qetesi mes tyre. Burrat dhe grate kane nevoje per njeri tjetrin, ndaj martesa ka qellim t'i plotesoje keto nevoja.

VII. Detyrat e Gruas

Me te drejtat vijne edhe detyrimet. Keshtu grate kane disa detyrime ndaj burrave te tyre.

"Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës."(Kur'an, 4:34)

Gruaja duhet te ruaje sekretet e burrit te saj dhe te mbroje jeten private martesore. Ceshtje qe jane private ose gabimet e burrit qe mund ta ç'nderojne ate nuk duhet te ndahen me te tjeret, ashtu sikunder burri pritet te mbroje nderin e se shoqes.

Gruaja po ashtu duhet te kujdeset per mbrojtjen e pasurise se burrit te saj. Ajo duhet te ruaje shtepine dhe pasurine e tij, me sa mundet qe te mos vidhet apo demtohet. Ajo duhet te menaxhoje punet e shtepise me kujdes, si dhe ajo nuk duhet te lejoje ne shtepi asnje njeri te cilin burri i saj nuk e pelqen apo te beje shpenzime per te cilat burri i saj nuk i aprovon. Gruaja muslimane duhet te bashkepunoje dhe koordinoje punet me burrin e vet.

Perfundim

Ne Kur'an thuhet:

"Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (33:36)

Gruas Muslimane iu dha nje rol si dhe detyra e te drejta 1400 vjet me pare, te cilat edhe sot shume gra ne bote nuk i gezojne. Keto dispozita jane vendosur nga Zoti dhe qellimi i tyre eshte te ruhet balanca e shoqerise.

Titulli: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

Ka të drejta gruaja në Islam ? bohhhhh................
 
Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

per Ju: Iron_Leon

Ske nevojë të bësh bohhhh, se këto drejta i gëzojmë sinqerisht ne jetë si besimtare muslimane...

Unë i praktikoj të drejtat e mia që All-llahu dhe i derguari i tij mi kanë dhënë.

EDHE JAM E LIRث Nث JETث...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

Shume interesante dhe e vlefshme per ata qe si dine
 
Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

Sbesoj se femra ne islam ka te drejte te plota me shume me duket e shtypur....
 
Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

gruaja ne Kuran quhet e barabarte me burrin ???? per te adhuruar dhe praktikuar fjalen e Allahut ...
po femra duhet t'i sherbeje burrit, duhet te jete e bindur, e mbuluar koke e kembe, s'ka te drejta mbi femijet ne rast divorci.
paragjykohet, po te mos jete e ndershme e vrasin, duhet te martohet me ke e detyrojne...
duhet te pranoje pa bere gek-mek martesen e burrit edhe me nja tre te tjera ...
se keto i ka privilegj vetem mashkulli ...
ku jane te drejtat e barabarta ketu????

une nuk jam kunder fese myslimane, apo Kuranit, sepse edhe vete jam besimtare, aq sa ma lejon llogjika...
por keto lustra per te mbuluar realitetin e hidhur qe jeton femra ne vendet myslimane nuk me pelqejne
 
Titulli: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

Mendoj se egzistojne shume tema, madje me te njejtin titull. Per mbarvatje te opinioneve dhe mendimeve do ishte mire te bashkangjitej tema, pasi qe kemi dhene mendimet me shume se dhjetra here mbi kete ceshtje. :syze:
 
Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

Nuk është e shtypur femra në Islam...

Mendoj dhe besoj që femrat muslimane janë shume tolerante dhe shumë të turpshme, pasi morali i lartë tek Muslimanët është në numer 1 -në vend të parë.

Disa njerëz mendojnë shumë negativ mbi Islamin dhe Muslimanët, por realiteti është se nuk është ashtu. Perderisa nuk i njihni mirë, mos folni ashtu!

ثshtë bukur e ditur se në çdo nacionalitet apo besim, ka njerëz edhe të mirë edhe jo të mirë...

Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL
me falni qe po qesh kur eshte me qajt per femrat ne duart te islamit

"Në fe nuk ka dhunë. ثshtë sqaruar e vërteta nga e kota."

really? domethen ato femra qe jan lapiduar ( gjuajtur me gura) neper sheshe ishin shtriga ? ato vajza te reja qe jan varrosur te gjalla nen dhe ishin monstra ?

"Gruaja muslimane ka te drejte te vendose per bashkeshortin e saj. "
Domethan ishin legjenda ato historit mbi femije qe martohen me burra/pleq te detyruar nga familja ? ishte legjend dhe ajo e femijes 10 vjece qe vdiq nga nje emoragji te brendshme sepse burri nuk priti qe te mbushte te pakten 18 vjece per te pasur raport seksual ?

ju te habitni perdit... nxirrni te reja perdit... thoni qe mbroni femren kur deri tani e keni fut nen dhe.
nese besoni ne allah ose ne zot mbajeni per vete... lutuni ne dhomen tuaj dhe mos i boni keq as mizes se sju a ka borxh njeri : KJO ESHTE FE
jo ajo qe praktikoni ju... duke ja nxi jeten femres...

ps: ju qe vrisni ato qe flasin kunder besimit tuaj keni ftyr te thoni qe islami eshte paqe ?
 
Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

gruaja ne Kuran quhet e barabarte me burrin ???? per te adhuruar dhe praktikuar fjalen e Allahut ...
po femra duhet t'i sherbeje burrit, duhet te jete e bindur, e mbuluar koke e kembe, s'ka te drejta mbi femijet ne rast divorci.
paragjykohet, po te mos jete e ndershme e vrasin, duhet te martohet me ke e detyrojne...
duhet te pranoje pa bere gek-mek martesen e burrit edhe me nja tre te tjera ...
se keto i ka privilegj vetem mashkulli ...
ku jane te drejtat e barabarta ketu????

une nuk jam kunder fese myslimane, apo Kuranit, sepse edhe vete jam besimtare, aq sa ma lejon llogjika...
por keto lustra per te mbuluar realitetin e hidhur qe jeton femra ne vendet myslimane nuk me pelqejne

- normal që duhet ti sherbej femra burrit, pasi ajo gjendet në shtepin e burrit dhe kjo është Nder për atë...

- jo, ska nevoj te jet e bindur ndaj burrit kur ai nuk e ka te drejt në një çështje

- jo në Islam ska të drejt Femra te jetë e mbuluar me dhunë. Ne Kuran thuhet: Ne Fe nuk ka dhunë....

- Femra në Islam ka drejt të kujdeset për fëmijët, por nuk ësht e obliguar për ata, pasi Islami e sheh ngarkesë per femrën, dhe fëmijët duhet të banojnë nën strehën e babait, pasi ata janë nga fara e babait (dhe nëna smund ti marr fëmijët tek vëllaznija apo diku tjetër, pasi edhe e nervojnë shumëher nuk e dëgjojnë, etj. etj.).

- JO sështë ashtu, Femra në Islam martohet me atë që ajo vet e dëshiron, por nuk don të thotë tash: FEMRA TI NDثRROJ FRAJERAT... KJO NDALOHET. Ka drejt deri 3-her të takohet me një mashkull me prezencën e dikujt nga familja.

- Jo nuk është ashtu siq thoni JU. All-llahu ne Kuran thotë: Juve u janë lejuar deri 4 -Gra, por më së miri është me 1. ...All-llahu e ka leju 4 -gra, ne rastet psh:

- kur burri ka ndjenja per me shume se 1 grua. Ne vend se ti ndërroj femrat rrugës, më mir në moralin e tij është të martojë dhe te sjell gruan ne shtëpi.
- kur gruaja e tij nuk ia plotëson kushtet: sbën fëmijë apo smund ti kryej detyrat e saja
- apo mund të jetë e sëmuar....dhe per të mos e lëshuar Gruan, që mos me lëndu, atëher Islami ia jep Drejtën, që ta martoj gruan tjetër.

Në Islam kërkohet MORAL dhe DREJTثSI me të madhe.

Nuk lejohet të shkohet sipas Traditës...
 
Titulli: Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

Dëgjo vajzë apo zonjë, ka me 100-ndra adithe edhe kundra thëni mbi të drejtat dhe obligimet e një muslimani , prandaj i hyn kot gjithë kësaj bisede , dikutimi është i mirë vetem atëherë kur është fryt-sjellës ,ndërsa kështu si po diskutojmë këtu , ''ti bën sikur na gënjen edhe në bëjmë sikur të dëgjojmë'' Një gabim elementar ti e ke bërë që tani ku akoma je me 2 postime mbi këtë temë .''Jo nuk është ashtu siq thoni JU. All-llahu ne Kuran thotë: Juve u janë lejuar deri 4 -Gra, por më së miri është me 1. ...All-llahu e ka leju 4 -gra, ne rastet psh:

- kur burri ka ndjenja per me shume se 1 grua. ''
Dmth kjo është barazia e pretenduar ? Një burrë mund të ketë ndjenja për më shumë se një femër , ndërsa një femër nuk mund të ketë më shumë ndjenja për më shumë se një burrë ? Poligamia ka dalë jashtë mode goxha kohë para , por nuk fsheh që edhe unë si mashkull ateist nuk do më bënin keq këto ligjet e Islamit , madje kur shoh që ka femra të bindura plot mbi obligimet fetare mendoj që do të bëhem një musliman i mirë. Ku ka më bukur se sa të kesh sa gra të të mbajë xhepi dhe për këtë të quhesh edhe i moralshëm ,madje nganjëherë edhe ''i pari i fshatit''
 
Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

e keni mbushur forumin me tema te tilla

Jemi te lodhur nga llafet
NA SILLNI FAKTE !
 
Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL
me falni qe po qesh kur eshte me qajt per femrat ne duart te islamit

"Në fe nuk ka dhunë. ثshtë sqaruar e vërteta nga e kota."

really? domethen ato femra qe jan lapiduar ( gjuajtur me gura) neper sheshe ishin shtriga ? ato vajza te reja qe jan varrosur te gjalla nen dhe ishin monstra ?

"Gruaja muslimane ka te drejte te vendose per bashkeshortin e saj. "
Domethan ishin legjenda ato historit mbi femije qe martohen me burra/pleq te detyruar nga familja ? ishte legjend dhe ajo e femijes 10 vjece qe vdiq nga nje emoragji te brendshme sepse burri nuk priti qe te mbushte te pakten 18 vjece per te pasur raport seksual ?

ju te habitni perdit... nxirrni te reja perdit... thoni qe mbroni femren kur deri tani e keni fut nen dhe.
nese besoni ne allah ose ne zot mbajeni per vete... lutuni ne dhomen tuaj dhe mos i boni keq as mizes se sju a ka borxh njeri : KJO ESHTE FE
jo ajo qe praktikoni ju... duke ja nxi jeten femres...

ps: ju qe vrisni ato qe flasin kunder besimit tuaj keni ftyr te thoni qe islami eshte paqe ?

Gurëzimi në Islam nuk ka mbetur per mi mbytyr njerëzit, por per me tregu se Kurvëria është një punë e shëmtuar, një punë e flliqur pa kufi dhe ska nder, edhe shërimi i Aids-it është shumë i komplikuar.
Varrimi i femrave të posalindura, ka qenë në kohen para Islamit, dhe per këtë pasi ata kane qenë me të humburit në ato Kohëra, All-llahu ua dergoi Pejgamberin që tu thotë: Ndalni, dhe mos i varrosni vajzat e posalindura, sepse ato janë Bereqet.

Islami e pëlqen Martesën që ska shumë disatancë mes burrit dhe gruas, kurse Martesa me të vjetërit bëhet veq nëse dikush e dëshiron këtë - nëse vet e ka gjet at burr, perndryshe -nëse obligohet dikush nga familja te martojë të vjetrin, kjo meriton dhe merr Denim të madh në Islam dhe gjykohet plotësisht nga All-llahu dhe i Derguari ynë Muhammedi a.s. i papëlqyeshëm. DMTH martesa me të vjetrit bëhet në raste të rralla edhe të domosdoshme, jo në raste të dëshirës apo pelqimit.

ALL-LLAHU dhe i DERGUARI i tij na porosisin që të sillemi mir me të gjithë Njerëzit, pa marr parasysh çfarë besimi kanë. Me përjashtim të atyre që sillen keq, e kemi detyrë ta mbrojmë vetveten aq sa mundim.

Në Islam lypet Nder, Mirësi dhe Drejtësi. Nuk e obligojmë askend në Fe.

Pe: Titulli: Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

Dëgjo vajzë apo zonjë, ka me 100-ndra adithe edhe kundra thëni mbi të drejtat dhe obligimet e një muslimani , prandaj i hyn kot gjithë kësaj bisede , dikutimi është i mirë vetem atëherë kur është fryt-sjellës ,ndërsa kështu si po diskutojmë këtu , ''ti bën sikur na gënjen edhe në bëjmë sikur të dëgjojmë'' Një gabim elementar ti e ke bërë që tani ku akoma je me 2 postime mbi këtë temë .''Jo nuk është ashtu siq thoni JU. All-llahu ne Kuran thotë: Juve u janë lejuar deri 4 -Gra, por më së miri është me 1. ...All-llahu e ka leju 4 -gra, ne rastet psh:

- kur burri ka ndjenja per me shume se 1 grua. ''
Dmth kjo është barazia e pretenduar ? Një burrë mund të ketë ndjenja për më shumë se një femër , ndërsa një femër nuk mund të ketë më shumë ndjenja për më shumë se një burrë ? Poligamia ka dalë jashtë mode goxha kohë para , por nuk fsheh që edhe unë si mashkull ateist nuk do më bënin keq këto ligjet e Islamit , madje kur shoh që ka femra të bindura plot mbi obligimet fetare mendoj që do të bëhem një musliman i mirë. Ku ka më bukur se sa të kesh sa gra të të mbajë xhepi dhe për këtë të quhesh edhe i moralshëm ,madje nganjëherë edhe ''i pari i fshatit''

nëse sipas juve: femra bën të ket më shumë se një burr, atëher i kujt është Fëmija ??? Duhet ta bëni Testin: KUJT i TAKON KY FثMIJث?

Kjo është PANDER veq të mendoj, e lerë më të...

Jam e lumtur shumë, që jam besimtare e kësaj Feje.

Redaktimi i fundit:
Pe: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

Jetesa femer je besoj?
 
Titulli: Te drejtat dhe Pergjegjësite e Femrës në Islam

Islami i dha te drejtat gruas qysh ne shekullin e 7-te, kur u shpall Kur'ani Famelarte para 14 shekujve. Kush deshiron ta kuptoje kete me mire, le t'i hedhe nje shiqim vetem menyres se si ndahet trashegimia ne Islam, gje qe para Islamit gruaja s'ka pasur te drejte trashegimie fare hic.
Zoti nga krijoi prej nje veteje (njeriu), pastaj krijoi palen (shoqen) e saj, e prej ketyre u shtua njerezimi. Burri dhe gruaja ne Islam jane te barabarte edhe ne humanitetin e tyre. Asnje gjini nuk mund te jete superiore, sepse do t'ishte kontradikte me barazine mes tyre. Gruaja gezon te drejten baze te zgjedhjes dhe shprehjes, qe bazohet ne njohjen e personalitetit te saj individual. Ajo eshte e lire te zgjedhe besimin e saj.
Grate inkurajohen ne Islam te kontribojne me opinionet & idete e tyre. Ka shume te dhena nga tradita e Profetit Muhammed a.s., qe na tregojne per raste ne te cilat grate i kane drejtuar pyetje direkte Muhammedit a.s. dhe kane dhene opinionet e tyre ne lidhje me fene, ekonomine dhe ceshtjet shoqerore.
Gruaja ne Islam ka te drejte te vendose per bashkeshortine saj. Poashtu pas marteses ka te drejte te mbaje mbiemrin e saj. Deshmia e gruas eshte e vlefshme edhe ne ceshtjet ligjore. Keshtu eshte ne Islam. Une nuk e di cfare keni lexuar, cfare keni ndegjuar, apo si keni deshire te jete "pozita e gruas" ne Islam. Ky eshte tjeter muhabet, te kuptohemi =)
Gruaja ne Islam ka te drejte edhe te shkollohet. Pasiqe kerkimi i diturise eshte obligim per burrin dhe gruan, ka thene Profeti Muhammed a.s. ne nje rast. Si burrat ashtue dhe grate, kane kapacitet per te mesuar dhe kuptuar gjerat.
Islami i njeh dhe kujdeset per dallimet natyre qe jane ne mes burrit dhe gruas, megjithe barazine e tyre. Ca pune jane me te pershtatshme per burra, ca tjera per gra. Burrat jane me te fuqishem se grate ne ca aspekte, por edhe anasjelltas. Nqfs burri eshte me i fuqishem fizikisht, shkon ne lufte, punon ne ndertimtari, eshte me agresiv, ngrit zerin etj etj...gruaja ka cilesite e saja dhe eshte me e fuqishem se burri kur eshte fjala per dhimbjet gjate lindjes se bebes, te cilen mashkulli kurre nuk do ta kishte pasur mundesine ta duroje ate dhimbje. Pastaj grate jane me te qeta, me te durueshme se sa burrat kur eshte fjala ne edukimin e femijeve. Nqfs femiu qan naten, babai nuk ka aq nerva sa nena qe ta marre dhe ta qetesoje femiun. Ketu gruaja eshte me e forte, me e durueshme. Eshte ajo qe i ofron prehje shpirterore burrit, e qeteson, i ofron dashuri dhe e zbute ate, pasiqe burri eshte mos t'them luan. Kjo nuk do t'thote se burrat jane me superior se grate.

"Parajsa eshte nen kembet e nenes " (Muhammedi a.s.)

Suksesi i nje shoqerie, kerkohet tek nenat qe e rrisin ate shoqeri. Influenca e pare dhe me e madhe mbi nje person, vjen nga ndjenja e sigurise dhe mesimit qe merr nga nena. Prandaj nje grua qe ka femije, duhet t'jete e edukuar dhe e ndergjegjshme, per te qene nje prind i mire.

E drejta per t'votuar i eshte dhene gruas ne Islam para 14 shekujve. Tjeter muhabet eshte se cfare keni lexuar ju. Pas vdekjes se Muhammedit a.s., grate kane qene pjesemarrese ne zgjedhjen e udheheqesit te shtetit Islam. Perderisa ne Angli, deri ne vitin 1600-1700, grate nuk jane konsideruar fare si banore te Anglise.

Islami nuk ndalon grate per t'pasur pozite te rendesishme ne qeverisje te shtetit. Ishte Abdurrahman Ibn Auf (shok i Muhammedit a.s. ), ai i cili konsultoj shume gra para se te rekomandonte Othman ibn Aufan si Kalif te muslimaneve.

Zoti krijoi su burrin ashtu edhe gruan ne ate menyre qe te jene te ndryshem, si me rrole, funksione, dhe aftesi te vecanta/unike. Ashtu si ne shoqeri qe ka ndarje te puneve, edhe ne familje vlen e njejta gje.
Cdo anetar ka detyra te ndryshme. Ne pergjithesi, Islami i ka dhene gruas rrolin e perkujdesjes, ndersa burrit ate te kujdestarit/mbrojtesit. Prandaj, gruas i eshte dhene e drejta e mbeshtetjes financiare tek burri.
Pergjegjesia per kujdestari/mbrojtje dhe pergjegjesia financiare i eshte dhene burrit, cka kerkon qe burrat t'u sigurojne grave, jo vetem mbeshtetje financiare por edhe mbrojtjen fizike, si dhe te sillen mire dhe me respekt ndaj tyre.

Gruaja ne Islam ka te drejte te fitoje para, ka te drejte te posedoje pasuri/prona, te hyje ne kontrate ligjore dhe t'i menaxhoje gjithe pasurite e saja ashtu sic i pelqen asaj. Ajo mund te kete biznes te vetin, dhe askush nuk ka te drejte mbi te ardhurat e saja, duke perfshire ketu edhe burrin e saj. Ajo mund te trashgoje edhe nga te afermit e saj. Ne lidhje me kete, ne Kur'an thuhet:

Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti). (4: 7)

Zoti krijoi burrat dhe grate qe te plotesojne njeri tjetrin. Sic jane burrat prehje per grate, edhe ato jane prehje per burrat.

Keto jane faktet, kjo eshte e verteta, qe eshte keqkuptuar sigurisht edhe nga nje pjese e anetareve te ketij forumi. Islami deshiron qe t'ua jape te drejtat secilit qe i takon konform natyrshmerise se tij. Duhet kerkuar pra drejtesia, jo barazia. Njerezit i perziejne keto 2 terme. Mendojne se drejtesia eshte te jesh i barabarte. Kur je i drejt, atehere je edhe i barabarte. Mirepo jo cdohere kur t'jesh i barabarte, je edhe i drejt. Burri dhe gruaja kane natyrshmeri te ndryshme. Aq te medha jane dallimet ne mes te burrit dhe gruas, saqe mund t'i shkoje mendja dikujt e t'thote se mos valle...burri eshte nga nje planet tjeter, e gruaja nga nje planet tjeter, e jane takuar ne toke ? Pra, aq jane te medha dallimet nga ana e brendshme e tyre, saqe t'japin te kuptojne se nuk jane nga e njejta toke.

Islami duke u kujdesur per natyrshmerine e dy gjinive, duke i pasur te gjitha rrethanat parasysh, ua jap te drejtat e nevojshme. Bile, Islami e favorizon gruan pertej asaj qe tjeret mendojne. Shumica nuk e njohin Islamin. Nqfs gruaja ka pasuri, ajo eshte e saja. Burri psh nuk ka pune, s'ka me cfare ta ushqeje familjen. Ne ekte rast, burri nuk ka te drejte t'ja marre pasurine gruas, e t'bleje buke. Vetem nese ajo e lejon kete vete personalisht. Eshte nqfs gruaja i ka 1 milion euro, nuk ben mekat nqfs nuk ia jap as nje cent burrit. Ngase e drejta e perkujdesjes ndaj familjes, i takon burrit. Ne kete rast, Islami ka qene i drejte me gruan. E nuk do t'thote se s'ka qene i barabarte ne pune, s'ka qene i drejte. Drejtesia dhe barazia nuk jane te perputhshme gjithmone.

Pastaj, historia e te folurit per te drejtat e gruas ne Perendim, eshte shume shume e vonshme. Teper vone kane filluar t'flasin per te drejat e gruas. Nuk eshte krijuar gruaja qe 100 vite. Shume e shume shekuj, jo-muslimnanet kane diskutuar per gruan se a eshte akoma "NJERI" apo cfare eshte ? A eshte djall apo s'eshte? Edhe sot e kesaj dite, nuk e kane thene akoma fjalen e fundit rreth gruas. Ne momentin qe mendojne se kane ardhur ne kulmin e nxjerrjes te gruas nga erresira ne drite, si ta emancipojne etj etj...Ne shohim sot se gruaja asnjehere nuk ka qene me e nencmuar se sot. (flas per perendimoret qe flasin per te drejtat e gruas).
Sot, gruaja eshte malli me i lire. Cfaredo lloj produkti qe deshiron ta reklamosh sot, nuk ke mundesi ta reklamosh, po s'pate vajze te bukur. Me fjale tjera, eshte malli me i lire, qe nepermjet saj deshiron t'fitosh. Madje edhe ne dyqane, cdo dyqan, kudo qe deshirojne t'promovojne mall te mire, zgjedhin vajza te bukura, ua imponojne veshjen provokative, qe nepermjet bukurise, e jo kualitetit te mallit, t'i therrasin myshterinjet.
Pra eshte vegel shume e lire. Ne kohen kur mendohet se eshte kulmi i te drejtave dhe i barazise se burrit dhe gruas.

Per fund, nuk duhet rene pre dhe viktime e akuzave te ndryshme, se Islami e mbyll gruan e te ngjajshme. Kur'anin e kemi prane, ne jemi te hapur gjithmone. Te debatojme...! Te shiqojme se kush i ka dhene gruas te drejta, e kush e ka nenqmuar. Nuk hezitojme asnjehere, i sfidojme te gjithe per debate te hapura ne kete drejtim. Ta shohim se kush po prodhon grua me produktive, Islami apo te tjeret.

Paqe =)
 
Back
Top